Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndërron jetën këngëtari shkodran Bik Ndoja

Shko poshtë

Ndërron jetën këngëtari shkodran Bik Ndoja Empty Ndërron jetën këngëtari shkodran Bik Ndoja

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 27, 2015 11:29 pm

Ndërron jetën këngëtari shkodran Bik Ndoja


Ndërron jetën këngëtari shkodran Bik Ndoja Largea_bik-ndoja22221451223355


Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare këngëtari dhe aktori shkodran, Ludovik Ndoja, ose i njohur për publikun e gjerë si Bik Ndoja.
Ai ka ndërruar jetë gjatë mëngjesit të sotëm, pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Homazhet do të zhvillohen në Shkodër në Teatrin “Migjeni” ditën e nesërme nga ora 11:00 deri në orën 13:00.
Ludovik Ndoj Gjergji, i njohur nga publiku si Bik Ndoja lindi në Shkodër me 13 gusht 1925. Ju dha titulli “Artist i Merituar” në vitin 1969. Bik Ndoja banon në Rrugën “Skanderbeg”, që quhet te zona “Ara e Pashës”, pranë “Shtëpisë Fëmijës”, në katin e parë të pallatit 5 katësh e ndërtuar në vitin 1994.
Bik Ndoja është një nga këngëtarët më të shquar të muzikës popullore shkodrane të gjysmës së dytë të shek. XX. Biku (siç e thërrasin që të gjithë në Shkodër), gjimnazin e kreu në shkollën e vjetër “Jordan Misja”.
Lidhur me muzikën popullore, ai e filloi këngën që në moshë të vogël, por njihet nga të gjithë se për herë të parë ai këndoi në një dasmë familjare, shoqëruar nga një prej formacioneve popullore me vegla të qytetit të Shkodrës, ku drejtonte dhe interpretonte në fizarmonikë Karlo Radoja.
Gradualisht, aktiviteti i tij u zgjerua dhe më shumë nëpërmjet koncerteve që Biku dha në të gjithë Shqipërinë, si dhe në ato jashtë shtetit. Ai ka kënduar një numër të madh këngësh ndër të cilat përmendim:
“S’ma din hallin qi kam”, “Elbarojen ta pata fal”, “Si dukat i vogel je”, “Jare te due”, etj. Në shtator 1999, teatri “Migjeni” organizoi 70-vjetorin e lindjes të Bik Ndojës, ku një vend të rëndësishëm zuri edhe koncerti me këngë dhe pjesë muzikore popullore, nga më të zgjedhurat nga repertori i jareve të kënduara prej tij në gjithë këto vite.
Bashkë me kolegët e tij Shyqyri Alushi, Luçie Miloti, Xhevdet Hafizi etj., kanë qenë dhe mbeten bilbilat e këngës popullore shkodrane. Shumica e regjistrimeve muzikore të tij gjenden pranë Radio-Shkodrës dhe RTV Shqiptar.



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi