Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptarët u vendosin haraç lokaleve në Nju-Jork

Shko poshtë

Shqiptarët u vendosin haraç lokaleve në Nju-Jork Empty Shqiptarët u vendosin haraç lokaleve në Nju-Jork

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 16, 2015 6:52 pm

Shqiptarët u vendosin haraç lokaleve në Nju-Jork


Shqiptarët u vendosin haraç lokaleve në Nju-Jork Largea_201512161250148066201450272324


Një polic i Nju Jork-ut që u kishte ndihmuar disa personave t’i grabisnin pronarët e një restauranti për ‘mbrojtje’ është shpallur fajtor nga gjykata federale e Brooklyn-it nën akuzën për zhvatje.
I njëjti tani po rrezikohet të dënohet me burgim të përjetshëm.
Ish-polici shqiptar, Besnik Llakatura, 36 vjeçar, ishte arrestuar në vitin 2013 bashkë me Redinel Dervishaj dhe Denis Nikolla.
Atij do ti shqiptohet dënimi në muajin shkurt të vitit 2016.
Derivshaj dhe Nikolla e kishin kërcënuar një viktimë se nëse ai nuk do të ia jepte këtyre 4,000 dollarë në muaj, këta do ta largonin nga biznesi.
Ndërsa Llakatura, e kishte luajtur rolin e mikut që brengoset dhe atë të policit, e pastaj e kishte këshilluar viktimën që të ia paguante paratë sepse do të ishte më i sigurt, si dhe e kishte sugjeruar të mos shkonte tek policia.
Llakatura e kishte paralajmëruar viktimën se Dervishaj dhe bashkë-punëtorët e tij do ta lëndonin fizikisht atë nëse ai nuk do të paguante.
“Përgjatë tërë kësaj ngjarje, Llakatura e kishte luajtur rolin e mikut me pronarin e restaurantit, ndërkohë që në mënyrë të fshehtë punonte me Dervishaj dhe Nikolla”, kishin deklaruar gjykatësit.
Por, viktima dikur ishte lodhur nga ajo jetë e kërcënuar dhe kishte vendosur të shkoi në polici.
Gjykatësit kanë deklaruar se viktima kishte paguar më shumë se 24,000 dollarë për më shumë se 5 muaj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi