Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi - LAMTUMIRË MOJ BOTË

Shko poshtë

Agim Gashi - LAMTUMIRË MOJ BOTË Empty Agim Gashi - LAMTUMIRË MOJ BOTË

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 19, 2016 12:55 am

Agim Gashi - LAMTUMIRË MOJ BOTË 12439254_10153390672244077_6786697275202352549_n

Njeriu kur të vdes, nuk mundet të zgjohet e ti përshëndetë të gjithë. E shfrytzova rastin që kësaj radhe të ju them lamtumirë të gjithëve, e nëse Zoti më dhuron ende jetë, unë do të jemë me Ju përsëri. Ju premtoj, se vdekjes nuk po i friksohem edhe pse është më e ftoftë se akulli polar


Agim Gashi

LAMTUMIRË MOJ BOTË


Oj nanë, e babë në amshim
O ju zemrat e mia në përmallim, 
Që m´keni rritë me mundime
me shumë vujtje dhe trishtime;

Për në atë botë tash jam nis,
Pa u përcjell nga njerzit e shpis.
Po shkoj në varr si emigrant,
kam në zemër nji peng të rand.

Lamtumirë moj botë e çartun
Lamtumirë o atdhe i dashtun, 
Unë jam nis me shkue atje,
Ku njerzit shuhen e bahen dhe.

II
O vllazën të shtrenjtë e ju motra
O pragje të bardha e ju votra, 
Kjo botë paska veç idhnime,
vuejtje shumë dhe mundime.

Lamtumirë ju them pa pra
Kur të vdes mos me më qa.
Se për ju unë kam këndue, 
këndoni pra dhe ju për mue.

Lamtumirë moj botë e çartun
Lamtumirë o atdhe i dashtun, 
Unë jam nis me shkue atje,
Ku njerzit shuhen e bahen dhe.

III
O ju të dashtun fëmijë
O ju gjaku im, qysh në vegjëli,
Në kët’ botë zbraza shumë kangë’
mbusha zemrat gjer në dhambë.

Por pata edhe shumë mundime
trishtime të thella dhe idhnime.
Ndoshta ca gabime kam ba
po në këtë botë krejt i kam la.

Lamtumirë moj botë e dashtun
Lamtumirë dhe ty o atdhe, 
Unë jam nisë me shkue atje
Ku njerzit shuhen e bahen dhe.

IV
Ju o miq dhe ju mikesha 
Ju ishit lumnia që un’ desha 
Me ju ndava krejt gëzimet,
me ju ambëlsova idhnimet.

Po ju la vetëm nji amanet
n´dhe t´huej mos me vdekë.
Sepse larg prej dheut nanë,
dheu i varrit peshon randë.

Lamtumirë oj botë plot gjallni,
Kosovë e dashtun dhe Shqipni,
Unë po nisem të shkoj aty
ku njeriu ka ma shumë liri.

V
Se pa lirinë qe e kam në gjak, 
Shpirt im jeton me merak. 
Ndaj kurbeti më lodhi shumë 
më sëmuri më la pa gjumë.

Unë isha një vetëtimë pa liri 
Që lëshova rrufe me sharki,
po shkoj t’u këndoj rrufeve
që shiu i lotëve tu teret njerëzve.

Lamtumirë moj botë e dashtun
Lamtumirë dhe ty o atdhe, 
Unë jam nis me shkue atje
ku vetëtimat shuhen në re.

2012-2016

Agim Gashi - LAMTUMIRË MOJ BOTË 12472407_10153390827384077_4240440878697014149_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi