Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - SORRA E KORBA S´DO EVROPA

Shko poshtë

AGIM GASHI - SORRA E KORBA S´DO EVROPA Empty AGIM GASHI - SORRA E KORBA S´DO EVROPA

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 10, 2016 1:17 am

AGIM GASHI - SORRA E KORBA S´DO EVROPA 12801245_10153491269174077_7441997338221835069_n



AGIM GASHI


SORRA E KORBA S´DO EVROPA


Të lumtë na për udhëheqësi, 
Për Parlament e Qeveri, 
Në Evropë don´ me na shti
Sikur sorra e korba t´zi.


Jemi popull rrobota
Rrehim veten, ka ndi bota,
Po na thonë, por spo kuptojnë
Sorra e korba spo do Evropa.

Spo do hajna e karaxhoza
As talibanca e luftar bajloza, 
Nuk po donë as vandalista
Sdo majtista e komunista.

Po na thotë Evropa plakë
Duhet të piqeni pa hesapë, 
Glacojnë sorrat në t´gjatin plep
Jo n´tepsi e as n`çerep.

U ba atdheu si Arabia
Me minare e shumë xhamia, 
Shkollat smunden me punue
Në autoparlanta ezan t´u knue.

Po na vijnë turist nga bota
Bajnë çudi në tokë t´Kosoves, 
Athue ashtë kjo tokë e arabe
A Dardania e Ibrahim Rugoves?!

Sdi askush me ju përgjegjë
Na vjen marre me tregu t´vërtetën, 
Me ju thanë se t´u e vjedh shtetin
Për çdo ditë e vrajmë vetëveten.

Na ka mallkue Zoti Ynë
Se n´gjuhë shqipe nuk po flasim, 
Njiqind sekte këtu na erdhen, 
Me gjuhë t´huaja zemrat plasin.

Vishen n´tzeza sikur Ninxhat
Thonë po e ruajmë moralin-nderin, 
Shumë kultura t´huja erdhen
Na e prunë mjerimin-ferrin.

Mlidhni mendjen ju pak që mbetët
Kosova nanë po lshon rënkim, 
Na ka lindë me i ndihmue
Mu kështu kur është n´mjerim.

Ju shqiptar kudo që jeni
Lshoni za e lshoni kushtrim, 
Se atdheu i Adem Jasharit
Sot o kurr kerkon shpëtim.

29.01.15
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi