Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK me komunikatë për zgjidhjen e Thaçit president, ja çfarë thuhet në të

Shko poshtë

LDK me komunikatë për zgjidhjen e Thaçit president, ja çfarë thuhet në të Empty LDK me komunikatë për zgjidhjen e Thaçit president, ja çfarë thuhet në të

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 25, 2016 6:46 pm

LDK me komunikatë për zgjidhjen e Thaçit president, ja çfarë thuhet në të


LDK me komunikatë për zgjidhjen e Thaçit president, ja çfarë thuhet në të Largea_th1456413599


Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet ka dërguar një komunikatë për media me anë të së cilës shfaq bindjen e vet se deputetët e kësaj partie të premten do të votojnë në bazë të marrëveshjes politike ndërmjet PDK-së dhe LDK-së.
Partia e Isa Mustafës përkrah funksionimin e institucioneve pjesë e së cilës është edhe LDK-ja.


Komunikata e LDK-së:


Lidhja Demokratike e Kosovës, ditët e fundit, ka zhvilluar takime dhe konsulta shteruese me strukturat e LDK-së, ku është diskutuar për zhvillimet politike në Republikën e Kosovës.
Gjatë takimeve të Kryesisë së LDK-së, të Grupit Parlamentar si dhe me kryetarët e degëve të LDK-së, ka dominuar plotësisht qëndrimi dhe ka qenë konkluzion i përbashkët se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të vazhdojë me përkushtim të plotë kontributin e saj shtetndërtues në institucionet e Republikës së Kosovës.
Anëtarët e të gjitha strukturave të LDK-së, kanë kërkuar pa ekuivok nga përfaqësuesit e saj në institucionet qendrore që LDK-ja si parti me traditë të gjatë institucionale dhe me kontribut vendimtar në themelimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, t’i përmbahet parimeve të saj, duke përmbushur obligimet politike e kushtetuese të dala nga marrëveshja për krijimin e institucioneve në këtë mandat qeverisës, duke përfshirë zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, sipas kësaj marrëveshjeje.
Duke iu referuar gjendjes aktuale në vend, të gjitha strukturat e LDK-së kanë kërkuar që LDK-ja, si gjithnjë, të luaj rol konstruktiv në funksionalizmin e plotë të institucioneve të shtetit dhe krijimin e kushteve për realizimin e prioriteteve dhe objektivave nacionale.
Kryetarët e degëve, anëtarët e Kryesisë dhe deputetët e LDK-së kanë kërkuar që LDK-ja, përmes udhëheqjes së Qeverisë dhe deputetëve të saj në Kuvend të vazhdojë përkushtimin maksimal për zhvillim ekonomik, ndërtim të institucioneve demokratike dhe proceset integruese euroatlantike.
Lidhja Demokratike e Kosovës, më këtë rast, thekson përkushtimin e saj të plotë për realizimin e synimeve dhe aspiratave t ë qytetarëve për ndërtimin shtetit të Kosovës, në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera mike.
Ky vizion nacional, sot, mund të realizohet përmes punës së përbashkët, dialogut institucional dhe në koordinim të plotë me partnerët perëndimorë dhe jo përmes veprimeve anarkiste anti-perëndimore.
Lidhja Demokratike e Kosovës pret që të premten të gjithë deputetët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës të veprojnë në përputhje me marrëveshjen politike të përkrahur nga strukturat e LDK-së, në mënyrë që t’i shërbejnë funksionalizmit të plotë të institucioneve të Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi