Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Zhduket” kryetari i Klinës, Prokuroria: Kemi dhënë urdhër për bastisjen e banesave të Sokol Bashotës, shoferit të tij dhe shefit të prokurimit

Shko poshtë

“Zhduket” kryetari i Klinës, Prokuroria: Kemi dhënë urdhër për bastisjen e banesave të Sokol Bashotës, shoferit të tij dhe shefit të prokurimit Empty “Zhduket” kryetari i Klinës, Prokuroria: Kemi dhënë urdhër për bastisjen e banesave të Sokol Bashotës, shoferit të tij dhe shefit të prokurimit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 04, 2016 2:49 pm

“Zhduket” kryetari i Klinës, Prokuroria: Kemi dhënë urdhër për bastisjen e banesave të Sokol Bashotës, shoferit të tij dhe shefit të prokurimit





“Zhduket” kryetari i Klinës, Prokuroria: Kemi dhënë urdhër për bastisjen e banesave të Sokol Bashotës, shoferit të tij dhe shefit të prokurimit Largea_untitled-111111454586160

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për mendia se ka lëshuar urdhëresë për bastijsen e shtëpive apo banesave të kryetarit të Komunës së Klinës, shoferit të tij dhe menaxherit të prokurimit të asaj komune.
Që të tretë dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” dhe “Konflikti i interesit”

Komunikata e plotë e Prokurorisë:

Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Gjykata Themelore në Pejë ka lëshuar urdhëresë për bastisje të shtëpive apo banesave të kryetarit të Komunës së Klinës, shoferit të tij dhe menaxherit të prokurimit të asaj komune, te cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” në kundërshtim me nenin 422 të Kodit Penal të Kosovës, lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale “Konflikti i interesit”, nga neni 424, paragrafi 2, të KPRK-së, lidhur me Raportin e auditimit nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm për pasqyrat financiare të komunës së Klinës, për vitin 2014, botuar në qershor 2015, i cili ka gjetur disa shkelje sa i përket menaxhimit dhe shpenzimit të parasë publike.

Këto bastisje janë duke u zhvilluar sot nga zyrtarë të Policisë së Kosovës - Departamenti Special Antikorrupsion në Prishtinë dhe në këtë rast janë të dyshuar 5 zyrtarë të Komunës se Klinës, të cilët me urdhër të prokurorit do të shoqërohen në polici për tu intervistuar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi