Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - ÇAKORI ISHTE KUFIRI MES MALIT TË ZI DHE KOSOVES

Shko poshtë

AGIM GASHI - ÇAKORI ISHTE KUFIRI MES MALIT TË ZI DHE KOSOVES Empty AGIM GASHI - ÇAKORI ISHTE KUFIRI MES MALIT TË ZI DHE KOSOVES

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 29, 2015 1:51 pm

AGIM GASHI - ÇAKORI ISHTE KUFIRI MES MALIT TË ZI DHE KOSOVES 12087300_10153204375644077_7427454704731429965_o

AGIM GASHI

ÇAKORI ISHTE KUFIRI MES MALIT TË ZI DHE KOSOVES

Mbaj mend shumë mbasdarka fëmijërore, kur gjyshi na tubonte dhe na tregonte prralla, legjenda por edhe inserte nga historia kombëtare. Shpesh fliste edhe gjëra që ne si kuptonim atëherë, dhe thoshte: „Do të ju bien ndërmend kur të rriteni“!
Njëherë na e bëri një pyetje:
-A e dini pse malazezët e kanë qafen e gatë?
Ne ngrehnim krahët dhe sdinim as kush janë malazezet e as pse atyre i është rritë qafa aq e gjatë. Ne prisnim me padurim të na tregonte. Na shiqoi të gjithëve dhe na tha:
-Se malazezet e kanë token ma shumë me guri. Nga lakmia se si në Kosovë rriten gjanat e bujqsisë, dilnin në Çakor, atje ashtë kufini, dhe zgjatin kryet me pa se sa u rritë kollomoqi te na. Ne qeshnim pa e kuptu edhe mirë se çka thoshte, por ai knaqej që iu dukte se përmbushi një detyrë të madhe.
Sot, pas shumë vitesh dhe kur gjyshi im nuk rron më, u ngjall prap problemi i kufirit me Malin e Zi. Po të ishte gjallë, gjyshi im do të thoshte:
-A edhe Çakorin na e shiten a?
Në ato kohra më shumë kishin njohuri barinjët, se sa sot akademiket shqiptar!



29.11.15
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi