Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Nuk ka viza për ata që kokën e kanë në lindje e trupin në perëndim

Shko poshtë

Berisha: Nuk ka viza për ata që kokën e kanë në lindje e trupin në perëndim Empty Berisha: Nuk ka viza për ata që kokën e kanë në lindje e trupin në perëndim

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 17, 2015 5:42 pm

Berisha: Nuk ka viza për ata që kokën e kanë në lindje e trupin në perëndim


Berisha: Nuk ka viza për ata që kokën e kanë në lindje e trupin në perëndim Largea_rrok1450358199


Dështimi i Kosovës në marrjen e rekomandimit për liberalizimin e vizave, po i atribuohet Ministrit të Punëve të jashtme dhe ish Kryeministrit Hashim Thaçi.
Analisti Rrok Berisha, në një prononcim për “Bota sot”, kritikon Thaçin për mënyren se si kishte ardhur në pushtet, duke thënë se fqinjët e Kosovës, nuk janë edhe aq naiv sa të mos kuptojnë politikën e korruptuar të Kosovës.
”Për ardhjen në pushtet Hashim Thaçit,nuk kishte çmim. Ishte i gatshëm të bashkëveproi e bashkëpunoj me të gjithë-pra me të gjitha strukturat që ishin kundër pavarësisë së Kosovës..me nëntokën e krimit të organizuar ekonomike e politike, pasta me grupet fundamentaliste...Qeveria Thaçi jo vetëm që ngriti por dhe fuqizoi grupet kriminale dhe ato fundamentaliste,dhe shi për këtë Kosova është në listën e parë të vendeve të Evropës me ushtarë të rekrutuar nga ISIS...!
Qeveria Thaçi mbajti në bërthamën e vet, mini ligjërata me përmbajtje të dhunshme fundamentaliste siç ishte Agani, duke bërë koalicion, duke e ushqyer e ngritur partinë e tij...Gjithë këtë e bënte me mjeshtri e dinakëri për publikun, por dhe jo për qendrat e vendosjes..,pra me gojën plot demokraci dhe besnikëri të pa fund për Bashkësinë Evropiane e SHBA-të..Por e vërteta është e hidhur.
Qeveria Thaçi-pra vet Hashim Thaçin më shumë ishte i lidhur me "vëllain" e tij Erdogan se sa me të tjerët...dhe mjerisht Kosovën tash më shumë se kurrë e kemi të qartë ku e orientoi dhe ne çfarë perspektive e vendosi. Në krye të Institucioneve të Kosovës-si kryeministër,Hashim Thaçi çështjen e mëvetësisë së Kosovës filloi ta përpij e keqja. Qeveritë Thaçi I-II- por dhe III . Fqinjët tanë të Evropës,nuk janë dhe aq naiv që mos të lexojnë dhe kuptojnë këtë politikë kriminale, të korruptuar të elitës së Kosovës. Ata e dinë, saktë senga jemi të orientuar”, thotë Berisha për “Bota sot”.
Sipas tij, politika evropiane nuk e donë politikën në Kosovë që është në gjendje të luftoj vetëm për pushtet.
”Dhe mjerisht e them..se politika evropiane nuk e ka aq në qejf, një elitë politike që është në gjendje të veproi e punoi me djallin vetëm të jetë në pushtet siç është Hashim Thaçi e grupi rreth tij, siç është Isa Mustafa. Pra, Evropa që ne shqiptarët vazhdimisht dimë vetëm ta kritikojmë e asnjëherë ta analizojmë e vlerësojmë drejt veten, nuk ka qejf e dëshirë, një Gradë politikanësh, mbështetës të verbër të tyre, që kokën e mbajnë në lindje e trupin e dekorojnë me kollare e losoine -si Evropian...!”, shton ai.

Sipas Rrok Berishës, për gjendjen e krijuar në Kosovë përgjegjës janë Trinomi Hashim Thaçi-Isa Mustafa e Kadri Veseli, bashkë me vartësit e tyre.
“Këta le që nuk e luftuan krimin ekonomik por e fuqizuan edhe krimin politik, madje ata shtuan ndikim edhe ma shume mbi gjyqësi e polici, dëshmuan se janë larg krijimit të një shteti demokratik e në perspektive, me këtë dëshmuan se kanë devijuar dhe rrugën drejt BE-së e SHBA-ve..edhe pse si nga BE ashtu dhe SHBA-të , kjo qeveri dhe qeveritë e mëparshme kishin një përkrahje bllanko, nga e cila përkrahje që menduan se po mashtrohen miqtë...!Por gjërat shoshiten siten, nuk merren ashtu siç kanë dëshirë t'i serojnë këta për interesa të vetat politike e fitimprurëse. Qeveria Mustafa_Thaçi dhe të gjithë vartësit e tyre duhet të japin përgjegjësi, për dështimin e njëpasnjëshme, pra dhe për dështimin e radhës, duke u dorëhequr....! Kosovën e shpëtojnë dhe e kthjellin vetëm zgjedhjet e parakohshme”, përfundon ai.
Mimoza Lakna
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi