Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhavit Haliti: Njerëz të opozitës tentuan të më vrasin

Shko poshtë

Xhavit Haliti: Njerëz të opozitës tentuan të më vrasin Empty Xhavit Haliti: Njerëz të opozitës tentuan të më vrasin

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 22, 2015 8:55 pm

Xhavit Haliti: Njerëz të opozitës tentuan të më vrasin


Xhavit Haliti: Njerëz të opozitës tentuan të më vrasin Largea_maxresdefault-11450796348


Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti gjatë një interviste dhënë për RTK-në, është deklaruar lidhur me shprehjen që shpeshherë e quajnë “Dora e zezë e PDK-së”. Ai ka thënë se ka shumë persona që e akuzojnë, por që sipas tij këto ndodhin për shkaqe xhelozie.
“Nuk dua ta akuzoj askënd. Askujt si kam bërë keq. Por, në qoftë se do të më donin të gjithë do të ndihesha keq, por edhe në qoftë se nuk do të më donin të gjithë do të ndihesha sërish keq. Kjo është politika. Ajo që unë kam kërkuar publikisht sa herë, dhe e kam kërkuar edhe me shkrim edhe nga EULEX-i, nga Prokuroria, ambasadat edhe në Shqipëri, është që kam kërkuar të hetohem për gjithçka. Por, unë s’kam asgjë për të fshehur”, ka thënë ai.
Ndërkaq, ai ka folur edhe pë përpjekjet për vrasjet ndaj tij, duke thënë se njerëz nga opozita kanë kërkuar vrasjen e tij.
“Unë i kam pasur 3 përpjekje për të më vrarë nga UDB-ja. Dhe i di kush janë ata, njëherë në Kosovë, në Itali dhe në Zvicër. Ka njerëz që kanë paguar të më vrasin, janë njerëz të opozitës së sotme, ka edhe të afërm të mi që kam bashkëjetu me ta, për shkaqe xhelozie besoj më shumë. Por, po besoj që janë të shkuara. “, ka deklaruar Haliti.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi