Taulant Kita:Stop manipulimit!Te mbeshtesim konsullen e Milanos te shkarkuar padrejtesisht.Une jam Luli
Faqja 1 e 1
Taulant Kita:Stop manipulimit!Te mbeshtesim konsullen e Milanos te shkarkuar padrejtesisht.Une jam Luli
Petition richtet sich an Komuniteti Shqiptar ne Italine e Veriut
Taulant Kita:Stop manipulimit!Te mbeshtesim konsullen e Milanos te shkarkuar padrejtesisht.Une jam Luli
Taulant Kita:Stop manipulimit!Te mbeshtesim konsullen e Milanos te shkarkuar padrejtesisht.Une jam Luli
I nderuar Zoti President
I nderuar Zoti Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
I nderuar Zoti Kryeministër
I nderuar Zoti Ministër i Jashtëm
I nderuar Trupi Dipllomatik i Milanos
I nderuar Zoti Ambasador i SH.B.A
Ne shqiptarët e veriut të Italisë, të mire integruar në jetën e këtij vendi, që mbajmë vazhdimisht të forta lidhjet me Atdheun tonë të dashur i ndjekim me vëmendje aktualitetet në Shqipëri, jemi shumë të shqetësuar për ngjarjen që ndodhi dite më parë lidhur me Konsullen e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Milano.
U bënë tashmë 5 ditë nga transmetimi në emisionin "Stop" të kanalit televiziv "Klan" të një video lidhur me një "sekser" anonim, që filmohej ndërsa merrte nga intervistuesja një shumë prej 1000 eurosh kundrejt lëshimit të një "nulla osta" për martesë të një qytetareje shqiptare. “Sekseri” anonim përmend disa herë fjaline, që Konsullja është grua e quhet Luljeta.
Nuk na habit fakti i daljes së një video të tillë sepse:
Së pari, në epokën e lirisë së shtypit dhe të medias, në të gjitha format e saj, të vërteta apo të rreme, në një kohë që luftrat politike dhe personale lundrojnë dhe në rrjetet dixhitale, këto fenomene konsiderohen fatkeqesisht "normale".
Së dyti, është e qartë si rrezja e diellit se filmimi është vetëm sajim i turpshem që ka për qëllim denigrimin e figures së Zonjes Luljeta Çobanaj. Ajo që na tronditi e na indinjon pa masë është akti i Ministrisë së Jashtme për pushimin arbitrar të Konsulles së Përgjithme Luljeta Çobanaj e njohur për një shërbim e devotshmëri nga të gjithe ne. Ky lajm shkaktoi reagimin zinxhir të sensit qytetar që karakterizon emigracionin tonë, i bashkuar në rrjetet sociale e më shumë.
Secili nga ne identifikohet në figurën e konsulles sonë të nderuar me moton "Unë jam Luli! - Io sono Luli!" me një adezion të paprecedent. Natyrshem cdonjeri nga ne bën pyetjen:
- kush janë personat që "shihen" në video?
- u verifikua vërtetësia e videos?
- përkthimet e gabuara gjatë transmetimit janë thjesht lapsus, vijnë nga mosnjohja e gjuhës italiane, apo janë të qëllimshme?
Pushimi arbitrar i Konsulles tonë të nderuar në Milano është një shuplakë për gjithë komunitetin shqiptar dhe një minus i madh për imazhin e Shqipërisë në sytë e politikes milanese, ku zonja Cobanaj është shumë e konsideruar dhe e respektuar. Si është e mundur që mjafton që dikush të hedhë hijen e dyshimit të të qënit të korruptuar, pa asnjë fakt konkret, mbi një titullar apo ministër dhe ky i fundit të shkarkohet nga detyra pa ju dhënë mundësia të japë as shpjegimin më të vogël? Apo mos vallë është legjitim dyshimi ynë që pas kësaj lëvizje të ndërtuar në tavolinë "kundër korrupsionit" qëndron një lëvizje e nëndheshme që godet ndershmërinë dhe pakorruptueshmërinë, në këtë rast konkret të zonjës Çobanaj Natyrisht ne kemi besim tek ndershmëria, koherenza e integriteti i organeve qeverisëse të Shqipërisë tonë e shpresojme fort e kërkojmë akoma më fort që ky incident i të riparohet në kohë rekord.
Komuniteti shqiptar është nga komunitetet më të vjetra të emigranteve në Itali, vitet e fundit ka arritur të jetë ndër komunitetet më të konsideruara, me angazhime në fushën ekonomike, politike e sociale të vendit.
Zonja Luljeta Çobanaj paraqet për ne të gjithë, përfaqësuesen e devotshme që është gjendur më pranë se cdo figurë tjeter diplomatike që kemi pasur deri tani në Konsullatën tonë në Milano. Luljeta, me integritetin e saj ka qenë dhe është grua e nderuar që bashkë me bashkëshortin e saj, denjesisht ja ka kushtuar jetën shqiptarëve, duke i ndihmuar në çdo aspekt, duke qenë në krah të njerëzve të sëmurë, fëmijëve, punëtorëve e vajzave në nevojë. Ka ditur të përfshijë në plotësimin e detyrave të saj bashkëkombësit për të na përfaqësuar sa më denjësisht në këtë vend ku derdhim djersën e kemi ndërtuar jetën tonë. Ka punuar gjithmonë me ndërgjegje që Konsullata të bëhej dhe një qendër e kulturës shqiptare. Priti çdo qytetar, pa dallim, me mirësjellje qytetare e buzëqeshje, pa i parë kurrë xhepin njeriu. Këtë mund ta deklarojmë të gjithë ne që kemi pasur privilegjin ta njohim si përfaqësuese të vendit tonë, si miq dhe si nevojtarë.
Luljeta, vajzë e emigracionit, shqiptarja e nderuar, gjendet në këtë moment nën presionin e një shteti të cilit i shërbeu me dinjtet dhe korrektësi. Dhe ne ndjehemi jetimë dhe të dhunuar nga forca të errëta që përpiqen të sjellin deri në zemrën e Evropës hijen e frikshme të korrupsionit dhe dhunës mafioze.
Ka ardhur koha që konsujt e shteteve me praninë më të lartë të emigrantëvë shqiptarë (Itali, Greqi, Gjermani, Angli...) të votohen dhe të zgjidhen nga vetë komunitetet e tyre dhe jo të emërohen nga Partitë. Ka ardhur koha që emigrantët të mos jenë vetëm burim të ardhurash për vendin e tyre por edhe zotët e fatit të tyre.
Duke përfunduar kërkojmë me këmbëngulje, të gjithë së bashku, të bindur në pastërtinë e Luljeta Çobanaj të reabilitoni figurën e saj të nderuar dhe të nxirrni përpara ligjit ata që thurën rrjetën helmuese te merimangës së zezë.
Për më tepër ju bëjmë me dije se emigrantët do të luftojnë me forcë çdo lloj forme manipulimi, shantazhi, makutërie apo diletantizmi që do të mundohet të "importohet" në mënyrë të dhunshme në qendër të Evropës e më tej.
Ky është vetëm fillimi i një vazhde sigurisht të gjatë pozicionimi të komunitetit tonë në emigracion në pritje të një përgjigjeje dhe reflektimi nga ana juaj,
Me respekt
Komuniteti shqiptar i Milanos - Itali 06 mars 2016
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Taulant F.Selmani:Në mes paradoksesh!
» Haradinaj: Jahjaga duhet shkarkuar
» Nga CEREMONIA e përcjelljes së Poetit dhe Akademikut Ali Podrimja në banesën e fundit!
» Obama: Mbështesim përpjekjet për integrim
» NË NJË KANTIER NË AFËRSI TË MILANOS KA NDODHUR NJË INCIDENT TRAGJIK NË PUNË:
» Haradinaj: Jahjaga duhet shkarkuar
» Nga CEREMONIA e përcjelljes së Poetit dhe Akademikut Ali Podrimja në banesën e fundit!
» Obama: Mbështesim përpjekjet për integrim
» NË NJË KANTIER NË AFËRSI TË MILANOS KA NDODHUR NJË INCIDENT TRAGJIK NË PUNË:
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi