Petraq Kote:Lasgushi dhe Kosova
Faqja 1 e 1
Petraq Kote:Lasgushi dhe Kosova
Lasgushi dhe Kosova |
Shkruar nga Petraq Kote
Lasgushi vdiq fizikisht më 12. 11. 1987, në Tiranë, dhe u varros në dheun e lindësve të tij, në Pogradec më 14. 11. 1987, ngjitur me Shqipërinë dhënë jugosllavëve, me Shëndaumin. Vdiq ai që kishte ligjëruar bukur e me shqipe të pastër: “Unë armikun e Shqipërisë e ha të gjallë, e vjell dhe e ha prapë! “Ai që i tha Foto Stamos, “Atdheun e bëjnë poetët”... Kishte lindur më 27. 12. 1899. Vdiq dy vjet e ca pas vdekjes së Enver Hoxhës. Oh, sa e dëshironte këtë gjasë! Kishte shumë arsye për këtë… Dhe natyra ia realizoi. Dalëngadalë po mbushen 20 vjet që ai jeton në thellin e shpirtit të letërsisë shqiptare, në mesin e zemrave të lexonjësve . Si lirikëbërësi më i shquar i saj së bashku me simetrinë e tij brilante, Ali Asllani. Dashurorë të marrë dhe xhelozë të pa kufij për “motrën” Kosovë. Të dy rridhnin origjinish nga vende me emër femërorë. Lasgushi nga Gora, Aliu nga Vajza, emra që nuk janë rastësorë në toponiminë shqiptare, por edhe në kockëzim e në ngjizjen e shpirtit të vendlindasve. Edhe Kosova e donte marrëzisht Lasgushin. Perëndia e saj kishte caktuar Sabri Hamitin shenjt për këtë dashuri. Kur Lasgushi “ishte harruar”, siç Kosova nga “Bujani” i Envero–Titizmit, Sabri Hamiti e risolli në dritën shqiptare, në pamje shkëlqenjëse me përmbledhjen poetike “Vdekja e Nositit”, botuar në shtëpinë botuese “Rilindja” të Prishtinës në vitin 1979, pikërisht më 27 dhjetor. Mbetej Kosova të dilte në dritë tashmë, sido të shkëlqente… por Enveri i PKSH kishte firmuar errësirën…
Ja, kjo ishte edhe një arsye që Ai e donte të vdekur para tij Enverin. Ai erdhi nga moderniteti letrar shqiptar që fillon me dom Ndre Mjedën e mbaron me Migjenin dhe hyri në letërsinë soc–realiste, në e për të cilën nuk shkroi asnjë varg, po aq gjigand. Lasgushi vjen gjithmonë nga “koha” e kryengritjeve të mëdha për pavarësi e liri shoqërore e për rrjedhojë romanca e tij poetike është edhe shqetësim atdhetar, për mbrojtjen e kombit tërësisht, jo vetëm të një pjese që sot quhet Shqipëri. Lasgushi nuk i përkiste grupit të njerëzve “Lënak”. Ishte poet me ndërgjegje të plot e të pastër kombëtare. Lirika e tij është ndjesia e tij shpirtërore, por edhe hakërrimi rebel nervor. Si mund të duronte pena e Lasgushit qenien jashtë shqipërie të Shqipërisë Kosovë, të Shqipërisë në Mali të Zi, të Shqipërisë Çamëri, të Shqipërisë në Maqedoni, të Shqipërisë Nish, Med Vegj e Bujanovc etj.?! Arti dhe kërkesa fonetike, leksike, gjuhësore dhe letrare e Lasgushit, kurrë nuk iu nënul kërkesave dhe synimeve arbitrare të personazheve e sistemeve historike regresive që u vendosën në dheun e tij e për rreth me të kundërtën e aspiratave lasgushiane…
Si proverbiale të fatkeqësisë kombëtare ai la për të qenë kudo dhe kurdoherë Lasgushi, poezinë “Dimër”.
…
“Në kaq heshtje e qetësi, Ndjej vajtimthin e një shpesi; Psherëtin me zë të ti, Jet’ e trembur se mos vdesi…”
Kështu e ngriti poeti “teuton” poetikën e kalasë së ndjenjës.
Askush nuk mundi ta shkruante më bukur at’ kohë këtë poezi! Kështu ishte gjendja, realiteti i brendshëm i Lasgushit, sepse të tillë ia pasqyronte realiteti dhe gjendja e jashtme kombëtare.
Prej shumë dekadash shqiptare kjo poezi nuk pati nevojë për ditëlindje edhe sot ajo është pasqyronjëse për poetët, për shqiptarët atdhetarët e rinj.
Dhe ai vazhdon:
…
“Ku shtrohet vala përmbi zall. E frynë një këngë e pakuptuar,
Të pashë, motër, plot me mall; Më pe me shpirt të llaftaruar…
Kur shtrohet vala…”. (romancë)
Ndoshta kjo poezi nuk është shkruar për Kosovën, por unë e gjej Kosovën aty. “Marshi Kosovar” është poezia më direkte për ato troje të begata… Këtë poezi lufte – dhimbje Lasgushit ia frymëzoi miku i tij hero, Haki Tafa. Hakiu i ra me 10 plumba ballit, pabesisë tradhtare serbe që në Kosovë mbante emrin Miladin Popoviç. “Poezitë që shkruhen për Kosovën, duhet të jenë poezi brilante, të dalin nga felli i shpirtit, - thoshte Lasgushi.
- Jo të gjithë poetët mund të shkruajnë për ‘të”. Kur poeti tjetër shpirtëror i yni Koçi Petriti, shkroi në vitin 1984, tre vjet pas demonstratave paqësore masive të studentëve të Universitetit të Prishtinës një poezi për Isa Boletinin dhe Lasgushit ia lexuan dhe ai pasi e dëgjoi me veshët “pipë” dhe atij pasi i pëlqeu, rrahu tre herë me bastun dheun e po tre herë thirri: “Bukur, bukur, shumë bukur”!
…
“Shpirti im që sot u mbyll. Dhe gëzimin ma përzuri, Nëpër malë e nëpër pyll, Zu dëbora prej qëkuri…”
Po të ishte vetëm për Kosovën, shpirti i Lasgushit do të ishte hapur më 1999 dhe stina do të ishte parverë siç dhe pëlqente t’a thërriste pranverën, pse Lasgushi këndon veç me shpirt parëvere e me zë hyjnor. Dihet. Lasgushi është kampion i lirikës erotike shqiptare, por pak shumë e dine dhe kuptojnë se Lasgushi është kampion edhe i lirikës atdhetare elitare shqiptare, atleti kampion i fjalës shqipe, disiplinari më i shquar e i shkrirë në ‘të. Asnjëherë shkronjat, leksikografia, fonetika shqipe nuk ka patur kavalier më skrupuloz se poeti dhe gjuhëtari ynë gorar, Lasgush Poradeci. Po kështu edhe Kosova të dashur më të dashur, nuk ka patur kurrë. Lasgushi e vuante ndarjen e Kosovës. Ëndrra dhe në se vdekja e tij, ishte Ajo. Ai e dinte që atje e donin dhe yshtnin për herë për jetëgjatësinë edhe pse ne shqiptarët e këtejm e dinin të vdekur. Diktatura e kamufluar letrare e këtejme, Lasgushin “e mbuloi me dhe”, “me burg nuk e mbuloi dot”. E shqyen nga letrat shqipe duke e lënë më parë në “kome” ekonomike dhe pothuaj në terr të plot publicistik. Lasgushi botohej e ribotohej në Kosovë ato vite. Këtej letërsia e tij ishte futur në bodrumet e shpirtit të lig komunar.
Emri i Lasgushit atje përtërihej me lindjet e reja të fëmijëve (Lasgush Kyçyku, Ferizaj 1986), këtej fshihej nga faqet e leksikonëve. Kosova dhe Lasgushi ishin dhe janë motër e vëlla. Nuk mund t’i shikosh e imagjinosh jashtë njeri - tjetrit ata. Jashtë shtëpisë shqiptare njëri e brenda shtëpisë përgjysmë, tjetri. Lasgushi serbët nuk i donte. Nuk i donte se njihte në masën sipërore historinë e Ballkanit, Evropës, botës. Kjo e ndihmoi të përcaktonte fatin e atij kombi në mënyrë nostradamuse.
“Jugosllavia nuk mund të jetoj kurrë si shtet më vete, sepse është ashtu, shtet me copa… serbi ka qenë e do të mbetet armiku i përjetshëm i shqiptarëve…”.
Kjo thënie profetike e poetit tonë profet Lasgush Poradeci, ngjau. Jugosllavia u shpërbë. Pas shtetit të pavarur të Kosovës, asaj do t’i ikin, shkëputen të gjithë krahinat me popullsi jo sllave. Lasgushi ishte njeri, burrë, poet me ndërgjegje të lartë. Qysh kur shkroi “Vallja e Yjeve” 1933 libri i parë, “Ylli i zemrës” 1937 libri i dytë, diti ku e radhiti vetveten në panteonin e dijes dhe letërsisë shqiptare. Kjo bëri gjithashtu që ai të orientohej saktësisht në hapësirën humane ballkanike dhe të orientonte drejt të tjerët që e dëgjonin dhe lexonin.
Pas luftës së dytë botërore ai botoi “Ekskursioni teologjik i Sokratit”, “ Mbi ‘ta”, dhe “Kamadeva”. Shumë pak shqiptar e dinin që Poeti “i ndërkryer” shkroi edhe pas lufte.
“Do të vij një kohë, kur do të vemë në dasmë e do të urojmë:
Mos e pifshim këtë gotë, po të mos bashkohemi me Kosovën!
Dhe do të vemi në vdekje dhe do të ngushëllojmë: Mos e pifshim këtë gotë në mos u bashkofshim me Kosovën!...
Kjo botë e ndezur dëshire ku atlas vetë ka Lasgushin, lindi nga brendia e kaosit lasgushian, ashtu siç u krijua edhe bota reale. Lasgushi u mbars nga Kosova e vetëmbarsur për civilizim.
Kjo ligjëratë e rëndë dëshirore tashmë ka vite në realitet. Kosova e ka fituar pavarësinë edhe pse armiqtë e saj s’e kanë dëshirë e njohur ende. Askush përveç vetëpopujve nuk mund të vendos për vetëpavarësim e aq më mirë kur ajo fitohet me gjak. Nuk ka pavarësi të njëanshme, të dy anshme… të shumanshme, ka vetëm pavarësi popullore, kombëtare, të cilën e vendos po ai popull, po ai komb që e fiton dhe është e drejtë ndërkombëtare që ajo të njihet e respektohet nga popujt, kombet e tjerë, bile edhe nga vetë populli, kombi humbës (ai që e pati të pushtuar prej vitesh, dekadash, shekujsh). Pra Kosova është e pavarur që më 1999.
Shko Lasgush, edhe i vdekur fizikisht!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi