AGIM GASHI TETËMBDHJETË VITE KRENARI ME T
Faqja 1 e 1
AGIM GASHI TETËMBDHJETË VITE KRENARI ME T
AGIM GASHI
TETËMBDHJETË VITE KRENARI ME TY
Për tetëmbdhjetë vjetorin e ringjalljes së familje Jasharaj!
U bënë tetëmbdhjetë vjet nga rënja heroike e Komandantit Legjendar Adem Jasharit. Simbolika e tij sot zë një vend me rëndësi në prizmin e institucioneve shtetërore, bile edhe pse mos të themi se zë njërin ndër vedet më të rëndësishme e më të mëdha në historinë tonë kombëtare. Kosova sot është krenare me heroizmin e madh të familjes së Kryekomandantit Legjendar Adem Jasharit. Sepse, ata u bënë kurban të çështjes madhore kombëtare,qëndruan si burrat jo vetëm ata, por edhe fëmijët e gratë e fisit. Ademi, Hamza e Mixha Shaban me nipa e mbesa mbajtën frontin e luftës me Serbinë tri ditë e tri netë të gjata.
Dihet mirëfilli se familja Jashari nga Prekazi ka hyrë në analet e historisë sonë kombtare. Jasharajt jane krenaria e jone kombëtare. Por është krenari kombëtare kur përmendet emri i familjes së Komandantit Legjendar Adem Jasharit.Gjaku i derdhur i familjes Jasharaj, si dhe i gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, nuk do të harrohet kurrë.
Breza të tërë që vijnë pas nesh do të kenë mundësi të mësojnë për heroizmin e thellë dhe luftën heroike që bënë Jasharajt për çlirimin definitiv të Kosovës. Sot,të gjithë ata që ranë në alltarin e lirisë kanë hyrë në historinë tonë kombëtare. Jasharajt janë ata që shkrepën pushkën e parë për lirinë e Kosovës. Andaj Jasharajt janë krenaria e shtetit të Kosovës, dhe si të tillë, ata u takojnë të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë ata, pa marre parasysh se cilit subjekt politik i takojnë, e që për synim kanë demokracinë dhe lirinë definitive të Kosovës. Prandaj, sot në tetëmbdhjetvjetorin e rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari, kryevepra dhe idealet e Komandantit Legjendar Adem Jasharit ka hyrë në faqet më të ndritshme të historisë sonë më të re. Populli shqiptar i Kosovës e ka obligim të bëjë çdo gjë për familjen Jasharaj, sepse Jasharajt me veprën e tyre shkuan në pavdekësi. Jasharajt luftuan me plot zemër për çlirimin e Kosovës nga thundrra serbe.Emri i tyre sot dëgjohet kudo. Jasharajt nuk jane vetëm, ata sot pranë i kane të gjithë shqiptarët kudo që gjenden, andaj edhe neve këtu në mërgim. Jasharaj jane krenaria e kombit tonë.
Lufta heroike e Jasharajve tetëmbdhjetë vite më parë bëri kthesa të mëdha në historinë e shqiptarëve të Kosovës. U flijuan 22 antarë të familjes për Kosovën e lirë dhe të pavaruar. Komandant Adem Jashari nuk ka vdekur, ai është gjallë. Eshtë gjallë, sepse i vuri themelet e para një Ushtrie Çlirimtare të Kosovës, ndërsa UÇK-ja së bashku me Adem Jasharin dhe popullin shqiptar janë në të gjitha pjesët e Kosovës. Sot të gjithë shqiptarët e Kosovës përkulen para veprës së Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jasharit. Qëllimi dhe ideali i vetëm i Komandanti Legjendar Adem Jasharit ishte Kosova e lirë, demokratike dhe e pa varur dhe që shqiptarët gjithmonë të jenë të bashkuar dhe të gjithë të flasin me një gjuhë të përbashket. Pra, për veprën dhe heroizmin e madh të familjes Jasharaj sot dinë të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë. Shqiptarët e Kosovës asnjëherë nuk i lënë vetëm Jasharajt. Në familjen Jasharaj, por edhe në të gjitha familjet shqiptare, dhashtë zoti e të lindin fëmijë si Ademi e Hamza, si xha Shabani e shumë e shumë trima e trimëresha të Kosovës, që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Tetëmbdhjet vjet më parë, nga forca të egra, ishte sulmuar atëbotë për të satën herë shtëpia e Komandantit tonë Legjendar Adem Jasharit. Atëbotë Shaban Jashari, Adem Jashari, Hamëz Jashari i treguan okupatorit serb se shqiptarët e Kosovës do ta mbrojnë pragun e shtëpisë së tyre deri në fund.
Dhe ja tash, tetëmbdhjet vjet pas, e tërë Kosova e kujton këtë ditë të lavdishme të epopesë së UÇK-së, pasi që Jasharajt qendronin në krye të saj. Jasharajt ishin unikë dhe të vendosur se shpejtë do të vijë dita e çlirimit definitiv të Kosovës. Dhe, ajo sot është e lirë dhe e pavarur. Sot, familja Jashari nuk i ka 22 antarët e saj të familjes që ranë për lirinë e Kosovës, por ka atdhedashurinë dhe krenarinë e saj kombëtare për Kosovën shtet të pavarur, sepse, ata dhane bijt e bijat e tyre më të mirë për këtë ditë, e mbi të gjitha për Kosovën e pavarur. Jasharajt sot kanë vend nderi në historinë tonë kombëtare. Emri i tyre sot përmendet në tërë botën. Vepra dhe ideali i Jasharajve sot është udherrëfim për të gjithë ata që e duan Republikën e Kosovës dhe lirinë e saj.
Pikrisht tetëmbdhjetë vjet më parë forcat e okuparorit serb të armatosura deri në dhëmbë e kishin rrethuar shtëpinë e Shaban Jasharit me te vetmin qëllim që ta shfarosnin familjen Jasharaj. Mirëpo djemt e Shabanit: Ademi e Hamza dhe antarët e familjes Jashari nuk e lëshuan dot vatrën e tyre shekullore. Eshtë Adem Jashari që me bijt e bijat më të mira të këtij populli formoi Ushtrine Çlirimtare të Kosovës, forcë ushtarake kjo që ia ktheu pushkën okuparorit qindvjeqar serb. Familja Jashari sakrifikoi gjithçka për Kosovën e lirë dhe të pavarur. Kjo familje i dha 22 anëtarë për këtë tokë të shenjtë që tashmë është e lirë dhe mëton nga realizimi i plotë i pavarsisë së Kosovës. Sot familja Jashari është krenari e kombit shqiptar dhe e Republikës së Kosovës. Sot Jasharajt janë emër që dëgjohet e rrespektohet gjithëkund, aty ku flitet e punohet shqip. Prekazi legjendar dhe Kosova e lirë sot mburren me heroizmin e thellë që tregoi familja Jashari në luftën kundër okupatorit serb që gjithmonë ishte e sigurt se një ditë të afërme do të vijë liria e jonë e shumëpritur. Familja Jashari nuk është asnjëherë vetëm. Atë e vizitojnë sot shqiptarët anë e kënd botës. Jasharajt janë kapitull në vete në historinë tonë më të re. Jasharajt rrespsektohen kudo dhe rrespektohen kurdo. Ata janë prap aty, ne Prekaz. Aty ku filloi pushka e pare për lirinë e Kosovës. Aty ku Adem Jashari shkrepi plumbat e parë për pavarsine dhe lirinë e Kosovës. Sot në Prekazin legjendar, në Prekazin e mbuluar me kurora lulesh në dheun e lirë të Kosovës Republikë, Trupi i pa jetë i Komandantit Legjendar Adem Jasharit prehet i qetë së bashku me trupin e pajetë të babait të tij Shabanit, vëllait Hamzës, fëmijve të tij, të shoqës, të kusherinjëve, të mbesave e nipave. Mirpo Jasharajt nuk janë vetëm. Ata kanë për rreth të gjithë shqiptarët e trojeve tona. Ata janë gjallë. Pavarësia ua ndriti Nurin.
REZYME
Nga kjo që u tha dhe që do të duhet të ishte kështu si u tha, as përafërsisht nuk përmbushet amaneti i Baces Adem dhe dëshmorëve të kombit.
Familja Jashari ka fillue të zbehet dhe çdo vjet ka pak e më pak interesim për manifestime të denjura dhe kombëtare ashtu si edhe duhet të ishin. Në Mauzoleun e Jasharajve, gjithnji e më pak kan guximin të sshkojnë patriotët e devotshëm të kombit. Bile ata as që u ftuan ndonjëherë. Aty sot shkojnë komandaanta të korruptuar, milionerë me djersen e popullit, njerz me aktakuza të ngritura për krime lufte, gjoja se Baca Adem po ua shpëtojka merifetllëqet e tyre të bëra për tetëmbdhjetë vjet rresht.
Kosova sot ka Fusnotë, ka Zajednicë, ka falje tokash të atdheut, ka pazare e shitje të pasurisë kombëtare shteteve armike si është Turqia, Serbia, Arabia etj., ka tym e lotsjellës në Parlament e rrugë të atdheut, ka xhamia me nga tre e kater minare drejtuar Zotit si raketat ruse „Zbigarjev“, ka vrasje, ka kurvëri, hajni...e çka nuk ka more sot në Kosoven e „lirë“?! Ka madje President që si dihet fundi i pasurisë dhe Kryeminister të njejtë. A mund ti themi “Bacë u Kry”? Jo pra. Atëherë i themi “Bacë nuk u Kry”!
Derisa të jenë të gjitha këto të kqija në atdheun për të cilin u flijue Bacë Ademi, Ai as gjumin sdo ta bëjë të qetë në token e Arbërit!
05.03.2016
Düren
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi