Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Shaqiri:Ku je Isa Mustafa? A mos vallë Albini ishte vet SHIK-u dhe vrau njerëzit e LDK-së?

Shko poshtë

Nehat Shaqiri:Ku je Isa Mustafa? A mos vallë Albini ishte vet SHIK-u dhe vrau njerëzit e LDK-së? Empty Nehat Shaqiri:Ku je Isa Mustafa? A mos vallë Albini ishte vet SHIK-u dhe vrau njerëzit e LDK-së?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 29, 2015 2:28 pm

Nehat Shaqiri:Ku je Isa Mustafa? A mos vallë Albini ishte vet SHIK-u dhe vrau njerëzit e LDK-së?



Nehat Shaqiri:Ku je Isa Mustafa? A mos vallë Albini ishte vet SHIK-u dhe vrau njerëzit e LDK-së? Nehat-Shaqiri

Po shohë statuse e debate të ashpra këto ditë, duke kritikuar pozitën, por edhe opozitën. Natyrisht kritikat janë të mira, por kur po shoh kritika të pabaza, të pavërteta, kritika që dikur janë thënë vetëm për PDK-në, për Thaçin, Sami Lushtaku, Kadri Veseli dhe SHIK-un.
Mos të harrojmë se nga të gjitha partitë politike është kritikuar PDK-ja dhe SHIK-u, janë quajtur kriminel, madje këtë e kanë thënë gati më së shumti LDK-ja sa ishte opozitë, e kanë thënë edhe partitë tjera e tash vetëm Lëvizja Vetëvendosje i thotë prapë, pra si gjithëherë kjo nuk ka ndalur së foluri për kriminelët, dhe besoj që e kanë me vend, i pëlqeu dikujt ose jo.
Më këtë dua të them se, LDK-ja e Ibrahim Rugovës, nuk është LDK-ja e Isa Mustafës, nuk është vizioni i Rugovës ky, madje shumë keq po bëjnë që po thirren në LDK-në e Ibrahim Rugovës, kjo i bie sikurse Nisma e Fatmir Limës dhe e Jakup Krasniqit të thirrën në PDK-në e Hashim Thaçit. Pra, është skandaloze një thirrje e tillë.
A është kjo LDK-ja e sodit, LDK-ja e Ibrahim Rugovës, natyrisht se jo, sepse njerëzit e Ibrahim Rugovës u vranë, u persekutuan, u tradhëtuan, u zhdukën, u maltretuan, ka pas atentate edhe ndaj Presidentit Rugova që kurrë nuk u zbuluan, ashtu si nuk u zbuluan vrasësit e Ahmet Krasniqit, Azem Hjdarit, Sali Çekut, Tahir Zemës, Xhemajl Mustafës e dhjetëra vrasje të tjera.
Pse kjo LDK-ja e sotshme nuk kërkon një gjë të tillë tani kur vet është në pozitë? Pse kjo LDK-ja e tanishme me në krye kryeministrin Isa Mustafa nuk kërkuan kurrë zbardhjen e këtyre vrasjeve? Mos të harrojmë se kanë kërkuar vetëm kur ishin opozitë.
A është kjo LDK-ja që dikur nuk ka lanë asgjë pa thanë për Kadri Veselin, për SHIK-un dhe për shumë kë të Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa sot i mbron si syt e ballit?
Pse more ky turp nga LDK-ja? Si kanë mundësi të thirrën në frymën Rugoviane, kur ajo është tjetër sikur nata me ditë dallon me këtë LDK-në e sodit.
Vërtetë është për keqardhje kur deri në ditën e bashkimit me PDK-në, këta të fundit ishin kriminelë, ndërsa sot u bënë të pafajshëm?
A është kjo tradhti ndaj rugovistave të vërtet? A është kjo tradhti ndaj votuesve të LDK-së, ndaj opinionit, ndaj familjeve të atyre që u vranë e sot e gjashtëmbdhjet vite nuk e dinë se kush i vrajti më të dashurit e tyre? A është kjo LDK-ja se gjithmonë ka premtuar zbardhjen e këtyre vrasjeve, e sot kanë harruar premtimet e tyre, bile as që duan që të dihen se kush ishin dorasit e atyre viktimave?
A është kjo LDK-ja se ndoshta dikush nga ta nuk dëshiron që të bëhet zbardhja e vrasësve të pashpirt të trimave të lirisë dhe të kombit shqiptar? A mos ndoshta falë atyre vrasjeve sot dikush nga ta ka mbërri të futet në politik të bëhet ministër, ndoshta edhe kryeministër i vendit?
A është ky Isa Mustafa që e ka luftuar Ibrahim Rugovën, së bashku me Bujar Bukoshin, ndërsa sot e zuri vendin e tij?
A mos vallë po harroni se populli i dinë këto gjëra edhe pse nuk folë?
Mosni ju lutem, se pesha e atyre viktimave do jua zë frymën edhe juve, së bashku më kriminelët gjakprishur që për para morrën jetën e njerëzve më të ndritur që kishte Kosova?!
Turpi deri sot nuk e ka mbytur askënd, prap nuk do ta mbys, por do jetoni me njollën për vrasjën e lirisë, për vrasjen e shqptarisë, për vrasjen e kombit shqiptar!
Mallkuar qoftë vrasësi me gjithë ata që e mbështetën, dhe po e mbështetin edhe ditën e sotme!!!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi