Bardhyl Mahmuti: Letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara Amerikane, z. Barack Obama
Faqja 1 e 1
Bardhyl Mahmuti: Letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara Amerikane, z. Barack Obama
Përmes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup
Presidentit të Shteteve të Bashkuara Amerikane, z. Barack Obama
- Kërkesë që Kryeministri aktual i Maqedonisë z. N. Gruevskin të futet në ‘listën e zezë amerikane’ si person që planifikon, që ushtron dhe që mbështetë dhunën institucionale kundër shqiptarëve në Maqedoni dhe që pengon implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.
- Kërkesë që SHBA-të dhe BE-ja, si garant të Marrëveshjes së Ohrit, të organizojnë një Konferencë Ndërkombëtare me qëllim që Maqedonia të ndalojë aplikimin e diskriminimit racial ndaj shqiptarëve dhe të ushtrojnë presionet e domosdoshme për të imponuar zbatimin e plotë të saj të kësaj marrëveshje.
I nderuari z. President,
Mbajtja në fuqi e ‘listës së zezë amerikane’ për personat që sponsorizojnë ose mbështesin dhunën në Maqedoni dhe që pengojnë implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe mospërfshirja në këtë listë të shkaktarëve kryesor të dhunës dhe pengimit të implementimit të kësaj marrëveshje më shtrëngoi t’Ju drejtohem përmes kësaj letre publike.
- Fillimisht rikujtoj se që nga themelimi i Maqedonisë si republikë në kuadër të Federatës jugosllave e deri në ditët e sotme një nga karakteristikat e funksionimit të institucioneve shtetërore të këtij shteti ka qenë dhe mbetet diskriminimi racial i shqiptarëve.
Për t’ju përshtatur modës dhe kontekstit historik nën akuza të ndryshme shqiptarët në Maqedoni janë vrarë, janë rrahur, janë poshtëruar, janë torturuar, janë burgosur dhe janë dënuar në vazhdimësi.
Si rezultat i dhunës së vazhdueshme shpërtheu lufta e vitit 2001. Falë angazhimit ndërkombëtar dhe veçanërisht mobilizimit diplomatik të SHBA-ve lufta përfundoi me pasoja minimale krahasuar me pasojat e luftërave tjera që u zhvilluar gjatë procesit të shpërbërjes së Federatës jugosllave.
Obama |
Marrëveshja e Ohrit, si marrëveshje me garanci ndërkombëtare që i dha fund luftës, nuk arriti që të implementohet dhe t’i japë fund diskriminimit të shqiptarëve në këtë shtet.
Tani, kur po i afrohemi 8 vjetorit të nënshkrimit të kësaj marrëveshje konstatojmë me keqardhje se marrëveshja që i dha fund luftës nuk ndërtoi paqen në Maqedoni.
Dështimi i këtij misioni lidhet në mënyrë të pashmangshme me logjikën e funksionimit të institucioneve shtetërore të Maqedonisë nga njëra anë dhe të mënyrës së funksionimit të partive politike shqiptare që bëhen pjesë e pushtetit nga ana tjetër.
Politika antishqiptare dhe strategjia e manipulimit janë inherente në institucionet shtetërore të Maqedonisë ndërsa karakteristikë dominante e partive politike shqiptare është degradimi i projekteve kombëtare për interesa të ngushta klanore dhe grupore.
Si pasojë e koordinimit të interesave të tyre grupore koalicionet e njëpasnjëshme qeveritare e sollën situatën politike në gjendjen e para luftës së vitit 2001.
Instalimi i diktaturë së VMRO-së në institucionet shtetërore të Maqedonisë paraqet rrezikun më të madh për paqen dhe stabilitetin e vendit. Ky rrezik bëhet edhe më i madh për shkak të aplikimit të politikës radikalisht antishqiptare të VMRO-së. Ky radikalizëm antishqiptar i VMRO-së u shpreh në mënyrë më të qartë dha pa ambiguitet në fjalimin e famshëm të para dy viteve të Kryeministrit Gruevskit në Parlamentin e Maqedonisë. Ai para deputetëve të parlamentit, para korit diplomatik dhe në sytë e opinionit publik që përcillte përmes TV-ve transmetimin e drejtpërdrejtë të seancës e bëri të qarë pikëpamjen e VMRO-se “se shqiptarët mund vetëm të ëndërrojnë të jenë të barabartë në këtë shtet!”
Fjalimi i Kryeministrit Gruevski në Parlamentin e Maqedonisë simbolizoi fillimin e një dinamike të re të radikalizmit antishqiptare:
- refuzim i zyrtarizmit të gjuhës shqipe në Maqedoni që është në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit;
- ndalimi i përdorimit të flamurit dhe simboleve kombëtar shqiptar që është në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit;
- mobilizimi i aparateve represive kundër popullsisë civile: dhuna në Tanushë, vrasje në Vaksincë, vrasje në Haraçinë, Vrasje në Shkup, vrasje në Pollog, vrasjet në Malësi të Sharrit (Masakra e Brodecit);
- Montimet e proceseve politike kundër shqiptarëve, të motivuara nga urrejtja etnike dhe fetare;
- degradimi i mëtejmë i të drejtave të shqiptarëve në fushën ekonomike, politike dhe kulturore;
I nderuari z. President,
Kjo politikë antishqiptare dhe antidemokratike e VMRO-së dhe e liderit të saj N. Gruevskit
paraqet aventurë të rrezikshme politike që destabilizojnë vendin dhe rajonin,
Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon nga SHBA-të si garant i Marrëveshjes së Ohrit që Kryeministrin aktual të Maqedonisë z. N. Gruevskin ta fusin në ‘listën e zezë amerikane’ si person që planifikon, që ushtron dhe që mbështetë dhunën institucionale kundër shqiptarëve në Maqedoni dhe që pengojnë implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.
I nderuari z. President,
Bashkimi Demokratik Shqiptar konsideron se SHBA-të dhe BE-ja, si garant të Marrëveshjes së Ohrit, duhet të organizojnë një Konferencë Ndërkombëtare me qëllim që Maqedonia të ndalojë aplikimin e diskriminimit racial ndaj shqiptarëve dhe të ushtrojnë presionet e domosdoshme për të imponuar zbatimin e plotë të saj të kësaj marrëveshje.
Bardhyl Mahmuti
Kryetar i Bashkimit Demokratik Shqiptar
24 Qershor 2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi