Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drin Dokleani-Haliti , Kelmendi dhe Gjykata Speciale

Shko poshtë

Drin Dokleani-Haliti , Kelmendi dhe Gjykata Speciale Empty Drin Dokleani-Haliti , Kelmendi dhe Gjykata Speciale

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 12, 2016 10:26 pm

Drin Dokleani-Haliti , Kelmendi dhe Gjykata Speciale


Gjatë ditëve të fundit, audienca publike e Kosovës është bombarduar me lajme tronditëse ku protagonist janë dy figura të LPK-së në diasporë, Xhavit Haliti dhe Ibrahim Kelmendi.



Drin Dokleani-Haliti , Kelmendi dhe Gjykata Speciale 12510320_1274085655951334_4718086730562121296_n

Xhavit Haliti rrëfej para Baton Haxhiut se si i janë përgaditur atentate të ndryshme nga shërbimet sekrete serbe dhe nga « ish-bashkveprimtar » , « shokë » ose « ish-shokë ». Gjatë rrëfimit të tij, Xhavit Haliti apostrofoj individ të ndryshëm me iniciale, por pa saktësuar emrat e tyre. Këto akuza kanë në sfond një deklarat të deponuar në zyrën e Kryeprokurorit nga Xhavit Halitit në mars 2015 ndaj Ibrahim Kelmendit. Në këtë deklaratë theksohet se janë paguar 250000 euro nga Kelmendi për ekzekutimin e Halitit duke rekrutuar Florim Ejupin dhe Agron Sylejmanin si hakmarrje për vrasjen e Ilir Konushecit. Pas paraqitjes se Halitit në Klankosova, nuk vonoj reagimi i Kelmendit përmes hapjës së një « debati » në rrjetet sociale. Kelmendi sulmoj Halitin duke e akuzuar si përgjegjës për vrasjën e Konushecit dhe duke u shfajsuar nga akuzat qe ja drejtoj Haliti.

Kelmendi shkoj më larg, duke akuzuar treshën Xhavit Haliti- Hashim Thaci - Azem Syla si komplotistë të UCK.

Ndërkohë, Qerim Kelmendi, vëllau i Ibrahim Kelmendit, njoftoj opinionin publik që Ibrahim Rugova dhe zyrtar të lartë të LDK-së kanë qenë në shënjestër të UÇK, dhe që emrat e tyre kanë qenë në një list për ekzekutime. Nuk vonoj shumë ndërhyrja e Bedri Islamit në profilin Facebook e Qerim Kelmendit, ku me akrobacione të ndryshme (dhe i kapluar nga paniku), mundohet tu shpjegon lexuesve (dhe Qerimit) që UÇK nuk ka pas plane ta vret Rugoven. E kuptueshme, duke pas parasysh që Bedri Islami ka qenë kryetar i LPK-së dhe qe Gjykata Speciale do të fillon punët e saja brenda pak muajve.

Në të njëjtën kohë, Ibrahim Kelmendi vazhdon akuzat duke mos i kursyer ish-bashkveprimtarët dhe akuzon Hashim Thacin si marionet e shërbimëve sekrete franceze dhe i rekrutuar nga një ish-zyrtar i shërbimit, Arnaud Danjean në kohën e luftës. Në fakt, këto akuza janë vetëm riaktualizim i një teme e mëhershme dhe e hapur në Kosovë nga ish-eprori i SHIK-ut, Naim Miftari para ca viteve. Kjo temë është hapur edhe më herët falë ish-oficerit të DGSE Maurice DUFRESSE, alias Pierre Siramy, i cili pranon pjesërisht në një libër, qe Hashim Thaci ka qen i rekrutuar nga DGSE me qëllim qe sherbimi ta kontrollonte UCK-në.

Pyetja e pashmangshme qe vjen është se për ç’arsyesh protagonistët e LPK zgjidhen këtë kohë për të hapur këto tema të njohura për opinionin publik.

Para ca muajve, Milaim Zeka, një gazetar kontrovers nga Kosova, përmes profilit Facebook, njoftoj opinionin publik qe ka listen e të akuzuarve në Gjykatën Speciale, dhe qe Xhavit Haliti, figuron po në at list si i dyshuar për një vrasje në Shqipëri. Dyshimet janë qe viktima mund të ketë qen furnizuesi i UCK-së, Ilir Konusheci, i vrarë në një prite afër Tropoje.

Xhavit Haliti, pronar i mijëra hektar toke në rrehtin e Pejës bënë be në tokë dhe në qjell qe nuk ka të bëjë asgjë me këtë vrasje dhe që është marrë në shënjestër nga nje grup vrasës të paguar nga Ibrahim Kelmendit . Por e kaluara e tij nuk e ndihmon dot ta largon mjegullën rreth vetës. Xhavit Haliti përshkruhet në raportet e KFOR amerikan si një njeri inteligjent qe përqafoj ideologjinë leniniste në fillim të vitëve tetëdhjeta, një ndër liderët kryesor të krimit në Kosovë, pronar të shume dyqaneve dhe restoranteve në Peje. Anëtar dhe themelues i SHIK te Kosovës , dyshohet po ashtu per lidhje me UDB-në dhe qe ka informuar sherbimin sekret serb për dërgesat e armatimëve per FARK-un. Dyshohet po ashtu si porositësi i vrasjës së Ali Ukës dhe Xhemajl Mustafes. Me gradë të gjeneralit te SHISH, dyshohet se ka ndërtuar në bazë të udhëzimëve të Fatos Klosit dhe Fatos Nanos, Shërbimin Informativ të Kosovës dhe ka vendosur në krye te saj Kadri Veselin. Eshtë akuzuar nga të burgosur në Kosovë edhe për porositjen e vrasjës së Ibrahim Rugovës.

Sa i perkët Kelmendit, nijhet si një anti-Rugovist qe akuzoj Presidentit Rugova si marionetë e Serbisë. Ofroj publikishtë shpërblim për vrasësit e Kolonelit Ahmet Krasniqit, te cilin e cilësoj si anëtar te UDB dhe diversionist. Në të kaluarën, Ibrahim Kelmendi akuzoj jo pak aktivista të diasporës si të lidhun me UDB-në, si rasti i Enver Hadrit, i vrarë nga falangat e UDB-së në Belgjikë. Në rajonin e Pejës përflitet si njëri ndër përgjegjësit ose bashpjesëmarrës në vrasjën e Smajl Hajdarit, një zyrtar i LDK dhe ish-antar i UCK i vrarë paslufte. Në fakt, vrasësit të Hajdarit janë strehuar në shtëpinë e Qerim Kelmendit, vëllau i Ibrahim Kelmendit, dhe është përdorur makina e Qerimit për kryerjen e vrasjës. Në vrasjen e Smajlit, është përdorur i njëjti model si për vrasjën e Ekrem Rexhës. Në fakt, një javë para vrasjës së Smajlit, Ibrahim Kelmendi do të shkruante me një pseudonim një artikull denigrues për figurën e Smajlit në një prej gazetave të kontrolluara nga SHIK, ashtu sic ka vepruar Skender Krasniqi, kryekredaktor i Kosovapress para vrasjës së Ekrem Rexhës. Ca ditë pas vrasjës së Smajlit, Ibrahim Kelmendi, do ta shkruante një artikull me qëllim qe ti mbulon gjurmët e krimit. Kjo metod qe shumë e përhapur për mbulimin e gjurmëve të krimëve politike të pasluftës me ndihmën morbide të mediave te kontrolluara nga kupola e krimit. Nuk do vonohem shumë në akuzat dhe dyshimet qe rëndojne mbi figurën e Kelmendit për vrasjen e treshës Gervallaj dhe Zeka në 1982. Por dua te nenvoizoj qe emri i Ibrahim Kelmendit përmendet tejet shpesh në raportet e Bundestagut mbi veprimtarine e UDB ne emigracion dhe Gjermani, dhe në dokumenta zyrtare mbi operacionin “Olluja Shtutgard”. E habitshme është se këto dokumente janë te lexueshme kudo në botë por jo edhe në Kosovë.

Lufta mes klanëve Haliti dhe Kelmendi fillon herët, ndoshta edhe para fillimit të luftës kur të dy klanet luftojshin me njëri-tjetrin për kontrollin e strukturës të LPK para luftës dhe të UCK-së gjatë luftës. Si duket, klani Haliti do te tregohet me dinak se klani i Kelmendit dhe do ta përvetëson edhe komandën e LPK dhe UCK gjatë lufte. Pas çlirimit, të dy protagonistët Haliti-Kelmendi, ndodhen në krye të dy prej grupëve kriminale më të rrëzikshme në Dukagjin qe janë në luftë me njëri-tjetrin për kontrollin e tregut të drogës dhe prostitucionit prej paslufte. Në këtë luftë të përgjakshme për shtrirjen e rrjetit kriminal te tyre, janë vrarë shumë njerz në Pejë dhe Dukagjin ku protagoniste kryesor jane Familjet Kelmendi dhe Elshani, kjo e fundit e lidhur me Xhavit Halitin. Por lufta më e pamëshirshëm qe do bëjnë mesveti është ajo e faktorizimit brenda SHIK të Kadri Veseli ku Kelmendi, ashtu si Haliti do të luftojnë njëri tjetrin, duke shpresuar, si njëri, ashtu si tjetri, ti hyn në qejf Hashim Thacit, i cili ka ftohur raportet me Halitin shpejt pas përfundimit të luftës.

Për këtë arsye është vështirë ti besohet « qëllimit të mirë » të Ibrahim Kelmendit , qe po kalon ditët e fundit duke akuzuar Hashim Thacin « and Co » si marionet e Francezëve, dhe arsyetohet se bën këtë denoncim sot sepse rrezikohet Republika në qoft se Hashimi bëhet President i vendit. Të sqarohëm. Nuk ka asnjë fije dyshimi qe Thaci « and Co » kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë një rol tejet të dëmshëm dhe të dyshimt qe nga lufta. Nuk ka po ashtu asnjë dyshim qe Hashim Thaci është rekrutuar nga DGSE dhe nuk bënë kurrsesi të bëhet President i Shtetit. Por ku ka qen Ibrahim Kelmendi qe nga viti 1999 qe nuk ka fol. Ku ka qen kur është firmosur marrëveshja e prillit 2013 nga ana e Thacit qe ka krijuar bazamentet per një Republika Srpska në Kosovë ? Nuk mbahet mend qe Ibrahim Kelmendi të ketë denoncuar këtë marrëveshje të dëmshme dhe të rrëzikshme për Kosovën para se ta akuzon Xhavit Haliti për porositjën e një vrasje. Sa i përket Halitit, ky i fundi ka mbrojtur marrëveshjën Thaci-Daciq kudo qe i është dhënë mundësia në paraqitjet e tij televizive.
Kjo përplasje dëshmon qe të dy klanet janë në shënjestër të Gjykatës Speciale për krime politike dhe ekonomike të ndryshme dhe qe kanë filluar ta qesin njëri-tjetrin për të bëmat e tyre duke shpresuar qe do ti ikin hetimëve dhe dënimëve. E ardhmja do të na tregon nëse shefat real të këtyre dy klanëve (dhe klanëve tjerë), Hashim Thaci me vartësin e tij Kadri Veselin, do arrin të ju shpëtojn (edhe një herë) drejtësisë ndërkombëtare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi