Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - URIME NË VARRE VITI I RI

Shko poshtë

AGIM GASHI - URIME NË VARRE VITI I RI Empty AGIM GASHI - URIME NË VARRE VITI I RI

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 31, 2015 8:20 pm

AGIM GASHI - URIME NË VARRE VITI I RI 1017647_10153357052674077_4595170457529066183_n

AGIM GASHI


URIME NË VARRE VITI I RI


Në këtë natë kur ndrrohen motet
Më të dashurve pranë s`ju kemi, 
Vrimat n`zemër që na u bëtë kur ikët
Gjithmonë Ju aty do t´jeni.


Koha iken e kalojnë vitet
Këtë Vit të Ri sot e festojmë, 
Ngrehin gotat edhe për Juve,
N´thellsi t`varrit ju Urojmë.

Ndersa unë për dallim të tjerëve
As s´festoj as nuk kam gzime, 
Flen me plumbat shpirti i babit
E n´dhe të huej bukuroshja ime.

Fleni, fleni n´qetësi t´Parajses, 
Shpejt vjen babi në përqafim, 
Ju dy engjujt që m´shkuet ma heret
E keni vra fort shpirtin tim.

Në këtë natë kur ndrrohen motet
Shumë kujtime n´familjet tona, 
Urime t´gjithëve Viti i Ri
Se edhe vdekja është pjesë e jona.

31.12.2015
Klinika Aachen



AGIM GASHI - URIME NË VARRE VITI I RI 10291821_10153357052644077_8713099682196490510_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi