Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja shtatë konkluzionet e Këshillit Evropian për Kosovën

Shko poshtë

Ja shtatë konkluzionet e Këshillit Evropian për Kosovën Empty Ja shtatë konkluzionet e Këshillit Evropian për Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 15, 2015 9:19 pm

Ja shtatë konkluzionet e Këshillit Evropian për Kosovën


Ja shtatë konkluzionet e Këshillit Evropian për Kosovën Largea_liberalizim-vizash-m-euml-2016-2017_hd1450200667


Këshilli Evropian i ka aprovuar konkluzionet e ministrave të Brendshëm të shteteve anëtare të BE-së për pakon e zgjerimit dhe ato sot edhe i ka bërë publike. Këto konkluzione tash i dërgohen krerëve të shteteve anëtare të BE-së, të cilët duhet t’i miratojnë për t’u bërë të plotfuqishme.
Ndërsa, raporti i Këshillit Evropian, që pritet të publikohet ditëve të ardhshme do të jetë më i detajuar, megjithatë mbetet e çuditshme sesi Këshilli Evropian ka dalë me konkluzione pra se të publikojë raportin e përgjithshëm, transmeton Republika.info.


Këto janë shtatë konkluzionet e KE:



1.Këshilli vlerëson nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) në tetor. Kjo marrëveshje me BE-në përbën marrëveshjen e parë gjithëpërfshirëse ndërmjet BE-së dhe Kosovës. Konkludimi, hyrja në fuqi dhe zbatimi i saj nuk paragjykon qëndrimet e shteteve anëtare përkitazi më çështjen e statusit. Sa i përket raportit që pritet të dalë së shpejti në lidhje me përparimin që ka shënuar Kosova në përmbushjen e kushteve në kuadër të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, Këshilli thekson rëndësinë e përmbushjes së të gjitha kushteve të përcaktuara për liberalizim të vizave dhe inkurajon Kosovën për të vazhduar me përpjekjet për të bërë progres në procesin e liberalizimit të vizave. Qëllimi i Këshillit për të vazhduar diskutimet mbi një marrëveshje kornizë që ia mundëson Kosovës pjesëmarrjen në programet e Bashkimit Evropian nuk paragjykon qëndrimet e shteteve anëtare për statusin e saj, transmeton Republika.info.


2.Këshilli mirëpret vendimin e Kosovës për të themeluar Dhomat e Posaçme dhe fton Kosovën që të përfundojë të gjitha procedurat pa vonesa në mënyrë që Dhomat e Posaçme të mund të funksionojnë sa më shpejt të jetë e mundur.


3.Bllokada aktuale politike në Kosovë duhet të zgjidhet urgjentisht. Këshilli dënon përdorimin e dhunës, në veçanti për qëllime politike dhe për pengimin e Kuvendit nga ana e partive opozitare dhe fton për ndërprerjen e menjëhershme të këtyre akteve. Këshilli bën thirrje për respektimin e sundimit të së drejtës dhe për vazhdimin e normalitetit në Kuvend, në përputhje me rregullat dhe procedurat relevante. Të gjitha palët e përfshira duhet të adresojnë sfidat si pjesë e një përpjekjeje të përbashkët përmes dialogut politik, dhe të angazhohen menjëherë për zbatimin e të gjitha aspekteve të agjendës së reformave evropiane të Kosovës.

4.Këshilli i bën thirrje Kosovës që të përqendrohet në zbatimin e reformave gjithëpërfshirëse të domosdoshme për të përmbushur detyrimet në kuadër të Marrëveshjes së Stabilzim Asociimit. Kjo dhe sfidat e shumta të Kosovës, do të kërkojnë vazhdimin e vullnetit të fortë politik nga Kosova dhe ndihmë të qëndrueshme nga Bashkimi Evropian. Vëmendje e posaçme duhet t’i kushtohet përmirësimit të sundimit të së drejtës, duke përfshirë edhe pavarësinë e gjyqësorit. Kosova duhet të intensifikojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të shënojë një sërë rezultatesh të ndjekjeve penale të suksesshme në raste të profilit të lartë. Reforma të rëndësishme, të tilla si reforma zgjedhore dhe reforma e administratës publike, duhet të ndërmerren si prioritet. Kërkohet promovim dhe mbrojtje e efektshme e të drejtave të njeriut në gjithë Kosovën, duke përfshirë edhe mbrojtjen e plotë të trashëgimisë kulturore dhe fetare. Në këtë kontekst, Këshilli vlerëson pozitivisht angazhimin e Kosovës. Përfshirja dhe mbrojtja e personave që u përkasin pakicave dhe grupeve të cenueshme duhet të adresohen, si dhe forcimi i kohezionit social, transmeton Republika.info.



5.Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës si pjesë e agjendës së saj të reformave evropiane, edhe përmes ndihmës financiare dhe teknike. Këshilli inkurajon Kosovës që të përdorë Programin e saj për Reformave Ekonomike 2016 si një platformë për rritje dhe punësim. Programi duhet të pasqyrojë rekomandimet e dhëna në konkluzionet e përbashkëta të Dialogut Ekonomik dhe Financiar ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor të majit 2015. Së këndejmi, Këshilli i bën thirrje Kosovës për të adresuar çështje socio-ekonomike me interes të drejtpërdrejtë për qytetarët e saj dhe për të siguruar mbështetje të gjerë publike për këtë agjendë të reformave. Organet rregullatore dhe mbikëqyrëse duhet të jenë plotësisht operacionale. Kosova duhet të mbetet e përkushtuar në angazhimin e saj për mbylljen dhe riparimin e termocentralit Kosova A, burimit më të madh të ndotjes në Ballkanin Perëndimor.


6.Këshilli mirëpret progresin e konsiderueshëm të shënuar në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, posaçërisht me marrëveshjet e arritura më 25 gusht 2015. Këshilli i bën thirrje Kosovës që të zbatojë me shpejtësi pjesën e saj të këtyre marrëveshjeve dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive me Serbinë në formulimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të ardhshme. Kosova duhet të ruaj angazhimin e saj aktiv dhe konstruktiv në procesin e normalizimit me Serbinë. Këshilli do të vazhdojë të monitorojë nga afër angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës drejt progresit të dukshëm dhe të qëndrueshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, duke përfshirë edhe zbatimin në mirëbesim të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mund të vazhdojnë në rrugëtimin e tyre evropian, duke shmangur bllokimin e njëra-tjetrës në këto përpjekje dhe që të dyja të mund të ushtrojnë plotësisht të drejtat e tyre dhe të përmbushin përgjegjësitë e tyre. Këshilli rikujton se përparimi në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë është një parim themelor i MSA-së dhe mbështet zhvillimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit mes BE-së dhe Kosovës.


7.Kosova duhet të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë dhe në mënyrë efektive me EULEX-in dhe të kontribuojë aktivisht në zbatimin e plotë dhe të papenguar të mandatit të EULEX-it, duke përfshirë edhe një mandate të rishikuar pas qershorit 2016.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi