Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI- AH, KANCER QOFSH MALLKUE !

Shko poshtë

AGIM GASHI-  AH, KANCER QOFSH MALLKUE ! Empty AGIM GASHI- AH, KANCER QOFSH MALLKUE !

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 04, 2015 9:54 pm

AGIM GASHI-  AH, KANCER QOFSH MALLKUE ! 12289650_10153304227954077_2471796678452118667_n

AGIM GASHI-

AH, KANCER QOFSH MALLKUE !


Ah kancer qofsh mallkue
Sa tinzar e me plot hile, 
Të kafshon e nuk t´loshon ma,
Pabesisht sikur nji skile.

Ka sa kohë e jo fort moti
Për së dyti m´ke hy n´mëlçi, 
Ma ndale vrullin e këngës sime
Më solle të zezën melodi.

Tash as vaargje ma smuj me shkru
Me shumë dhimbje n`trup që kam,
Ma ke ngri dorën dhe fytin
Sa i pa fat në jetë unë jam.

Kësaj radhe e ke vendos
Shpresat e jetës po mi pren, 
M´paske hy në pjesë të trupit
Edhe eshnat po mi bren.

Edhe nji kangë deshta me knue
Nanes sime që vuan për mu,
O kancer, ti qofsh mallkue, 
Sa shumë vuajtje na ke shtu.

Prap i shkon lajmi nanëlokes 
Që djalit t´saj n`mërgim të zi, 
I ka hy prap n`trup kanceri,
Nga malli e dhimbja nuk shef me sy.

Koka krrus ma smund po ecë
Rrudhat n´ballë iu kanë shtue, 
E di nana se sa shumë zemra
Mërgimi i zi i ka shkrumue.

Dhimbjet, vuejtjet po i ndihmoj në
Kancerit t´zi me pre n´tradhti,
Kanë hy n´trup e po mjeshtërojnë,
Vdekjes sime t’i shtojnë afri.

II
Nuk ka ditë që nana ime,
Nuk më merr në telefon, 
Ah, e mjera sa shumë po vuen
Zani i t´birit e qetson.

T´u u dridh po i shkon zani:
-Si të kam, o biri im, 
A ka shpresë edhe njëherë
Të përqafohemi me nji takim?

Eja bir e shife nanen
Se shumë jetë nëna nuk ka, 
Eja, o bir, pushomi lotët
Se s’mund nana me vdek pa t´pa.

Durim, durim moj nana ime
Kësaj radhe s´ma ndrrojnë mëlçinë, 
Ndoshta ndryshe e ka shkrue Zoti
Në qiell dikund me pasë shtëpinë.

Nëse vi kam me t´lajmrue
Zogjt e malit kanë me tregu, 
Po t´vjen djali nga betejat
Me kancer luftë ka fitu.

Do të marr në prehnin tim
Si ti mu kur isha fëmi, 
S’do të ndahemi më nanë e bir,
Do t´jetojmë bashkë ne të dy.

Çdo mëngjes, moj nana ime,
Kam me ti puthë rrudhat e ballit, 
E kurbeti përgjithmonë
Do të mbetet kujtim i mallit.

Prit mos vdis, pa e fitu luften
Pashë atë gji që ma ke dhënë, 
Pashë thërrimet për rritjen time
Po të lutem e shtrejta nanë.

Dhe kur përmes telefonit
Unë e ti nanë bisedojmë, 
Po e ndjej rrugen e lotëve
N´prehnin tand që po pikojnë.

Nji pale lot derdhen n`atdhe
E një palë tjerë n´mërgim të zi,
Ah moj nanë, kjo jetë mizore,
Si shkon kështu pa lumtuni.

III
Nana ka një pension t´vogël,
Si të gjithë atje në atdhe, 
Dërgon nipa edhe mbesa
Për telefon kartelë me i ble.

Shpejt parat po i hargjohen
Mbetet e shkreta pa folë me mu,
E si mundet zemra e nanes
Pa ma ndigjue zanin mu?

S’mund me ndalë vajin e shkreta
Lotët faqeve si lum i shkojnë, 
-A po përdor bir, ti ato barna
Dhimbjet fort a të mundojnë?

M´dridhet zemra, rrënqethet trupi,
Çfarë përgjigje ti jap nanes?
I them, jo, moj nana ime
Po e rrej si n`dritë të hanes..

Prekem shumë edhe turpnohem,
Gjashtdhet vite kanë kalu, 
Se kam rrejtë kurr nanen time
Tash kanceri m´ka detyru.

O kancer, ty të djegtë zjarri
Bashkë me ty mërgimin e zi, 
-Mos ke dert, moj nëna ime
M´duket shpejt te ti do t`vi.

Se një Zot që na ka falë,
Ka lanë ndamje dhe takime, 
Pas dhimbjeve t´mdhaja vine te ne
Nganjiherë të rralla gzime.

Tash po pres unë i mjeri
Ç’do të ndodhë me jetë, me mue, 
A do ta kem atë fat të lumtun
Prap me nanen me u takue?!...

04.12.2015 (2012)
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi