Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - ARBËRI E MJERA TI

Shko poshtë

AGIM GASHI  - ARBËRI E MJERA TI Empty AGIM GASHI - ARBËRI E MJERA TI

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 04, 2016 1:44 pm

AGIM GASHI  - ARBËRI E MJERA TI 1463537_10153364124734077_5938035786524049338_n




AGIM GASHI

ARBËRI E MJERA TI


Mbi të gjitha vlerat
Qëndron Shqipëria, 
E përmbi Shqipëri
Qëndron Perëndia!

Kështu thoshte Noli
Kështu thoshte Fishta, 
E tjerët na quanin
Gjymsë të egjer, me bishta.

Arbëria lulëzonte
Ndershmëria vetë, 
Që atëherë kaluan
Dhjetra e qindra vjetë.

N´vend që të shkojmë para
Në rrugë kah perëndimi, 
Ne e zgjodhem lindjen
Andej kah vjen errsimi.

Paraja e shkretë 
Na i verboi sytë, 
Përnjëmend na dolen bishtat
Leshi shkon t´u u rritë.

Varfnjakëve të shkretë
I vodhen brekë e tlina, 
Çikllopët me bishta
Tash edhe me brina.

Byryten në tokë 
Punojnë n´Qeveri, 
E mjera ti Kosovë
E mjera Shqipëri.

Një popull të lashtë
E ka rrokë mjerimi, 
Asgjë nuk është robria
Çka është vetërobrimi.

04.01.2016
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi