Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nënë Tereza, në testament la fjalë të arta!

Shko poshtë

Nënë Tereza, në testament la fjalë të arta! Empty Nënë Tereza, në testament la fjalë të arta!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 18, 2015 5:24 pm

Nënë Tereza, në testament la fjalë të arta!


Nënë Tereza, në testament la fjalë të arta! Largea_1450440406


Mësimet dhe porositë e Nënë Terezës janë një testament për njerëzimin. Ndërkohë një lajm që ka gëzuar të gjithë shqiptarët është se Nënë Tereza pritet të shpallet shenjtore në shtator të vitit të ardhshëm.
Vatikani tashmë ka thënë se ka njohur një tjetër mrekulli të saj, duke e çuar në dy numrin e mrekullive të pranuara. Në këtë mënyrë, ajo mund të shpallet shenjtore.
Ja se për cilat mrekulli shenjtërohet Tereza shqiptare.
Në vitin 2003, kur u lumturua nga Papa Gjon Pali, u pranua nga Vatikani se ajo kishte shëruar një grua indiane, që vuante nga tumori në bark. Falë ndërhyrjes së mbinatyrshme të Nënë Terezës- ajo u shërua. Atëbotë, 30-vjeçarja Monica Besra tha se u shërua pasi vendosi foton e Nënë Terezës mbi bark.

Mrekullia e dytë, e pranuar zyrtarisht tani nga Vatikani, flet për një brazilian të sëmurë rëndë me tumor në tru, i cili u shërua pasi prifti i tij u lut tek Nënë Tereza, që ajo të ndërhyjë tek Zoti. Ai u shërua në vitin 2008, shumë vite pasi Nënë Tereza kishte vdekur.


Më poshtë po ju sjellim 10 nga shumë thënie të vlefshme të Nënë Terezës:


1. Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyre, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!
2. Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.
3. Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.
4. Shoh Zotin në çdo njeri. Kur laj një të sëmurë me lebër, ndjej se po kujdesem për Zotin. A nuk është kjo një eksperiencë e bukur?
5. Të varfrit na japin më shumë seç u japim ne atyre. Ata janë njerëz kaq të fortë, duke jetuar ditë për ditë pa ushqim. Dhe ata kurrë nuk mallkojnë, as nuk ankohen. Ne nuk duhet t'u japim atyre simpatinë, por duhet të mësojmë nga ata.
6. Kam zgjedhur varfërinë për njerëzit tanë të varfër. Por jam e nderuar të marr çmimin Nobel në emër të urisë, zhvesh jes, të pastrehëve, të verbërve, të sëmurëve, të atyre njerëzve që janë të padëshiruar, që nuk i do njeri, nuk kujdesen për ta. Njerëzit që ndihen të braktisur nga shoqëria dhe të refuzuar nga të gjithë.
7. Nëse luksi na rrethon, ne humbim shpirtin. Ne do jemi të aftë të duam të varfrit nëse njohim varfërinë dhe jemi vetë të varfër.
8. Nuk kam qenë kurrë më parë në një luftë, por kam parë urinë dhe vdekjen. E kam pyetur veten se çfarë ndiejnë ata kur e bëjnë këtë? Nuk e kuptoj. Ata janë të gjithë bijtë e Zotit. Pse ata e bëjnë këtë? Nuk e kuptoj.
9. Zoti do gjejë një person tjetër më fisnik, më të devotshëm, më të përkushtuar ndaj tij dhe shoqëria do vazhdojë.
10. Po prisja të isha e lirë, por Zoti ka planet e tij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi