Der Spiegel: Kosova, një vend në duart e klaneve
Faqja 1 e 1

Me titullin: “Kosova, një vend në duart e klaneve”, Spiegel Online u rrëfen miliona lexues gjerman për situatën aktuale politike në Kosovë.
Në artikullin e Spiegel të publikuar në shqip nga GazetaBlic në Prishtinë, niset shkrimi me situatën e krijuar në seancat e fundit në Kuvendin e Kosovës. Gaz lotsjellës dhe debat i përfunduar para kohe, kështu përshkruhet nisja e seancave në Prishtinë, të cilat opozita parlamentare i bënë me kërkesat për parandalim të marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë për asociacionin e komunave, dhe me Malin e zi për demarkacionin kufitarë.
Më shumë se një e treta e opozitës në parlamentin e Kosovës janë në paraburgim, thuhet në shkrimin e Spiegel.
Masat paraprake të sigurisë janë më të rrepta se kurrë më parë – deputetët kontrollohen në detaje para se të hyjnë në sallën plenare. Por kjo nuk po ndihmon. Pa filluar seanca, dikush hedh një gëzhojë me gaz lotsjellës. Shpejt salla mbushet plot me mjegull dhe debati ka përfunduar para kohe.
Skena nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, nga e hëna e kësaj jave – skena nga kaosi politik në vend, i cili po zgjatë tashmë tre muaj. Përsëri dhe përsëri opozita po pengon punën parlamentare, me hedhje vezësh , fishkëllima dhe sulme përmes gazit lotsjellës. Ajo dëshiron të parandalojë shumicën qeveritare e cila miratoi dy marrëveshje të rëndësishme: një për më shumë të drejta për pakicën serbe në Kosovë, dhe një marrëveshje të kufirit me shtetin fqinj të Malit të Zi.
Ndërkohë, situata ka eskaluar: Qeveria arrestoi 13 deputetë, vetëm në fillimin e javës së gjashtë – edhe pse në fakt ata gëzojnë imunitet. Pra, tani më shumë se një e treta e opozitës në parlamentin e Kosovës janë në paraburgim.
Në fund të nëntorit u arrestua gjatë një operacioni tejet të dhunshëm të policisë, ndër të tjera, Albin Kurti, një ish aktivist shumë i respektuar i drejtave civile, tani lideri i partisë kryesore opozitare në vend, “Vetëvendosje”. Ndërsa organizatat e të drejtave civile kosovare kritikuan arrestimet dhe dhunën e tepruar të policisë, qeveria mbrojti veprimin e saj me arsyetimin: ajo nuk mund të lejojë opozitën që ta bllokojë legjislativin me forcë.
“Elita nuk e kupton konceptin e transparencës”
Përleshjet filluan pasi qeveritë e Kosovës dhe Serbisë kanë arritur një marrëveshje në fund të gushtit në Bruksel nën presionin e BE-së. Mbi të gjitha, marrëveshja mbi të ashtuquajturin Asociacion të Komunave me shumicë serbe në Kosovë është e diskutueshme. Kjo shoqatë duhet të ketë statutin e vet me fuqitë e shumta, sipas tekstit të paqartë të Marrëveshjes Kornizë. Nëse të dhënat ende mbahen sekret, apo nuk ka draft të veçantë, është ende e paqartë. Para së gjithash, javën e ardhshme do të vendosë Gjykata Kushtetuese e Kosovës mbi ligjshmërinë e Marrëveshjes Kornizë dhe ky vendim po pritet.
Jo më pak, detajet e paqarta të kësaj Marrëveshjeje kanë shtyrë edhe protestat e opozitës. Natyrisht, thotë Luan Shllaku, drejtor i Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) – ky kritikon edhe qeverinë e vendit të tij dhe BE-në për mungesën e transparencës: “Të gjitha negociatat për dy marrëveshjet u bënë si në shumë raste tjera prapa dyerve të mbyllura. Elita politike e Kosovës nuk e kupton konceptin e transparencës në parim”.
Por dy marrëveshjet e diskutueshme janë vetëm shkas aktual për bllokimin politik në vend. Në sfond është edhe mendimi i shumë vëzhguesve që grindjet e brendshme janë mes partive të ndryshme në Kosovë. “Ka një luftë për pushtet brenda kuadrit jashtëzakonisht të vështirë të shtet-ndërtimit tonë”, thotë Naim Rashiti, analist i politikave me “Balkan Research Group”. “Ky shtet-ndërtim vuan nga institucionet e dobëta, korrupsioni dhe mungesa e sundimit të ligjit. Duhet një klasë e përgjegjshme politike, por ne nuk e kemi.”
Vetëm vitin e kaluar, kishte pasur mosmarrëveshje mbi ndërtimin e koalicionit ndërmjet partive të ndryshme për gati gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohs hme. Pastaj u desh presioni i SHBA dhe BE që palët arritën në nëntor të vitit 2014, të formojnë një qeveri koalicioni të dy partive më të mëdha parlamentare në vend, “Partia Demokratike e Kosovës” (PDK) dhe “Lidhja Demokratike e Kosovës” (LDK), kryetari i së cilës Isa Mustafa është kryeministër.
“Deri më tani, BE-ja nuk ka qenë veçanërisht e dobishme”
Dy parti, AAK (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës) dhe Nisma (Nisma), liderët e së cilave më parë kishin poste kyçe, mbetën jashtë. Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj dhe kolegu i tij Fatmir Limaj nga Nisma sot janë, përveç partisë relativisht të besueshme opozitare “Vetëvendosje” përkrahës të protestave. Të dy këta janë konsideruar të korruptuar dhe janë, si dhe Ministri i Jashtëm në detyrë, Hashim Thaçi, të dyshuar për krime të rënda lufte.
Fakti që edhe gjashtëmbëdhjetë vjet pas luftës së Kosovës dhe shtatë vjet pas pavar ësisë së Kosovës mbizotërojnë klanet e errëta politike, sipas vëzhguesve kosovarë bën bashkëfajtorë edhe pjestarët e bashkësisë ndërkombëtare. Publicisti Fatmir Sheholli kujton dështimin e misioneve ndërkombëtare në Kosovë si UNMIK dhe EULEX-it në ndërtimin e një shteti kushtetues. Kundër personelit të nivelit të lartë të misionit të BE-së, EULEX-it në lidhje me korrupsionin janë bërë akuza të rënda. Vitin e kaluar ishte suspenduar një zyrtare e lartë për korrupsion. “Raste të tilla misionet ndërkombëtare bëjnë që në sytë e qytetarëve të kenë dëmtuar rëndë kredibilitetin e tyre”, ka thënë Sheholli.
Ashtu beson edhe Naim Rashiti i “Research Group” kur thekson se bashkësia ndërkombëtare dhe sidomos BE-ja duhet të ndryshojnë politikën e tyre në Kosovë në thelb, duke sqaruar qëllimet e saj në vend – demokratizimin, shtetin e së drejtës dhe integrimin evropian.
“Deri më tani, BE-ja nuk ka qenë shu më e dobishme,” tha Rashiti. “Ajo ka ndihmuar veçanërisht establishmentin aktual për të qëndruar në pushtet.”
Portali më i madh dhe më i lexuar gjerman Spiegel Online, në një artikull të botuar dje në orët e mbrëmjes ka raportuar për situatën e rëndë politike në Kosovë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi