Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Salihaj: Thaçi ka dërguar shumë shokë të luftës në burg

Shko poshtë

Salihaj: Thaçi ka dërguar shumë shokë të luftës në burg Empty Salihaj: Thaçi ka dërguar shumë shokë të luftës në burg

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 03, 2016 9:01 pm

Salihaj: Thaçi ka dërguar shumë shokë të luftës në burg

Salihaj: Thaçi ka dërguar shumë shokë të luftës në burg Largea_adem1457010159



 Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Adem Salihaj ka theksuar se presidenti i zgjedhur Hashim Thaçi do të akuzohet nga Gjykata Speciale, ndërsa sipas tij, Thaçi ka dërguar shumë shokë të luftës në burg.
Sipas tij, është e palogjikshme që Thaçi të mos akuzohet, sepse secili raport ndërkombëtar, në të cilin flitet për krimet e kryera gjatë dhe pas luftës, sipas tij, e apostrofon ish – shefin e PDK-së si përgjegjësin kryesor.
“Nuk besojë se atë do të mund ta shpëtojë ndonjë lloj imuniteti, madje as pozita e presidentit. Unë mendoj që ai do të jetë në listën e të akuzuarve. Thaçi është akuzuar publikisht në raportin e Dick Martyt”.
Salihaj më tutje ka theksuar se Thaçi dallohet si njeri dhe politikan i zhdërvjellët, madje sipas tij, ai i ka dërguar shumë shokë të luftës në burg.
“Ai ndoshta prapë do të tregohet i zhdërvjelltë dhe mund t’i dërgoj edhe shokët tjerë në burg”, ka shtuar ai.


Salihaj: Elektorati na ka votuar ta largojmë PDK-në nga pushteti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Adem Salihaj, në emisionin “Info- Box”të RTV Dukagjini, ka theksuar se Hashim Thaçi është njeriu që më së paku e përfaqëson unitetin e popullit.
Salihaj ka sqaruar se kryeministri Isa Mustafa, ka kërkuar nga ai që ta votojë kandidaturën e Thaçit për president, për arsye se sipas tij, kështu do të respektohej marrëveshja e koalicionit në mes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
“Unë i kam pasur disa pasoja për qëndrimet e mia, duke filluar me vendimin që ta mosvotojë qeverinë dhe kryetarin e parlamentit. Unë tash nuk jam anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Qëndrimet e mija janë në rregull, sepse janë në përputhje të plotë me kërkesat e elektoratit të LDK-së”, ka thënë ai.
Sipas tij, LDK-ja ka qenë partia të cilën elektorati e ka votuar për ta larguar PDK-në nga pushteti, parti e cila për Salihajn ka qenë e zhytur në krim dhe korrupsion.
“Elektorati na ka votuar mbi këtë platformë, dhe për fat të keq ka ndodhur krejt e kundërta e kësaj. Unë konsideroj se jam në rregull me vullnetin e elektoratit. Jam në kontakt çdo ditë me votuesit tonë, dhe ata e shprehin pakënaqësinë e tyre me veprimet e LDK-së”, ka shtuar Salihaj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi