Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - MOJ KOSOVË E MJERA TI

Shko poshtë

AGIM GASHI -  MOJ KOSOVË E MJERA TI Empty AGIM GASHI - MOJ KOSOVË E MJERA TI

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 02, 2015 10:39 pm

AGIM GASHI

MOJ KOSOVË E MJERA TI



AGIM GASHI -  MOJ KOSOVË E MJERA TI Jm-nikab-BM-Bayern-GAZA-CITY

Moj Kosovë moj e mjera ti
Çka je veshë ashtu me t´zi
Pse kaq lesh lshon kjo rini
Tru e zemer ju ka perzi
Ta kan çartë ty bukurinë
Shkul me rrajë kombtarinë

Gjashtmbdhet vjet që erdh liria
Jemi lodhë tu ndertu xhamia
Ja kanë lshue minaret qiellit
Me e vra Zotin e diellin
Plot minare toka Arbnisë
Si raketat e Rusisë

Gjashtëmbdhet vjet t´u rrejt rininë
Hoxhollar me mjekrra t´korbit
T`u ja ndjell atdheut mordin
Po qojnë djem n´Siri e Sham
Mish për topa t´gjithë i banë 
Hije t´zezë në atdhe lanë

Ku ashtë shteti e Qeveria
Ku ashtë rendi e policia
Sa pare moren si u pagunë
Gjak e vorre që i tradhtunë
Qeveri me mendje t´pistë
Mbush atdheu terroristë

Ju tradhtar që shitë atdheun
Shitë traditen e Skënderbeun
Hangret lira e dinar
Politikanë e hoxhollarë
Terroristi ka nji emen
Ai ska shpirt e nuk ka zemer

Vajtojnë shkolla e internate
Për shqiptar ma nuk ka fate
N´shpija t´kultures muxhahedin
Delë njani e tjetri hin
Se ç´po dridhet vendi nga „mrazi“
N`fakultete falet namazi

Ato vasha t´bukra shqiptare
Dikur hyjnore e bujare
Qiten perçet mbulohen n´tzi
Po i çmendin të vegjlit fmijë
Shiten zemren edhe nderin
Po i sjellin atdheut terrin

Hoxhollaret disa kombtarë
Nuk guxojnë me folë noj fjalë
As n´mejtepe as n`xhamia
Se aty ka hy mafia
Luhen lojnat e tradhtisë
Për kob të zi të nanë Arbnisë.

Sot xhihadi në trojet tona
I ban planet me prish Arbninë
Ske more vlla ku të ankohesh
E kan ble dhe policinë
Nëse sot ke hall të zi
Policinë e gjen n´xhami

Sot myftit nuk i zen dera
Pashallar tanë milionera
E harrun atdheun e mjerë
Ia bajnë turkut „çok gizel“
T´u e shitë rininë e shkretë
Denoi o Zot si di Ti vetë

E ka kap tradhti atdheun
Fjalë të kçija për Skënderbeun
Politikan e mafi fetare
Shiten shpirtin për pak pare
Njerz të Zotit e për këtë dhe 
Nuk i lanë t`veprojnë n´atdhe

O ndëgjoni Ju shqiptar
Ju njerz t´kombit e atdhetarë
Mblidni forca për nanë Arbni
Se në vend ma skem liri
Ta shpëtojmë me nder atdheun
Për nder t`Pirros e Skënderbeut

Ju rini zemer bujare
Rini e paster e sshqiptare
„Leni kisha e xhamia
Fe e shqiptarit ashtë shqiptaria“
Kështu nga qielli ndihet zani
Për atdhe Vaso Pashë Shkodrani

Katoliu e muslimani
Për Hoxhë Mulla Idriz Gjilanin
Janë shqiptar t`gjithë të nji gjaku
Për atdhe na thrret bajraku
Atë flamur n´zemra e kena
Ashtë shqiponja me dy krena

02.12.15
Düren

AGIM GASHI -  MOJ KOSOVË E MJERA TI Auto_xhamia1420362864
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi