Refleksione rreth librit “Gjeneza e familjes Mrijaj ndër shekujt (Kujtime), te autorit Tomë Mrijaj
Faqja 1 e 1
Refleksione rreth librit “Gjeneza e familjes Mrijaj ndër shekujt (Kujtime), te autorit Tomë Mrijaj
Refleksione rreth librit “Gjeneza e familjes Mrijaj ndër shekujt (Kujtime), te autorit Tomë Mrijaj
LIBËR ME VLERA TË MIRËFILLTA RRETH NDRIÇIMIT TË HISTORISË SË NJË FAMILJE ME TRADITA PËRPARIMTARE DHE ATDHETARE
Tomë Mrijaj: “Gjeneza e familjes Mrijaj ndër shekuj” (Kujtime). New York 2015.
Shkruan: Mikel GOJANI
Historia e gjenealogjia e familjes Mrijaj përmes veprës së Tomë Mrijajt
Tomë Mrijaj përmes librit të tij monografik Gjeneza e familjes Mrijaj ndër shekuj (Kujtime), shpalos një histori shumë shekujsh të kësaj familjeje, e cila në Lug të Drinit të Dukagjinit, është e njohur për tradita atdhetare, por edhe arsimore e kulturore. Këtë histori studiuesi Mrijaj e shfleton përmes babait të tij, Nikollë Mrijaj, një emër i njohur i historisë dhe i jetës shoqërore përgjithësisht.
Ky libër i autorit Tomë Mrijaj, është një dokumentar i vogël, por i rëndësishëm për historikun e familjes së tij. Nëpërmjet këtyre dokumenteve jetëshkrimore, ndriçohet historia e familjes Mrijaj, të cilës i takon autori dhe të gjitha këto fakte dhe dëshmi historike mbesin vlera të çmuara brez pas brezi. Është kjo një mundësi e veçantë që këtë histori që kapërthen shumë shekuj, të mos e mbulojë pluhuri i harresës as ndryshku i kohës. Dhe është autori Mrijaj që nuk lejon në gjë të tillë dhe përmes penës së tij të mprehtë hedhë dritë mbi këtë histori të së kaluarës së kësaj familjeje.
Rrethanat historike të cilat kanë lënë vulën në jetën e familjeve tona dhe të popullit shqiptar
Studiuesi Mrijaj gërmon nga thellësitë e shekujve për të hedhur në dritë disa fakte dhe dëshmi për rrugën historike të kësaj familje. Këto fakte dhe dëshmi ai i siguron përmes arkivave të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri, po ashtu edhe përmes personaliteteve të ndryshme, sidomos familjare, me këtë raste të babait të tij, Nikollë Pren Mrijaj, njerëz këta me memorie të thellë dhe të mprehtë.
Rrethanat historike të cilat kanë lënë vulën në jetën e popullit shqiptar, historikisht kanë qenë mjaft të ashpra. Si shumë familje shqiptare edhe familja Mrijaj, secilës i takon edhe vetë autori, ka qenë e detyruar të lëviz nga një trevë në tjetrën. Pushtimet e ndryshme dhe luftërat, po ashtu edhe gjendja e rëndë ekonomike, i ka detyruar njerëzit të lëvizin brenda trojeve shqiptare.
Autori Mrijaj, duke rrëfyer të dhënat e babait të tij Nikollë Mrijajt (1911-1999), pohon se origjina e kësaj familje është e hershme dhe zë fill rreth vitit 1800. Sipas të fakteve që ka ofruar autori, duke dëshmuar historinë e familjes dhe se dy vëllezërit, qysh herët (në vendlindjen Kçirë, vendbanim në Shqipërinë Veriore), ishin marrë me zejen e përpunimit të barotit. Nga ana tjetër, si punëtorë të mëdhenj, kishin rënë në sy të mirë edhe përtej vendlindjes. Ata kishin pasur shumë kërkesa nga tregtarët e famshëm shkodranë (me të cilët ata bënin tregti), që të hapnin zejen e tyre në qytet, sepse mund të kenë sukses dhe pasurohen shumë shpejtë...” Kjo ka diktuar që ata të lënë Kçirën dhe të vendosen në Shkodër”. Lëvizjet e kësaj familje sikur e shumë banorëve të tjerë të kësaj krahine ishin të shpeshta. Kjo familje vendoset në Kryezi të Pukës, më në fund në Gurrakoc, gjegjësisht në Zllakuqan. Vendosja e kësaj familje në Zllakuqan u përball me sërë vështirësish jetese, sepse tokat ishin të zotëruara nga dera e mirënjohur e begut të Pejës, Begolli, të cilëve këto prona ua kishte dhënë perandoria osmane. Dhe në këtë mënyrë bashkë me rrebeshet e kohërave kjo familje sikur shumë familje të tjera të Zllakuqanit dhe të Lugut të Drinit përgjithësisht enden jetën e tyre.
Në vijim autori Mrijaj në këtë libër i prezanton dy figura shumë të rëndësishme për familjen dhe kombin përgjithësisht, profilin historik të Nikollë Mrijajt i Parë (1838-1907), po ashtu edhe të Pren Nikollë Mrijajt (1889-1823).
Duke folur për figurën dhe veprimtarinë e Nikollë Mrijajt, autori Mrijaj, ndër të tjera pohon se Nikollë Mrijaj ishte një atdhetar i palodhur , duke marrë pjesë në lëvizjet e rëndësishme historike kundër - turke të kohës, përkrah Kapedanëve të Mirditës, krerëve të mirënjohur të qytetit me tradita patriotike dhe kulturorë të Shkodrës etj. “Shqipëria dhe Kosova kishin disa shekuj që rënkonin nga zgjedha e egër e perandorisë osmane, e cila kishte një platformë afatgjate të zhbërjes dhe aneksimit të trojeve tona etnike. Rilindësit dhe patriotët e vërtetë, kurdoherë kishin në qendër të vëmendjes zgjimin e ndërgjegjes kombëtare tek shqiptarët, kudo që ndodhen brenda dhe jashtë vendit, duke nxitur dhe përkrahur drejtpërdrejt me të gjitha format e kësaj lëvizjet e armatosur në formën e kryengritjeve çlirimtare. Në këtë vorbull të zhvillimit me shpejtësi të këtyre ngjarjeve të rëndësishme historike ishte i përfshirë edhe Nikolla, i betuar të bënte jetën fli për interesat e shtrenjta të popullit dhe të trevave të atdheut”. (fq. 40).
Përpos këtyre konstatimeve autori jep të dhëna dhe dëshmi edhe mbi pjesëmarrjen e Nikollë Mrijajt në shumë ngjarje historike të zhvilluara në ato kohë, por edhe lidhjet e tij me shumë personalitete të jetës historike të saja kohës, si pjesëmarrjen e tij në luftën për mbrojtjen e kufijve të Plavë-Gucisë 1870-1880, pastaj më 1899 pjesëmarrjen e tij në Kuvendin themelues të Lidhjes Shqiptare “Besa – Besë etj. Po ashtu Kishte miqësi me shumë patriotë të kohës si Fazli Metën (gjysh i patriotit Sadik Ramë Gjurgjeviku), dhe shumë të tjerë. Autori Mrijaj po ashtu pasqyron edhe shumë angazhime dhe veprimtari të Nikollë Mrijajt në fushën e arsimit dhe të përparimit të kësaj popullate, duke e prezantuar si një figurë shumë e rëndësishme dhe me vlera të mirëfillta.
Në vazhdën e pasqyrimit të këtyre figurave të ndritura të kësaj familje dhe të këtij kombit, autori Mrijaj, spikat figurën e një burri të urtë dhe intelektualin e hershëm të kësaj ane, Pren Nikollë Mrijaj (1889-1923), i cili një jetë të tërë e shkriu si qiriri duke ju bërë dritë të tjerëve. Pren Nikollë Mrijaj, qysh në moshë të re arrin të arsimohet në Austri, duke u njohur me kulturë të famshme evropiane, po ashtu edhe personalitete të jetës kulturore, të artit, letërsisë, filozofisë etj. Përpos shumë angazhimeve dhe veprimtarive që kreu pati fatin që të emërohet edhe kryetar i parë i Komunës së Zllakuqanit, duke kryer këtë detyrë me dinjitetin më të lartë. Përvoja e punës si kryetar i Komunës së Zllakuqanit i mundësoi bashkëpunimin e tij me shumë veprimtarë të shquar të kohës. Krijoi raporte të afërta edhe me klerin katolik që vepronte në Zllakuqan, përkatësisht me Patër Engjëll Palajn, Patër Lorenc Mazrekut, Patër Pashk Prelën, Patër Marjan Prelën, e të tjerë. Pren Mrijaj ka mbajtur lidhje të ngushta po ashtu edhe me Kapedanin e Mirditës Marka Gjonin dhe Zef Ndocin, të cilët shpeshherë kishin bërë konak në shtëpinë e Pren Mrijajt.
Në vijim studiuesi Mrijaj shkruan për mbijetesën e lugdrinasve ndër shekuj, duke e përshkruar një gjendje tepër të rëndë, mirëpo edhe të një krenarie dhe tradite të trashëguar nga e kaluara historike.
Një plejadë e figurave të ndritura
Në vazhdën e këtij prezantimit të personaliteteve të shquara të familjes, autori Mrijaj portretizon disa figura dhe shëmbëlltyra të trungut të kësaj familje, si Nikollë Mrijaj (1911-1999), Ndrecë Pren Mrijaj (1915-1969), Tush Ndrecë Mrijaj (1946-2005), Mhill Mrijaj (1836-1914) etj.
Duke folur për figurën e Nikollë Mrijajt, autori emrin e tij e spikat si një figurë të ndritur intelektuali, veprimtari dhe atdhetari të shquar., i cili veprimtarinë e tij në shërbim të çështjes kombëtare u shqua në shumë segmente të jetës në anën e Lugut të Drinit. Veprimtarie e Nikollë Mrijajt është shumë e frytshme dhe tepër dimensionale, gjithherë në shërbim të familjes, të arsimit, të shoqërisë dhe të kombit të tij përgjithësisht. Gjatë rrugës së tij jetësore kreu shumë punë dhe detyra që i kishte vënë obligim vetes, krejt me interes të shoqërisë shqiptare dhe të kombit përgjithësisht. Arriti që të bëhet kryetar i Komunës së Zllakuqanit, ku këtë mision e kreu me dinjitetin më të lartë, gjithherë në shërbim të kësaj popullate. Gjatë kësaj kohe, përkatësisht kah fundi i vitit 1940 bashkë me Adem Dushin dhe me një plejadë të tërë të burrave të urtë e të mençur të asaj kohe të Lugut të Drinit, si Zef Cub Përnokën, Mark Përgjokën, Mark Duhanin, Llesh Gjon Lleshin dhe disa të tjerë, si delegacion i përbashkët shkuan për t’u takuar me ish-ministrin e atëhershëm të arsimit, Ernest Koliqin, duke kërkuar nga ministri Koliqi mësues për shpërndarjen e dijes dhe të diturës kombëtare në këto anë të mbetua larg këtyre shkëndijave të arsimit dhe edukimit shqip. Autori shkruan edhe për shumë angazhime dhe veprimtari të Nikollë Mrijajt, si dhe bashkëpunimin e tij me shumë figura të ndritura të kombit. Rëndësi të merituar autori i kushton edhe rolit të odave të burrave në atë kohë, ku zëri i Nikollë Mrijajt ishte një zë i fortë i së vërtetës. Autori Mrijaj po ashtu flet edhe për luftën heroike që heroina Marije Shllaku, për të cilën autori ka shkruar edhe një libër të veçantë, që ajo ka bërë në Drenicë, territor që gjendet në kufi më Lugun e Drinit dhe se autori dëshmon se kjo heroinë disa herë edhe është strehuar në shtëpinë e familjes Mrijaj. Autori Mrijaj po ashtu pasqyron edhe figurën e atit të tij, Nikollë Mrijajt, në kujtimet e tij dhe shumë gjera të tjera me interes të përgjithshëm.
Në vazhdën e këtyre figurave të ndritura, autori Mrijaj në këtë libër po ashtu shpalos edhe shumë të dhëna për disa figura të tjera të kësaj familje, si Ndrecë Pren Mrijajn (1915-1962), Pren Nikollë Mrijaj (1935-1986), Tush Ndrecë Mrijaj (1946-2005), Ndue Jak Mrijaj (1885-1953), Mhill Mrijaj (1836-1914), Gjon Zef Marku (1862-1942) etj.
Jeta e një pjese të familjes në Amerikë
Familja Mrijaj sot janë të degëzuar në shumë familje, disa prej të cilave për shkaqe të ndryshme janë detyruar të emigrojnë në vende të ndryshme të Europës dhe në Amerikë. Prandaj, një pjesë të këtij libri autori i kushton edhe jetës dhe të arriturave të disa personaliteteve të kësaj familje në perëndim, përkatësisht në Amerikë.
Në brendësinë e librit shihen shkrime të shumë autorëve që shkruajnë për sukseset e familjes se autorit,si,gazetari Beqir Sina,publicisti Klaid Kapinova, duke u fokusuar rreth kësaj çështje tematike, ku flasim për të arriturat e Liza Mrijajt, e cila zgjidhet shefe e stafit në Bashkinë e Qytetit Yonkers të New York-ut, që është një mirënjohje e thellë dhe vlerësim që rrallë ndonjë personalitet mund të arrijë të bëhet zyrtare e lartë e këtij rangu. Pastaj flitet për lidhjen e martesës së mrekullueshme shqiptare në zemër të New York-ut, në mes të rinjve, gjegjësisht avokatit Nikollë Gjelaj, me këngëtaren e afirmuar në New York, Ardiana Mrijaj. Publicisti Kapinova, po ashtu përshkruan edhe atmosferën e mrekullueshme dhe tepër impozante të martesës të çiftëve, Nikollë dhe Valbona Mrijaj.
Libri përmbyllet m e intervistën e realizuar nga gazetari dhe publicisti Klajdi Kapinova, me studiuesin dhe publicistin, njëherësh autor i këtij libri, Tomë Mrijajn, i cili shpalos shumë gjera që lidhen me rrugëtimin historik të Lugut të Drinit, kujtimet dhe nostalgjinë që Tomë Mrijaj ka për vendlindjen e tij, duke vlerësuar se “Lugu i Drinit është dhe mbetet vendi i tij më i dashur në botë.
Librin e begatojnë edhe sërë fotografish që flasin shumëçka që lidhet dhe ka të bëjë me librin dhe protagonistët e saj.
Pra, libri “Gjeneza e familjes Mrijaj ndër shekuj” (Kujtime), i autorit Mrijaj, është një libër mjaft interesant për historikun e familje Mrijaj, e cila kanë një hershmëri të jetës në këto troje tona etnike.
Libri është një shkrim me interes për të gjithë se si do të duhej lënë pas shënime për familjet tona, sepse, historia e jeta nuk na falë për atë që kemi mundësi të bëjmë sot, për dje.
Libri i autorit Tomë Mrijaj, “Gjeneza e familjes Mrijaj ndër shekuj” (Kujtime), është një libër me vlera të mirëfillta, jo vetëm dokumentare, por edhe me vlera të shumta e të rëndësishme shumëdimensionale.
Lek- Numri i postimeve : 142
Registration date : 17/12/2010
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi