Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fahredin Spahija: Fotografia që tronditi opinionin shqiptar më 6 mars të vitit 2000

Shko poshtë

Fahredin Spahija: Fotografia që tronditi opinionin shqiptar më 6 mars të vitit 2000 Empty Fahredin Spahija: Fotografia që tronditi opinionin shqiptar më 6 mars të vitit 2000

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 06, 2016 12:22 am

Fahredin Spahija: Fotografia që tronditi opinionin shqiptar më 6 mars të vitit 2000
Fahredin Spahija: Fotografia që tronditi opinionin shqiptar më 6 mars të vitit 2000 Largea_largea_ademierugova13594832121457193445


Fahredin Spahija: Fotografia që tronditi opinionin shqiptar më 6 mars të vitit 2000 Fahredin%20spahija
Fahredin Spahija


Në atë kohë isha redaktor teknik në gazetën e përditshme BOTA SOT që redaktohej dhe përgatitej për shtyp në redaksinë që ishte në Cyrih (Löwenstrasse) të Zvicrës. Me 5 mars në përvjetorin e dytë të rënjes heroike të Murat, Hamëz e Adem Jasharit bashkë me shumicen e familjarëve të tyre, në Prekaz “komandantat” më shumë po bënin promovimin e tyre se sa shënimin e përvjetorit! Nga ky tubim-përvjetor, në redaksinë e Cyrihut erdhi raporti i korespondentit tonë nga Drenica, Ragip Gajraku i cili përmbante kryesishtishtē, citate të “prijësve të rinjë” të luftës e shumë pak të dhëna për sakrificën e familjes Jashari!
Në kompjuterin tim mbaja një fotografi të cilën ma kishte dhënë në besë, muaj më parë, editori i gazetës duke më thënë: “Mbaje dhe ruaje mirë sepse mund të na duhet, një ditë!”. Në qendër të asaj fotografie e cila ishte bërë në vitin 1992 në Tiranë, shifej Ibrahim Rugova me një grumbull njerëzish e në mesin e tyre ishte edhe Adem Jashari! Ishte Fotografi që dokumentonte një lidhje të hershme të presidentit Rugova me komandantin legjendar, Adem Jashari!
Tek po merresha me faqosjen e raportit të arritur nga Prekazi më shkrepi idea se përvjetorit të rënjes heroike të Jasharëve i shkon fort nxjerrja në publik e njohjes së Adem Jasharit me Ibrahim Rugovën shumë më heret se me “komandantat” e rinjë që po përvetësonin çdo gjë të mundur në emër të luftës që e kishin ba! Shkova në zyrën e editorit dhe ia thash idenë time! U hamend pak shkaku i rezikshmërisë së situatës në të cilën “komandantat” “vranin e kthjellnin” dhe aprovoi duke thënë: “Qite!”. Puna e bërë nuk u kuptua as nga kolegët me të cilët punoja në redaksinë e Cyrihut dhe as nga redaksia në Prishtinë. Fotografia në artikullin që u shtri në dy faqet e mesit, me ngjyra, zuri hapësirën ma të madhe dhe me insistimin këmbëngulës timin, u publikua dhe në faqen e parë të cilën e punoja unë, gjithashtu…
Me që një pjesë të tirazhit të gazetës që shtypej në Frankfurt e dërgonim me aeroplan në Prishtinë, me 6 mars të vitit 2000 Kosova u trondit nga fotografia e publikuar në BOTA SOT. Popullata shumicë e cila adhuronte personalitetin dhe përpjekjet e Ibrahim Rugoves u ngazëlly nga fakti se dy figurat më të ndritshme të Kosovës paskan bashkëpunuar edhe në aspektin e rezistencës ushtarake kurse “komandantat” me të parë këtë foto bën çmos që të zhdukin tirazhin e gazetës që botoi këtë fotografi e cila po shpaloste një të vërtetë tjetër prej asaj që kishin propaganduar, ata…
Nuk thash asgjë më shumë se sa që, kjo fotografi historike mori dhenë nga kopjuteri im… smile emoticon
Ndihem fort krenar që isha pjesë e shpalosjes së këtij dokumenti sepse historia e luftës fitoi nje dimension tjetër me publikimin e kësaj fotografie …


(Më mbetet merak i madh me e kuptu se pronë e kujt ishte apo kush e kishte shkrepur?)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi