Opozita: Në Kosovë Viti i Ri filloi më 9 janar, Albin Kurti pritet si hero (Video)
Faqja 1 e 1

(E plotësuar) - Sipas përfaqësuesve të subjekteve opozitare në Kosovë, Viti i Ri 2016, sivjet filloi me 9 janar. Kjo ishte dita kur opozita e bashkuar protestoi kundër Qeverisë së Kosovës, thirrjes të së cilës për të protestuar iu përgjigjën një numër i konsiderueshëm qytetarësh.
Sipas partive opozitare, më 9 janar kundër kapjes së shtetit protestuan 100 mijë qytetarë. Tani ata pretendojnë që me pjesëmarrjen edhe më masive të qytetarëve në protestat e radhës ky vit të jetë vit i rrëzimit të Qeverisë.
Këtë ata e thanë sot gjatë mbajtjes së tubimit mobilizues me strukturat e tyre partiake në Prishtinë, ku falënderuan të gjithë qytetarët të cilët ishin angazhuar në protestën e fundit. Të pranishëm në këtë tubim ishin edhe deputetët të cilët dje i është hequr masa e arrestit shtëpiak, Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu. Që të dy deputetët e Vetëvendosje u pritën me duartrokitje.
Në fjalimin e tij, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, tha se largimin sa më shpejt të rrëzohen nga pushteti partitë e koalicionit qeveritar, PDK e LDK, aq më shpejt do t’i kthehet sovraniteti Kosovës.
Ymeri: Të vazhdojmë me të njëjtin intensitet të rezistencës
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një tubim të subjekteve opozitare, ka thënë se protestat nuk do të ndalen.
“Viti i ri 2016 filloi pikërisht më 9 janar. E keni bërë të tillë ju – qytetarë, të gjithë së bashku”, tha Ymeri.
“Ne duhet të vazhdojmë me të njëjtin intensitet të rezistencës sepse Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi po vazhdojnë me të njëjtin intensitet dëmtimin e Republikës”.
Ymeri tha se pushteti aktual po vazhdon t’ia djeg të ardhmen këtij populli dhe Republikës.
“Daçiqi e quajti popullin e Kosovës ISIS, ndërsa Thaçi i quajti ekstremistë. Opozita e bashkuar është shansi edhe për demokracinë edhe për Republikën e Kosovës”.
“Kjo është shumë me rëndësi sepse ne po e marrin çdo ditë formën e lëvizjes për ndryshim. Ai duhet të jetë substancial. Sa më shkurt Mustafa e Thaçi në pushtet, aq më shpejt do të kemi shtet dhe sovranitet”.
Haradinaj: Këta udhëheqës e kanë çuar popullin deri në vëllavrasje
Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në një tubim të subjekteve opozitare ka thënë se megjithë dallimet, kauza i ka bashkuar, duke premtuar se do të jenë edhe më të shumtë.
“Ne edhe mund të jemi të ndryshëm, por në kauzën tonë jemi bashkë. Jemi kaq shumë dhe do të jemi edhe më shumë sepse ata që po e udhëheqin Kosovën janë mashtrues dhe të padinjitetshëm në kryerjen e detyrave që kanë”, tha Haradinaj.
“Këta udhëheqës e kanë çuar popullin deri në vëllavrasje. Ne do të vazhdojmë ta fuqizojmë zërin e qytetarëve”.
“Këta politikanë na kanë thënë se do të na ofrojnë jetë të dinjitetshme, se do të kemi zero korrupsion, se do ta paguajmë më lirë rrymën, e shumë të tjera”.
“Ku ësthë Kosova sot? Po flas deri në ditën kur kemi filluar protestën. Kosova është e izoluar në Ballkan, jo në Evropë”, tha lideri i AAK-së.
Limaj: Protestat vazhdojnë, 9 janari ishte kthesa e madhe
Fatmir Limaj, kryetar i NISMA për Kosovën, në një tubim të subjekteve opozitare, ka thënë se më 9 janar populli i Kosovës ka treguar se nuk do të qeveriset nga shkelësit e Kushtetutës.
“Nëntë janari, dita dhe momenti i kthesës së madhe në Kosovë – vuri në lëvizje popullin dhe qytetarët e Kosovës”, tha Limaj.
Lideri i NISMA-s, tha se Kosova nuk lejon më që të qeveriset nga shkelësit e Kushtetutës.
“Ne duhet të vazhdojmë që të mobilizohemi, të zhvillojmë, të bashkëbisedojmë që të jemi edhe më shumë. Kjo frymë e re në Kosovë i kalon kornizat partiake. Është fryma e një Kosove të re dhe të dinjitetshme”, tha ai.
“Koha e mashtruesve ka përfunduar. Ne nuk përndjekim njerëz, ashtu siç kanë bërë të tjerët. Të bashkuar ne vazhdojmë rrugën tonë. Nuk ka askush që mund të na pengojë”.
“Nuk ka fyerje më të madhe sesa kur ministri i Jashtëm i vendit i identifikon mijëra njerëz me organizatën më të urryer në botë (ISIS)”, tha Limaj.
“Ne do të vazhdojmë me protesta paqësore deri në largimin e kësaj qeverie që ka shkelur Kushtetutën e Kosovës”, tha ai.
Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po merr pjesë në takimin e tri subjekteve opozitare me strukturat e tyre drejtuese që po mbahet në Prishtinë.
Ai në takime të tilla të më hershme nuk ka marr pjesë për shkak të akuzës së ngritur ndaj tij. Megjithatë, Kurti sot është pritur me duartrokitje të mëdha nga të pranishmit në sallën e kuqe.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi