Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjenerali serb tregon se pse e vranë Adem Jasharin me familje

Shko poshtë

Gjenerali serb tregon se pse e vranë Adem Jasharin me familje Empty Gjenerali serb tregon se pse e vranë Adem Jasharin me familje

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 16, 2016 3:33 pm

Gjenerali serb tregon se pse e vranë Adem Jasharin me familje

Gjenerali serb tregon se pse e vranë Adem Jasharin me familje Largea_00-980-gjs1452902036

Gjatë një interviste në emisionin “Vo Centar” të televizionit Alsat-M, ish gjenerali serb, Stevan Gjuroviq, tregoi se sa spiunë kishin dhe sa herë ata kishin mundur ta vrisnin Adem Jasharin.
Gjenerali serb në intervistën për emisionin "Vo Centar" të Alsat-M, ka folur gjerë e gjatë për luftën e forcave serbe në Kosovë dhe prapaskenat.
Ai thotë se ka qenë në shërbim për shumë vite në Kosovë.
Gjenerali serb ka shpjeguar detaje të luftimeve të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë kundër UÇK-së.
Gjenerali ka folur për shumë detaje dhe vizita të ndërkombëtarëve, veçmas ndërmjetësimit të Richard Holbrooke, misionit verifikues OSBE, respektivivisht shefit të misionit, William Wallker.
Ai ka folur për betejat me UÇK-në dhe detaje tjera, veçmas është ndalur në vrasjen e komandantit të UÇK-së, Adem Jasharit.
”Ne ishim në dijeni për çdo hap që bënte komandanti i shqiptarëve, Adem Jashari, pasi ne kishim spiune brenda dhe për ketë arsye ne dinim çdo gjë rreth tij se ku po shkonte e çka po bënte”, tha ai.
Ai gjithashtu theksoi se në kohën e paraluftës dhe të pasluftës ishin shumë spiunë shqiptarë, të cilët e kishin shitur veten kombin e tyre për ca mijëra euro.
Me tej ai tregoi se ata mund ta kishin vrarë Adem Jasharin kur të donin dhe ku te donin. Madje mund ta zinin edhe të gjallë, pasi spiunët e informonin atë në çdo kohë. Mirëpo, ai tregoi edhe pse u masakrua familja Jashari.
“Ne mund ta vritnim Adem Jasharin kudo dhe kurdo, madje edhe mund ta zinim edhe te gjallë. Mirëpo, ne i vramë familjen për t'i dërguar një mesazh ndërkombëtareve”, tha ai
Ai tregoi se 3 spiunë ishin te afërm te Adem Jasharit, por nuk i përmend me emra. Ndërsa, si spiuni më i madh tha që ishte një ish-ministër.
“'Ministri' na informonte për çdo gjë. Madje edhe për detajet më të vogla, pasi ne ia mbushnim xhepin plot me para të thata. Atij, të themi, i pëlqenin shume paratë”, tha gjenerali serb
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi