Intervistë me aktorin dhe piktorin Sylejman Lokaj
Faqja 1 e 1

Skena e magjeps, piktura e pushon
Sylejman Lokaj dhe dy përvjetorët e tij: 75-vjetori i datëlindjes dhe 60- vjetori i tij në skenën e teatrit, ku la gjurmë në rreth 100 realizimet teatrore e filmike, duke skalitur më se 40 role të ndryshme 14 Shtator, 2008
Sylejman Lokaj në moshë fare të re u mishërua me artin skenik, të cilit nuk iu nda për 60 vjet me radhë, duke dhënë kontributin e tij në skenën teatrore amatore e profesioniste dhe në kinematografi. Si pedagog i arit figurativ, punoi në disa shkolla dhe ekspozoi në disa ekspozita personale dhe kolektive.
“Kosova Sot”: Sivjet keni mbushur 75 vjet jetë dhe 60 vjet veprimtari prej aktori. Ju u kualifikuat për mësimdhënës të artit figurativ, ndërsa veprimtaria juaj u përqendrua në artin e skenës, si dhe pse ndodhi kjo?
Sylejman Lokaj: Pikturimi më cyti që nga fëmijëria e hershme, dhunti nga Zoti. Por zhvillimi i talentit tim, në këtë lëmi, vazhdoi pas mbarimit të shkollës së artit figurativ. Ndërkaq, veprimtaria ime publike prej aktori në skenë zë fill qysh në vitin 1948, atëherë kur në Prizren vepronte Teatri Krahinor i Kosovës. Kjo veprimtari ishte risi për kohën, por bëhej me vullnet të pashembullt. Falë angazhimit të disa arsimtarëve që nuk përtonin fare, me entuziazëm të pashoq përgatisnim pjesët teatrore si ”Besa” të Sami Frashërit, ”Vëllazëri e interes” të Krsto Floqit, ”Bashkëkohorët” të Muharrem Qenës, etj. Atëbotë kjo nuk ishte punë e lehtë. Nuk kishte salla ku mund të shfaqeshin dramat, por në mungesë të tyre shfrytëzoheshin kooperativat bujqësore. Lokali ku jepnim shfaqje ndriçohej me llamba vajguri ose me qirinj. Për makijazh përdornim ngjyra të thjeshta. Çështje më vete ishin rolet e femrave në shfaqje, të cilat lypsej të interpretoheshin nga meshkujt, pasi që ishte e paimagjinueshme që femrat tona të merrnin pjesë në këto aktivitete kulturore.
Por, derisa unë punoja në shkollë, aktivitetin tim prej aktori e bëja në Isniq, Deçan e gjetiu. Atëbotë Deçani kishte Shoqërinë kulturo-artistike ”Mustafa Bakija”, ku ishin të angazhuar më se 160 veta në shumë aktivitete të ndryshme.
Në vitin shkollor 1963-64 vajta në Istog, meqë atje ishin tri salla, ku zhvillonin aktivitete të lira nxënësit e vitit I dhe II të Shkollës Normale, në mesin e të cilëve ishte edhe Ibrahim Rugova, kryetar i grupit letrar ”De Rada” me një plejadë të rinjsh letrarë, të cilët tashmë lanë gjurmë të pashlyeshme. Në Istog punova vetëm një vit ngase një ditë, derisa isha në Bibliotekën e qytetit, teksa po shfletoja gazetën ”Flaka e vëllazërimit” venerova një konkurs të Teatrit të Kombësive të Shkupit, ku kërkoheshin aktorë të rinj. Ishte hera e parë në jetën time që po shkoja në Shkup, por kisha dëshirë që t’i provoja aftësitë dhe shkathtësitë e mia në skenën profesionale. Në atë konkurs kishin konkurruar hiç më pak se 30 veta (nga Kosova vetëm dy apo tre). Isha, thuajse, fare i papërgatitur. Por, kur lexova një fragment nga drama ”Besa” e Sami Frashërit, një vjershë nga Fahredin Gunga dhe një improvizim, m’u bë se arrita t’i shfaqja aftësitë e shkathtësitë e mia për një aktor të ardhshëm. Dhe, vërtet në atë konkurs u pranuam unë dhe Osman Gashi, tashmë i ndjerë.
Kështu unë edhe më shumë u mishërova me artin skenik dhe sikur e ”tradhtova” artin figurativ, ndonëse të dytë për mua ishin si mishi e thoi.
Arti skenik më mori me vete, por arti figurativ më qetëson
“Kosova Sot”: Ku jeni treguar më i suksesshëm, në artin figurativ, ku u shkolluat, apo në artin skenik, ku morët përvojë nga të tjerët?
Sylejman Lokaj: Me plot bindje them se më i suksesshëm dola me artin skenik sesa me artin figurativ, për të cilin bëra shkollim institucional. Andaj, teatri dhe filmi më morën me vete më shumë dhe më gjatë, por arti figurativ më qetëson, është më i prajshëm dhe i rikthehem vazhdimisht me krijimet e mia në akuarel e grafikë. Në këtë fushëveprim kam bërë sa e sa ekspozita kolektive dhe personale, që nga viti 1958 e këtej, ku dashamirët e këtij arti kanë pasur mundësi t’i shikojnë ekspozitat e mia në Shkup, Gjakovë, Prishtinë, Ulqin, Beograd, etj.
“Kosova Sot”: Përvoja e krijuar në Teatrin e Shkupit ishte më shumë se mbarimi i një studioje të akademisë për aktrim, apo jo?
Sylejman Lokaj: Teatri i Shkupit më pati befasuar edhe me dy të mira të tjera: më pati ofruar banesë dhe punësim për bashkëshorten time (Shqipen) në cilësinë e pëshpëritëses, ku punuam së bashku plot 12 vjet. Roli i parë imi në TKK të Shkupit ishte ai i Lukë Kapetanit (jo siç thuhet a shkruhet Lukë Kapedanit) në dramën ”Nita” të Josip V. Reles, për të cilin rol shkroi kritiku i teatrit Vehap Shita. Më vonë, në vazhdimësi për 12 vjet veprimtarie në TKK të Shkupit, interpretova edhe në sa e sa drama të tjera, nga rolet kryesore deri tek ato episodike, kryesisht në komedi. Në Shkup pata fatin që të bashkëpunoj me më se 40 regjisorë, nga të cilët kam mësuar shumëçka për dramaturgjinë në përgjithësi. Në teatër mësova më shumë sesa në një studio të akademisë së aktrimit.
Në Shkup m’u ofrua mundësia që herë pas here të luaja role episodike edhe në disa filma. Kështu hyra edhe në botën e filmit.
“Kosova Sot”: Ju keni luajtur edhe në disa filma të “Kosovafilmit”?
Sylejman Lokaj: Më vonë kam luajtur edhe në disa filma të “Kosovafilmit”, si në filmin dhe serinë “Era e Lisi”, “Kur pranvera vonohet”, “Proka”, “Njeriu prej dheut”, “Të ngujuarit”, “Lepuri me pesë këmbë”, “Karnavalet e Korçës”, “Lami dhe Lita”, “Martesa”, “Mikroborgjezët” dhe “Shfaqja e fundit” më 1999 derisa dola në pension zyrtarisht, por që ende veproj edhe sot e kësaj dite, si në teatër, ashtu edhe në film.
Mbi të gjitha, ishte vullneti që jepte rezultate
“Kosova Sot”: Ju cilësonin pedagog të mirë të arit figurativ kur punonit në shkollë, por edhe pedagog të mirë kur punonit me grupe amatore të teatrit
Sylejman Lokaj: Në kuadër të angazhimit tim në veprimtarinë skenike, pos interpretimit, kam bërë edhe regji, dramatizime, kostumografi, skenografi e çka jo tjetër, kuptohet si amator i teatrit. Edhe gjatë qëndrimit në Shkup isha i lidhur ngushtësisht me SHKA “Emin Duraku”, të cilën e ndihmoja jo vetëm moralisht, po edhe materialisht. Këtë ndihmë e ofroja vetëm nga dëshira, vullneti im i pathyeshëm që të nxirrja në pah talente të rinj.
Mbi të gjitha, ishte vullneti që jepte rezultate të lakmueshme. Bie fjala, kam dramatizuar pjesën teatrale ”Halit Gashi” (sipas këngës popullore) para se të botohej drama me të njëjtin emër nga Xhevdet Deda, dhe me atë shfaqje në vitin 1948 mori shpërblimin – Flamuri kalimtar. Që nga viti 1976 e këtej kam dramatizuar veprat: ”Rrushi ka nis me u pjek”, ”Kur pranvera vonohet”, ”Malësorja”, ”Toka e përgjakur”, ”Ura e fshejtë”, ”Afërdita” etj.
“Kosova Sot”: Sipas jush, cila është vlera e dramës si vepër e shkruar dhe si vepër e inskenuar?
Sylejman Lokaj: Bertold Brehti, dramaturg dhe kritik i njohur gjerman, e thotë bukur atë përkufizimin teorik për veprën dramatike, ngase vepra letrare dramatike po s’u vu në skenë është pa atë peshën e vet të vërtetë, të cilën e arrin vetëm kur vihet në skenë. Intuita e regjisorit, aktorit si dhe e të tjerëve u jep shpirt personazheve të dramës së shkruar. Mua më duket se po s’u vu në skenë një vepër dramaturgjike, ajo është sikurse trupi i vdekur, por i pavarrosur.
“Kosova Sot”: Nga Shkupi sërish u kthyet me punë në Kosovë, në Teatrin e Gjakovës
Sylejman Lokaj: Më 1976 përfaqësuesit e atëhershëm të Teatrit të Gjakovës erdhën në Shkup dhe më ftuan që të kthehesha në Kosovë, për të nisur teatrin profesional në Gjakovë. Ata më ofruan kushte të volitshme për punë, si për mua, ashtu edhe për bashkëshorten time, ndonëse për një kohë ato mbetën vetëm fjalë meqë unë ngela pa punë dhe pa banesë në Gjakovë plot një vit. Por me fillimin e veprimtarisë së Teatrit Profesional të Gjakovës, më 1977, edhe unë e fillova punën. U vu në skenë ditari i Fadil Hoxhës “Kur pranvera vonohet” me regji të Enver Mulliqit, ku unë luajta rolin e Hysni Dobrunës. Në këtë teatër punova derisa u pensionova më 1991.
“Kosova Sot”: Po të ishte jeta si shirit filmi që mund të kthehet në fillim, do ta kishit ndjekur serish rrugën nëpër të cilën shtegtuat 75 vjet?
Sylejman Lokaj: Për sa i përket veprimtarisë sime artistike do ta ndiqja po këtë rrugë. Ndoshta nuk kam bërë asgjë më shumë se të tjerët, por bëra atë që desha për aq sa munda. Këto ishin dy fusha të veprimtarisë sime, të cilat janë kurorëzuar brenda 60 vjetëve.
Intervistoi: Shahbaze VISHAJ
Intervisë e huazuar nga Kosova sot nga Shabaze Vishaj me piktorin, aktorin dhe regjisorin e njohur Sylejman Lokaj

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi