Idriz Morina:Ja skenari SHIK-PDK për ta rrëzuar Isa Mustafën
Faqja 1 e 1

Fillojnë taktikat e reja për koalicione. Hashim Thaçi do të mundohet që në situatën e krijuar pas heqjes së vizave ta luajë ‘lojën’ e bashkimit me opozitën. Kinse po sillet si i zemëruar, Thaçi do të mundohet ta çojë vendin drejt zgjedhjeve, me kusht që të hyjë në koalicion me AAK-në dhe NISMA-n ose me Vetëvendosjen, por duke e rimarrë postin e kryeministrit.
Por, në këtë situatë momentale, sipas zhvillimeve politike gjasat janë që vendi të shkojë drejt zhvillimeve më pak dramatike, se sa që pritej në rast se hiqeshin vizat. Hashim Thaçi, në nëntekstin e tij të reagimit kundër Brukselit e shpalli aleancën me opozitën, duke mbetur kështu e vetme dhe e braktisur LDK-ja.
Në këtë situatë kryeministri Isa Mustafa do të duhej të reagonte urgjentisht, sikurse edhe vetë LDK-ja, që të shtonte presionin ndaj krerëve të saj, në mënyrë që ta shpëtojnë partinë si thuhet me faqe të bardhë.
Më vështirë e ka pasur ndoshta të hyjë në koalicion me PDK-në, por nuk pritet ta ketë aspak më lehtë për dalje nga ky koalicion. Fakti se ajo mori maksimumin e pushtetit nga një palë zgjedhje të humbura, dhe pasi mbet vendi 6 muaj pa qeveri, është një situatë thuaja terrorizuese për LDK-në dhe kreun e saj.
Situata duket se pashmangshmërisht po shkon në disfavor të LDK-së, por ajo duhet të luajë me kartën e shtetit ligjor, nëse dëshiron ti sigurojë vetes monumentin për qeverisjen në këtë kohë të pakohë!
LDK-ja, të vetmen shans e ka që para përfaqësuesve ndërkombëtar, veçanërisht amerikan, gjerman e britanik, të garantojë se do të burgos figura të larta shtetërore dhe partiake për shkak të korrupsionit, dhe se do të jetë bashkëpunuese për gjykatën speciale, për të cilën madje ka alibi, pasi bashkëpunimin për arrestimin e të kërkuarve nga kjo gjykatë mund ta bëjë në emër të atyre dhjetëra apo qindra të ekzekutuarve vetëm pse ishin mbështetës të Rugovës dhe LDK-së! I. M.
Dështimi për liberalizimin e vizave

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi