Nuk hoqëm dorë nga përcaktimi - kombëtare!
Faqja 1 e 1

Xhevdet MAZREKAJ
“Bota sot”, gazeta e parë e pavarur, e përditshme kombëtare, u botua pikërisht në ditën e sotme, para 14 vjetëve, në Cyrih.
Ishte e pamundur që në atë kohë të botoheshim edhe në Kosovë, sepse kjo kërkonte regjistrimin e gazetës në administratën e Serbisë së atëhershme.
Dhe katër vjet, deri në qershor 1999, botoheshim vetëm në diasporë, në të gjitha vendet evropiane dhe SHBA. Impresumi -kombëtare- në “Bota sot”, katër vjet, deri në vitin 1999, nuk e pengoi askënd.
Përkundrazi. “Bota sot” arriti 60.000 copë tirazh, që është i pashënuar në historinë e medias shqiptare.
Mirëpo pas vitit 1999, kur filloi botimi edhe në Kosovë, impresumi -kombëtare- u bë pengesë dhe nxiti një qëndrim denigrues të shoqërisë civile që e udhëhiqnin ndërkombëtarët pa përjashtim.
Nga kjo perspektivë e sotme, nuk mund ta kuptoj veten, çfarë besimi të madh kam pasur si editor i “Botës sot”, që përballë të gjitha atyre sfidave të rënda, nuk hoqa dorë as nga botimi i gazetës, as nga koncepti politik i saj.
“Bota sot” u bë gazeta e parë kombëtare pas 50 vjetësh diktature komuniste! Më duhet të them, se, megjithatë, nuk kam besuar se do të has në aso sfidash të rënda, të cilat mbase nuk është as vendi, as koha të thuhen këtu, sot.
Por, çka të flas për një përvojë prej editori, në 14-vjetorin e botimit të gazetës sonë, kur proceset e rënda politike po zhvilloheshin në botën shqiptare, dhe në ato procese normalisht ndeshej në sfidat e tyre edhe gazeta jonë kombëtare.
Pikë së pari, botimi i gazetës së parë të përditshme që nuk ishte më “socialiste”, por kombëtare. Ky lloj përcaktimi do t’i kushtojë “Botës sot”, sidomos gjatë kohës 10-vjeçare të administratës së OKB-së në Kosovë, kur për shkak të impresumit - nacionale, “Bota sot” nuk u mor parasysh të ndihmohet nga ato fonde që voli media e përkatësisë së shoqërisë civile, pra e konceptit të qartë socialist, por që më nuk e praktikonin ta përdornin, për shkakun se opinioni shqiptar ishte zhgënjyer 50 vjet me radhë nga një përkatësi e tillë socialiste.
Sfidat ishin të rënda, që nga dita e botimit, 14 vjet më parë.
Më telefononin nga Kosova, këtu në redaksinë e Cyrihut, duke shprehur dyshim dhe indinjatë, si kisha marrë guxim t’i konkurroj një gazete “shoqërore” (ish-socialiste) dhe çka do të thoshte të botohet një gazetë private e pavarur? Kjo i bënte të dyshonin individë eminentë që më telefononin duke me këshilluar të mos vazhdoja botimin e “Botës sot”.
Me modesti e them se në historinë e medias “Bota sot” do të shënohet si titulli i parë i një gazete shqiptare të përditshme të pavarur, pas 50 vjet monizmi, ndaj edhe medial.
Dhe kur “Bota sot”, që nuk lejohej të botohej edhe në Kosovë, arriti tirazhet më të mëdha në historinë e medias shqiptare, atëherë filluan sfidat më të rrezikshme, pikërisht për arsye se një strukture të caktuar dhe të njohur nuk u konvenonte koncepti politik i fizionomisë kombëtare të “Botës sot”, sidomos platforma politike nacionale e Presidentit Historik, Rugova.
“Bota sot” qëndroi konsekuente në platformën e Rugovës, sidomos pas lufte.
Veç pse me konsekuencë qëndronim me përcaktimin -kombëtare- ata që shpërndanin fonde marramendëse për mediat e Kosovës, “Botën sot” nuk e shihnin si gazetë të shoqërisë civile, ojëqëiste, ndaj nuk i ndanë asnjë cent donacioni, derisa mediat tjera merrnin miliona e miliona euro.
Por “Bota sot” ekzistonte dhe ekziston - vetëm - dhe - e pavarur, ekziston në saje të lexuesve të saj besnikë, të atyre bindjeve tradicionale kombëtare. Do të vazhdojmë me këtë platformë kombëtare.
Pikërisht në këtë kohë gjithnjë e më shumë po triumfon platforma kombëtare, sepse po shihet se pa zgjidhjen e çështjes nacionale, zgjidhjet tjera janë vetëm përpjekje për ta zvarritur të drejtën e shqiptarëve të jetojnë të lirë në shtetin e tyre. Diskriminimi që iu bë “Botës sot” nga struktura të shoqërisë civile, nuk ishin vetëm përjashtimet nga ato media që i sponsoronte bashkësia ndërkombëtare, së cilës i interesonte “kombi i ri” e jo kombi shqiptar.
Pra dhjetë vjet nuk pushuan denigrimet, pengesat, ndalesat, intrigat, gjykimet dhe dënimet e ndjekjeve staliniste të mësuara nga sistemi i diktaturës. Duke u bindur gjithnjë e më shumë se “Botës sot” kombëtare nuk mund t’ia ndalnin hovin, filluan anatemat e llojllojta, kërcënimet, intrigat publike, por edhe na i vranë në mënyrë mizore gazetarët më të mirë që kishim.
Pse? Vetëm pse “Bota sot” kombëtare nuk u takonte atyre strukturave konvertite, që duke e shpallur veten shoqëri civile, fshehin përkatësinë esenciale socialiste, majtiste, jokombëtare.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» NË JAVËN E PAVARËSISË DHE JAVEN E FLAMURIT KOMBËTAR, VLORA UDHËHEQË VALLEN, TË TJERËT DORË PËR DORE! Vargje
» 700 vjet dorë për dore [FOTO]
» Hysesani Anisa: DORE PER DORE
» Besëlidhja e Rilindjes Kombëtare-ULTIMATUM: Qeverisë së Kosovës nga Beslidhja e Rilindjes Kombëtare
» Ferit Ramadani: Percaktimi i vlerave krijuese

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi