Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Familjet e viktimave të vrasjeve politike: Hashim Thaçi e ka vendin në Gjykatën Speciale, jo në Presidencë!

Shko poshtë

Familjet e viktimave të vrasjeve politike: Hashim Thaçi e ka vendin në Gjykatën Speciale, jo në Presidencë! Empty Familjet e viktimave të vrasjeve politike: Hashim Thaçi e ka vendin në Gjykatën Speciale, jo në Presidencë!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 01, 2016 3:39 pm

Familjet e viktimave të vrasjeve politike: Hashim Thaçi e ka vendin në Gjykatën Speciale, jo në Presidencë!


Familjet e viktimave të vrasjeve politike: Hashim Thaçi e ka vendin në Gjykatën Speciale, jo në Presidencë! Thirrjedrejtesi


  • Familjet e viktimave të vrasjeve politike: Hashim Thaçi e ka vendin në Gjykatën Speciale, jo në Presidencë! Thirrjedrejtesi-452x300
  • Shoqata “Thirrje për Drejtësi: Familjet e viktimave të vrasjeve politike: Hashim Thaçi e ka vendin në Gjykatën Speciale, jo në Presidencë!


Hashim Thaçi karrieren e tij politike, ushtarake e filloi, zhvilloi, me skenare, gracka, kërcënime, likuidime politike. Kjo brigadë hajnash e spiunësh: janë urdhërdhënësit dhe inicuesit e terrorit, dhunës ku target i tyre isha edhe unë, ishin edhe shumë të tjerë që pësuan më rënd se unë. Me metoda te kesaj natyre ky kamp hajnash ,dhe keqbersish,vertetuan se jane varremihesit e Kosoves . Historia njerezore kete lloje protagonistesh i ka vleresuar e gjykuar si sundimtare te pameshirshem dhe fatal per shoqerite dhe rajonet ku zhvilluan veprimtarite brutale me pasoja teper te renda . Nje forme te eger te qasjes ne politike e kishte bere pjese esenciale per te arrit qellimet e tij tejet destruktive, perçarese, antinjerzore dhe antishqiptare me pasoja fatale per Kosoven dhe kundershtaret e tij politik. Thaçi i konceptonte “armiq te perbetuar”, kundershtaret politik me te cilet i qeroi hesapet me mjete revulucioni , pra metoda e terrori e dhune lansoje kunder vet Presidentit Rugova dhe LDK, deshmitare jane fatet e njerzve qe pesuan tortura vrasje dhe asnje nuk eshte ndriçuar mbase e kapi drejtesine ne dore ai qe veten e kamufmoi si çlirimtar ne fakt ishte vetem dhunues i mireqenies se shqiptareve profiter ordiner i luftes dhe paqes . Dhuna e te gjitha formave u demostrua nga organizata kriminale(Shik) e cilesuar keshtu nga Euleksit dhe Nato. Dhunen politike qe mbolli Shiku ndaj kundershtarve politik e ushtarak : i varen zavendeskryeministrit si trofe te pakontestuara ne qafe merita e te cilave e eshte pjese gurthemeli ne Gjykaten speciale. Organizimi kriminal i quajtur Shik eshte pergjegjesi kryesor per nxitjen vellavrasjese dhe dhunes permanente ndaj kundershtareve politik ne Kosove. Kjo eshte tema e diplomes se Hashim Thaçit, diplome me te cilen e mori dhe e mban pushtetin . Nje bande hajdutesh, te regjur e kriminelesh te kamufluar si (pseudo) patriot , qe per te fshehur lidhjet tyre historike me serbosllavine dhe per te ardh ne pushtet e kriminalizuan nje shoqeri te tere se vetem me nje kriminalizim total te shoqerise tipat e ketille mund te mbijetojne politikisht, dhe provojne ne forma te ndryshme t’i ikin pergjegjesise per krimet e bera. Si pasoje e veprimtarise se kesaj kaste ,varferia kolektive rritej, u shenderrua ne priviligje personale me rezultate te knaqshme per zevendeskryeministrin dhe ata qe rrethojne. Strategji tjeter e punes se Hashm Thaçit ishte propaganda e ndyt dhe shpifes te ciles edhe Gebelsi do t’ia kishte lakmi. Ne kete variant mashtronte, krijonte ithetare te verber qe i shfrytezonte per qellime banditeske e politike dhe pastaj i fuste ne burg ose kurdiste gracka per ta qe ne rrethana “enigmatike” eleminoheshin njeri tjetrin duke i qeruar hesapet per Bosin e Krimit. Pasurine e Kosoves e trajton si plaçke e lufte , kuptohet pra ka pervetesuar qindra hektar ne rajonin ku babai i tij sherbente si “Polar” Aksionet revulicionare te pas luftes e shenderruan ate zevendeskryministrin dhe vellezerit e tij ne te pasur perrallor, fal fondeve qe i vodhi ne lufte nga fondi “Vendlindja Therret” dhe veprimtarive te ndryshme ilegale te pasluftes .Pra per te thithja e pasurise se Kosoves , eshte shume evident ne rrethin politik, familjar dhe shoqeror te Hashim Thaçit , i cili per ti ikur drejtesise po kerkon postin e Presidentit ,por posti i Presidentit nuk mund ta imunizoi zoterin per krimet e bera. Eshte ne natyren e sundimtarit qe te viktimizoi nje shoqeri, nje popull nje shtet per interesa personale , familjare , dmethenia e sakte e te cilave eshte: mbajtja e pushtetit me dhune ngase me dhune erdhi ne pushtet, konvertimi i asseteve publike -shteterore ne assete individuale e familjare . Kjo dukuri ne rastin e Kosoves shembull konkret evidenton Hashim Thaçin.Kandidati, per President duhet te jete shembull i shkelqyer ne te gjitha aspektet,jetesore, politike shoqerore e historike e ne kete rast marreveshja Mustafa –Thaçi prodhoun nje kandidat i cili eshte personash dosjesh kriminale dhe shkaterrues i imazhit te Kosoves me te cilin do te duhej te merrej drejtesia per 15 vite ne vend se te gezon post shteterore. Ne rastin e Marreveshjes Thaçi Mustafa kandidati per President nuk permbush asnje standard por ploteson te gjitha kushtet per tu ule ne banken e merituar te Gjykates Speciale, zaten Gjykata Speciale eshte formuar si pasoje e veprimtarise se tij dhe shokeve te tij, prandaj edhe duhet te merret me te seriozisht. Me pastaj Kosova ka shanset te rifilloi te marre fryme serish dhe te antaresohet ne mekanizma nderkombetare. Nese e shkoqisim aspekte te veprimtarise se tij , qe prej zanafilles ,e deri sot, te gjeturat faktike ne lidhje me veprimtarine e tij duken te zymta dhe ilustrimi i saj eshte Kosova ne nje situate agonie e drejtuar nga krimi ne te gjitha aspektet, shoqeria e polarizuar skajshmerisht si produkt i skenareve te erreta qe kane firmen H.TH.Protagonisti Thaçi karrieren politike e filloi me “Grushtshtet partiak” brenda Forumit Rinor te LDK-se ne Skenderaj ne vitin 1991 ,perpjekja e tij per marrjen e pushtetit partiak me nje skenar bolshevik ne forumin Rinor te LDK ne Skenderaj eshte deshmi e nje mentalitetit i cili e percolli ne te gjitha zhvillimet e mevonshme politike. Kete aksion “revulucionar” Hashim Thaçi e kurdise kur kryetari i atehereshem Adem Derguti ndodhej ne Shqiperi ne ushtrime ushtarake ndersa Hashim Thaçi provoi puq politik pra prapaskena dhe marrja e kalase nga brenda ishin mekanizmat e te menduarit te tij per arritjen e qellimeve te kahereshme synime te cilat ne forma te ndryshme edhe i realizoi deri ne vitin 2015. Nga, kjo perpjekje mund te konstatojme se si rrodhen, ngjarjet ne te ardhmen, dmth, periudhat e tjera kohore e kaliten zoteriun ne fjale per veprime banditeske e mafioze te cilat i perjetuam si familje ,si shoqeri e tash si shtet.Nese Hashim Thaçi kap Presidencen , Isa Mustafa po e fut Kosoven edhe me thelle ne izolim, nderkombetar ,po shkaterron LDK dhe po provon ta amnistoi Hashim Thaçin per te gjitha krimet e perfolura.Po ia fal gjakun e te gjithe atyre figurave ushtarake dhe politike te Kosoves per te cilat dyshimet vehen mbi te dhe klanin e tij uzurpues e perçares i cili e ka sjell Kosoven ne pozicion Mat.Jam i sigurte se nuk ka qytetar nga radhet e Ldk, Aak Vvd Nismes qe e do Hashim Thaçin President prandaj pse e do ti Ise? Mos na thuaj sa per te respektuar marreveshjen, se marreveshja e jote nuk eshte mbi Kosoven dhe marreveshja e jote nuk eshte mbi Kushtetuten marreveshja jote dhe e Thaçit nuk mund te amnistoje Thaçin per krimet e renda qe pretendohet t i kete bere ne bashkepunim ose duke urdheruar te tjeret. Thaçi deri sot i solli Kosoves, mjerim, izolim , varferi te skajshme, parçarje ne baza kombetare,ngaterresa, kercenime, vrasje , korrupcion radikalizem fetar; keto jane veprat me te cilat mund te krenohet Hashimi . E tere shoqeria eshte fut ne ktheterat e korupcionit merita keto te nje njeriu i cili duhet te pergjigjet per te gjitha keto vepra te renda dhe jashtezakonisht te demshme per Kosoves ardhmeria e seciles eshte ne rrezik permanent nga brigadieret e krimit. Ardhmerine e Kosoves e ka orientuar per ne” funeral” shpresoj qe rrugetimin per ne funeral, mund dhe duhet t ia ndalojne deputetet e LDK-se bashkepuntoret, familjaret e te cileve jane vrare dhe persekutuar nga skuadra vrasese(Shiku)
Hashim Thaci ka rrenuar,platformen e unifikuese te faktorit politik,ushtarak shqiptar; gjate kohes se luftes,ka shantazhuar ,kercenuar ,burgosur ,torturuar ,perndjekur dhe urdheruar vrasjet politike. Flasin shume deshmi nje nga keto deshmi eshte vet Thaçi i cili neper media klithte, denonte Presidentin Rugova, keto kercenime dhe urdhera, gjeten zbatim pasluftes .Nje kolone figurash intelektuale: politike, ushtarake ,gazetareske etj, te Kosoves u torturuan nje pjese e tyre u vrane dhe keshtu ndertonte karrieren e politike te bazuar ne krim politik, ministri i jashtem “tu” Kosoves .Gjate luftes se Kosoves ne Drenice ish zyrtare te Kosoves u arrestuan, u rrahen u torturuan nga Hashim Thaci dhe vartesit e tij, disa nga ata zoteri Kryeminister i ke bashkepartiak , bashkepuntor andaj llogaridhenia per kete akt makaber duhet te shihet ne horizont apo mendon se per krimet e bera Hashim Thaçi duhet te gradohet President ?Dikush duhet te pergjigjet per vrasjen barbare te Ali Ukes, ne banesen e tij, Thaçi per kete vrasje ishte arrestuar nga organet e shtetit shqiptar .Me urdher te drejtorit politik te UCK-se u vra kolonel Ahmet Krasniqi: keshtu rrefen Komandanti i Farkut, Tahir Zemaj ne librin e tij” Keshtu foli Tahir Zemaj”Ishte kercenuar gjate luftes Kolonel Tahir Zemaj, dhe pas luftes urdheri per ekzekutim i Hashim Thacit u implementua nga pjestare te Skuardes vrasese .Hashim Thaci “shoket” e tu po te bejne borxhli edhe per vrasjen Behjadin Hallaqit dhe Shaban Shales? Hashim Thaçi eshte me meritori per formimin e organizates, Shik e cilesuar, nga Euleksi dhe Nato, organizate kriminale , kjo organizante, perndjeku ,torturoi, kidnapoi, likujdoi shume kundershtare politik nje fat te till kishte edhe vellau i im Haki Ymeri mesuesi yt i Anglishtes kujdestari i juaj ne shkollen fillore “Liria Turiqefc prej klases Pest(5) deri ne klasen e tete(Cool .Oraganizata e juaj (Shiku) prodhoi vetem terror, vrasje, krime te shumellojshme, zhvati pasurine e Kosoves gjer ne palce dhunoi mireqenien tone dhe akoma krekosesh se je “clirimtar”. A e kuptoni fjalen Turp? zoteri Thaçi, se turperohen vetem te ndershmit a e dini kete? kriminelet nuk turperohen, zoti zavendeskryeminister kete e deshmojne gjyqet e luftes dhe gjyqe tjera se kriminelet e te gjitha natyrave provojne ta shesin krimin dhe genjeshtren per nje te vertete, me kokefortesi e peftyresi mbrojne aktet e tyre kriminale duke i paraqit ato si kauza te shenjta por te verteten te drejten nuk mund ta sfidojne kriminelet e as nje kalibri historia e gjykon secilin per veprate bera . Te njohim mire me tesh e kotesh, siç thote nje fjale e vjeter, perpjekjet tua per te nxjerr nje person tjeter nga ju jane te kota madje shume te kota .Gjate kohes se luftes burgose antare te LDK-se ne Shqiperi, une jam njeri nga ata, qe e perjetova me lekuren time ,burgose ne Kosove ,vodhe parate e mergimtareve qe ia dedikuan luftes, pasurove veten, vellezerit tu (Vellaut tend Gani Thacit) iu zune milion marka e dollar pas luftes nga i moret ju keto para? kur dihet se lufta vetem i varferon njerezit, por ja qe disa po u pasuruakan duke vrare e vjedhe apo jo. Para luftes ishit ekonomikisht perdhe kishi nje kal te zi te lodhur dhe nje pele te bardhe te derrmuar nga varferia, por lufta u solli beneficione dhe pushtet apo nuk eshte e vertete. Shihet qart se ia dolet, te mashtroni por te jeni te sigurte se te berat nuk mund te zhbehen kjo eshte rregulle Natyrore. Tani shoket e tu po rrefehen se ju dhe vellezerit tu ne emer te luftes dhe gjakut perfituat miliona, fonde qe i dedikoheshin luftes , milionat e fondit “Vendlindja Therret” ato para te cilat ia vodhet luftes i shohim te gjithe ngase u njohim me shume se nje shekull sa te pasur ishit dhe sa te pasur jeni tani . Me shpifje ordinere i suleshe, Presidentit Rugova, me patetizem agresiv sulmoje kedo qe nuk mendonte si ti,me shpifje mashtrime, frymezoje dhe shfrytezoje trurthare, gjete marioneta, vrases ku me vone i shendrroje ne viktima ose i burgosje ose i eleminoje ne rrethana enigmatike per te humbur gjurmet e krimeve. I nxitje, nderseje ne emrin e patriotizmit ne te gjitha fronetet, dhe kunder te gjithe atyre qe qellim kishin berjen Kosoves shtet .Inicove dhune ,perqarje kudo qe ishe, bere cka nuk bere, per te marre pushtetin.Pushtetin e more me dhune,linçime, shantazhe ,kercenime vrasje,vjedhje industriale te votave etj,keto ishin ,metodat e punes sate zotrote qe te sollen sollen pushtetin. Platforma me te cilen ndertove karrieren politike, tashme eshte e qart per te gjithe . Ju jeni Perqaresi me i madh te shqiptaret, fraza “Sundo e perqaj “ shihet se eshte komponente esenciale e veprimtarise tende politike. Kosova e lenduar thelle nga krimet e kupolave kriminale ka nevoje per nje kendellje totale ,meriton urgjentisht nje klase politiken qe prioritet ka shtetin dhe mireqenien e qytetreve ka nevoje per nje President te shendosh dhe te pa njolla apo jo?! Protagonistet qe akuzohen ne keso lartesish terrori, e dhune per krime aq makabre , posti i Presidentit nuk u takon ne asnje menyre dhe as nje post publik e shteteror nuk mund te imunizon personin ndaj veprave aq te renda te pretenduara nga Keshilli i Europes dhe prokuror amerikan .Ardhja e juaj ne postin e Presidentit do ta kap edhe at segment te shtetit te cilin akoma nuk ke pas rast ta kapesh prandaj eshte i vetmi institucion shtetror i pa perlyer ngase eshte i paprekur akoma nga nga dora jote. Ju jeni i vetedijshem se ndaj teje ka akuza te renda, aty ku ka tym ka dhe flake thote nja maksime e urte. Kosova perkohesisht do te vuaj , dhe izolohet me shume e nderkombetarisht , po u katapultua Thaci President kjo eshte shume evidente nese shihen deri sot “perparimet” qe ia solli Kosoves lidershipi qe e prodhoi dhuna dhe fabrikimi votave. Marreveshja ne mes Isa Mustafes dhe Hashim Thaçit per ndarjen e posteve ne kurriz te Kosoves eshte interes personal me synime kriminale . Zoti Kryeminister, gjate fushates premtoje se vrasjet qe i ka bere Shiku po more pushtetin do ti sugjeroje drejtesise qe ti hetoje krimet e Shikut dhe kryesisht ata qe urdheruan vrasjet e figurave atdhetare te Kosoves do t e hedhje ne gjyq, keshtu premtoje gjate fushates elektorale por nje konstatim mediave po del te jete i sakt qenkeni i kapur nga krimi zoti kryeminister po shihet se jeni personazh” dosjeve” dhe marionete e ketij organizimi kriminal. Tani qe je ne poziten e kryeministrit llogaria ndaj padronit eshte detyrim .E Verejtem se se LDK-ja nuk eshte e juaja sepse ju dolet te jeni, mekanizem,(marionete) i Shikut brenda LDK-se Ne qofte se Kryesia e LDK-se deputet e LDK-se hedhin voten per Thacin President, dmth vet udheheqja e LDK po kap, shtetin e ngulfat drejtesine. Prandaj fal angazhimeve te Shikut, dhe Hashim Thaçit, drejtesia eshte peng, mosndriqimi i vrasjeve politike po pengohet e do te pengohet edhe me shume . Ardhja e Thacit ne Presidence e kap shtetin edhe ne ate segment dhe izolimi nderkombetar do te rritet , Serbia behet edhe me e fuqishme karshi Kosoves dhe avancohet me tutje drejt integrimeve Euro-atlantike,perderisa Kosova izolohet edhe me tutje. Zgjedha e jua President e furnizon Rusine me arsenal propagandistik e cila e shfrytezon me zell, per qellime te erreta strategjike dhe ne arenen nderkombetare imazhi i Kosoves dhe Kosova do te jete objek sulmesh sulme nga te cilat demtohet Kosova dhe perfitojne armiqte tane shume shekullor. Europa nuk do te jete e gatshme , qe ne gjirin e saj te ofroje nje shtet si Kosova ku lidershipi i saj jane pergjegjes per te gjitha stagnimet, krimin e organizuar, korrupcionin,kapjen totale te shtetit nga grupe, te nentokes, politikes Kosovare qe akuzohen per gjithçka dhe ne te gjitha sferat. Zavende kryeminister , a e din ti se Kosova eshte e vogel dhe te gjithe te njohim si paren e kuqe, kush ishe, cka kishe bere, kush je cka je duke bere:Shume dosje neper media te nxjerrin si Peshkun kyq te krimit e korrupcionit ne Kosove e me gjere. Ju Zoteri perseri mendoni te gradoheni veten edhe me lart, me qellim qe drejtesia te mos veproj mbi ju.Kryesia e LDK duhet ta kete te qart : nese Hashim Thaçi behet President me ndihmen e Isa Mustafes dhe grupit te tij kjo kryesi e LDK dhe ata deputet te LDK-se qe votojne Thacin behet do te jene perhere te fundit deputet sepse elektorati rugovian nuk do te bleje me shumeftyresine e tyre; e cila po behet faktor kunder shtetit te Kosoves, kunder zbulimit te vrasjeve politike .Para se te mendonte Hashim Thaci te behet President do te duhej te mendonte qe te mos behen, vrasje brenda shqiptareve per intresa politike e klanore : Vrasja e Ali Ukes gazetar dhe zedhenes i UCK-se vrasja e Enver Malokut shef i Qendres informative te Kosoves ,Vrasja e Ministrit Mbrojtjes ,Kolonel Ahmet Krasniqit, vrasja Rexhep Luci arkitektit te Prishtines , vrasja e kryetarit te LDK-se ne Bashkesine lokale te Turiqevcit mesues e kujdestar klase i juaj, Haki Imeri, vrasja e Shefki Popoves gazetar i njohur, vrasja e Xhemajl Mustafes keshilltar i Presidentit Rugova, vrasja e avokatit Shaban Manaj figure njohur e LDK dora e djathte e Presidentit Rugova , vrasja e kryetarit te Komunes se Klines Ismet Raci Vrasja e Smajl Hajdarajt komandant i UCK-se dhe deputet i LDK-se,vrasja e Kolonel Tahir Zemaj komandant i FARKut , vrasja e Enis Zemaj ,vrasja e Hasan Zemajt, vrasja e Bekim Kastratit ushtar i uck-se dhe gazetar i gazetes “Bota Sot” vrasja e Besim Dajakut ish ushtar i uck-se ,truproje e Presidentit Rugova vrasja e gazetarit te Gazetes “Bota Sot” Bardhyl Ajeti ,plagosja e Sabri Hamitit, shkrimtar, antar i kryesise se LDK-se tentim atentati ndaj Adem Salihajt ish i burgosur politik dhe kryetar i deges se LDK ne Ferizaj, atentati ndaj Ali Sadriut ,antar i kryesise se LDK dhe minister, plagosja e komandant Gani Gecit, plagosja e Enver Visokes , plagosja e Fetah Rudit e shume tjera atentate e vrasje te tjera qe presin per tu pazbuluar dhe nje dite do te zbulohen ndryshe Kosova nuk pranohet ne Europe me nje shoqeri aq te armiqesuar, papajtuar dhe me krime politike te pandiquara. Atentatet dhe kurthet ndaj Presidentit Ibrahim Rugova po ashtu jane vepra per te cilat ti din me se miri,duhet te na tregosh pse shkon te varri tij pse mallengjehesh apo? Ngjarjet tragjike te marsit 2004 kush i projektoi a mund te na tregoi pakes Kadri Veseli pse Shiku ishte ne qender aksioneve ne ate kohe, ngjarje keto me skenare tejet te demshme per Kosoven nje nga arsyet pse Kosova nuk eshte pranuar ne Unesko pra 2004 e dogji antaresimin e Kosoves ne Unesko. Nje fature aq te lart nuk mund ta paguan Kosova perjetesisht, logaridhenia eshte e pashmangshme, ate duhet ta paguajn ata qe e sollen Kosoven buze varrit.Nje protagonist e ketij rangu siç eshte Hashim Thaçi duhet te pergjigjet per te gjitha perfoljet,akuzat, dyshimet e ngritura nga te gjitha palet. Neqoft se vertetohet pafajsia per te gjitha veprat qe akuzohesh nga institucionet e drejtesise e drjetesise nderkombetare atehere hedhe ne gjyq Dick Martin siç pate premtuar, ups( premtimet tua jane alfa e omega) e politikes sate qe prodhon vetem genjeshtra per te krijuar te mira matriale per vete dhe familjen tende.Marre. Nuk mund te behesh President kur ndaj teje jane nje mal me akuza serioze.Cilin shtet do ta perfaqeson nje protagonist i dosjeve me plote akuza te llahtareshme.Familjaret kerkojne drejtesi per te dashurit e tyre ,drejtesia nuk fal as nuk harron drejtesia nuk vjeterohet sic nuk vjetrohen as krimet .Qindra media kombetare e nderkombetare e shohin te shemtuar dhe tejet kriminal personalitetin tend zoti zevendes kryeminister, ne te gjitha aspeket dhe rrethanat . Jeni skanuar totalisht zoti minnister i jashtem ,na thuaj si u pasurove ,si erdhe ne pushtet??Etja per ate Post nuk do te imunizoje, a te kujtohet kur u bere kryeminister u vodhen provat,deshmite, droga e gjesende tjera ne dhomat e sigurise ne Polici . Akoma nuk jep pergjegjesi as kush per akte kriminale qe rrjedhin te jene afer teje ose njerzve tu, e privatizove luften qe bene te tjeret, e privatizove pasurine publike te Kosoves nga e cila perfitove ne menyren me barbare,shume miliona Euro e pasuri te patundshme dhe tutje orvatesh te ngjitesh ne Presidence me shpresen ta kapesh edhe kete segment te shtetit me qellim qe te shpetosh nga ndjekja penale . Kosova duhet te lirohet nga keto grupe horrash nese do ecen drejt Europes! Kushdo qe bashkepunoje me ty z.Thaçi u dogj. Nese perfaqeson Kosoven si President, zjarri do te rrit intensitetin dhe Kosova do te digjet me tutje, prandaj deputet te nderuar te LDK-mos u beni bashkeveprimtar mos bini ne gracke te nje njeriu qe per intresa personale te tij jo vetem qe u djeg juve por per intresa personale djeg Kosoven e Shqiperine cep me cep , ky eshte patriotizmi i Hashim Brojes.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi