Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënder Zogaj: Stupcat personifikojnë ata që vranë pas shpine Zahir Pajazitin, Ilir Konushecin, kolonelit Ahmet Krasniqin, Smajl Hajdarajt, Uke Bytyqin, Shaban Manajt

Shko poshtë

Skënder Zogaj: Stupcat personifikojnë ata që vranë pas shpine Zahir Pajazitin, Ilir Konushecin, kolonelit Ahmet Krasniqin, Smajl Hajdarajt, Uke Bytyqin, Shaban Manajt Empty Skënder Zogaj: Stupcat personifikojnë ata që vranë pas shpine Zahir Pajazitin, Ilir Konushecin, kolonelit Ahmet Krasniqin, Smajl Hajdarajt, Uke Bytyqin, Shaban Manajt

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 04, 2016 2:08 pm

Skënder Zogaj: Stupcat personifikojnë ata që vranë pas shpine Zahir Pajazitin, Ilir Konushecin, kolonelit Ahmet Krasniqin, Smajl Hajdarajt, Uke Bytyqin, Shaban Manajt 384208_1034869753201747_8701591998843552932_n

Skënder Zogaj: Stupcat personifikojnë ata që vranë pas shpine Zahir Pajazitin, Ilir Konushecin, kolonelit Ahmet Krasniqin, Smajl Hajdarajt, Uke Bytyqin, Shaban Manajt




Skënder Zogaj: Stupcat personifikojnë ata që vranë pas shpine Zahir Pajazitin, Ilir Konushecin, kolonelit Ahmet Krasniqin, Smajl Hajdarajt, Uke Bytyqin, Shaban Manajt Largea_stt1451904471


Stupcat mbrojtës të vlerave të vërteta të luftës


Spoti humoristik i Stupcave na riktheu në kohën e luftës duke na e rikujtuar anën më të hidhur të saj – dorën e tradhtisë brenda UCK-s, duke qëlluar trimat më të flaktë të luftës atdhetare. Pra, Stupcat marrin në shënjestër bastardët që veshin uniformën ushtarake, jo nga ideali i liridashjes, por si argat të dreqit, të ndodhur rastësisht, ose të dërguar nga të tjerët me mision të caktuar. Si i këtillë spoti i Stupcave zgjoi kërshërinë e publikut, disa duke i kënaqur me aktin krijues të angazhuar për ta denoncuar tradhtinë, ndërsa të tjerët i pezmatoi sepse skeçin e vlerësuan si njollosje të luftës së UCK-s!
Spoti humoristik është skicuar shkëlqyeshëm dhe improvizon bukur atmosferën e lufës, një aksion të gjallë në frontin e luftës, ku komandantët "Qipsi" e "Smoki", janë shumë të përqendruar mbi një hartë dhe caktojnë pika strategjike për realizimin e një plani “sulmues” për uzurpimin e Stadiumit të qytetit dhe objekteve të Prishtinës pas përfundimit të luftës. Janë “Qipsi” e “Smoki” që përkundër mospajtimeve gjejnë ujdi, për dallim nga i treti “Shtapiqi” që është kategorikisht kundër sepse, idealet e tij janë çlirimi i vendit nga okupatori. Kundërshton ashpër, mirëpo, kjo i kushton me jetë.
Kjo është përmbajtja e skeçit që pastër fshikullon tradhtinë në luftë, duke i dhënë reflektim pasojave të kësaj tradhtie në Kosovën e pasluftës, që është një parabolë e saktë, sepse planet e “Qipsit” dhe të “Smokit” dalin saktësisht të realizuara pas luftës. Këtu kemi edhe vlerësimet e ndryshme, sepse, dikush e pëlqen dhe e konsideron skecin humoristik shumë të qëlluar, ndërsa të tjerët që e konsiderojnë njollosje të vlerave të luftës.
Kush ka të drejtë, është çështje relative e kushtëzuar nga afërsia me personazhet e skeçit. Simpatizantët e Qipsit” dhe “Smokit” domosdo që e gëzojnë të drejtën e vet për ta konsideruar skeçin humoristik si njollosje të luftës së UCK-s. Mirëpo, pas kësaj, nuk mund t’mos u pranohet vlerësimi i palës tjetër, atyre që skeçin e konsiderojnë mbrojtës të vlerave të vërteta të luftës, ku bën pjesë edhe “Shtapiqi” luftëtari idealist që ka marrë pushkën me zemër për të çliruar vendin dhe liria është e vetmja dëshirë e tij.
Kush në këtë rast është në anën e vlerave të luftës dhe, kush kundër vlerave të saj? Stupcat zbulojnë planin e ushtarëve vrasës, “Smoki” dhe “Cipsi”, që këta e bëjnë gjatë kohës së luftës, dhe qe e realizojnë saktësisht pas luftës: komandantët e UCK-s uzurpojnë objekte të kompleksit të Stadiumit, të Qendrës së Rinisë dhe të varg objekteve të tjera publike në Prishtinë; uzurpojnë tokat e KBI-s nga Prishtina deri në Lipjan e Ferizaj; uzurpojnë Zonën Industriale ndërmjet Fushë Kosovës dhe Prishtinës, uzurpojnë dhjetëra fabrika, qindra pompa të karburantit dhe depo të ndërmarrjeve tregtare, dyqane, komplekse banesore, shesheve ndërtimi, maleve, guroreve... e çka jo?!
Janë pikërisht personazhet e skeçit të Stupcave, që krahas uzurpimeve dyshohet se, edhe pas luftës kanë vazhduar me vrasjen prapa shpinës të figurave më të shquara të luftës qe nga vrasja e Zahir Pajazitit, Ilir Konushecit, kolonelit Ahmet Krasniqi, Smajl Hajdarajt, Uke Bytyqit, Shaban Manajt, Imet Racit... e shumë të tjerëve.
Por jo vetëm kjo, gojët që kanë flluar të çlirohen nga frika, thonë se "Qipsi" dhe "Smoki" janë edhe uzurpatorët e UCK-s, sepse duke qene personat me ndikim te madh për vlerësimin dhe seleksionimin e vlerave të luftës. Ndërmjetësimi i “Smokit” dhe “Qipsit” ka qenë i madh edhe tek Komisioni qendror për listën e veteranëve të luftës, dhe, këta komandantë kanë diktuar anashkalimin e një numri të madh të luftëtarëve të vërtetë dhe në vend të tyre janë shpallur veteranë të luftës qindra të dyshuar si bashkëpunëtorë të UDB-s, dhe krye agjentë si Fatos Klosi, Kudusi Lame, Sabit Brokaj e shumë bashkë punëtorë të tyre që kanë kryer detyra speciale brenda UÇK-së dhe që kanë meritën kryesore për moskrijimin e fronti unik të luftës çlirimtare.
Prandaj, nëse denoncimi i komandantëve vrasës dhe uzurpatorë konsiderohet njollosje e luftës së UÇK-s, atëherë Stupcat vërtetë duhet akuzuar për veprimtari antikombëtare dhe njollosjen e vlerave të luftës, mirëpo, nëse humori i Stupcave denoncon dhe fshikullon krimet dhe kriminelët, sic janë “Qipsi” e “Smoki” dhe rrjeti i bashkëpunëtorëve të tyre, atëhere me reaguesit dhe kritikuesit e këtij spoti humoristik diçka nuk është në rregull, sepse, ose janë qorra dhe nuk shohin, ose shtihen se janë qorra sepse ashtu u konvenon.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi