Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alarmante: 11 për qind e kosovarëve mbështesin sulmet vetëvrasëse, 30 për qind e duan Sheriatin (Dokument)

Shko poshtë

Alarmante: 11 për qind e kosovarëve mbështesin sulmet vetëvrasëse, 30 për qind e duan Sheriatin (Dokument) Empty Alarmante: 11 për qind e kosovarëve mbështesin sulmet vetëvrasëse, 30 për qind e duan Sheriatin (Dokument)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 22, 2016 7:22 pm

Alarmante: 11 për qind e kosovarëve mbështesin sulmet vetëvrasëse, 30 për qind e duan Sheriatin (Dokument)


Alarmante: 11 për qind e kosovarëve mbështesin sulmet vetëvrasëse, 30 për qind e duan Sheriatin (Dokument) Auto_bruksel1447523411
Sulmet vetëvrasëse në Bruksel morën dhjetëra jetë të njerëzve dhe shkaktuan indinjatë në mbarë botën. Muaj më parë, sulme të ngjashme në Paris shkaktuan gjithashtu vdekjen e qindra njerëzve të tjerë.
Një pjesë e vogël e myslimanëve në botë mbështesin sulmet e tilla, që për cak kanë kryesisht qytetarët civilë, transmeton Republika.info.
Megjithatë, shumë shqetësuese janë statistikat për përkrahjen që këto sulme kanë në Kosovë dhe Shqipëri.
Sipas një hulumtimi që ka bërë Qendra për Hulumtime në Uashington të SHBA-ve “Pew Research Center”, një pjesë e vogël e qytetarëve të Ballkanit mbështesin sulmet vetëvrasëse në mbrojtje të islamit.
Por, sipas këtij hulumtimi, rreth 11 për qind e kosovarëve myslimanë mbështesin sulmet vetëvrasëse ndaj civilëve në mbrojte të islamit, transmeton Republika.info.
Alarmante: 11 për qind e kosovarëve mbështesin sulmet vetëvrasëse, 30 për qind e duan Sheriatin (Dokument) Auto_statistika11458660721
Ndonëse matja e fundit e tyre është bërë në vitin 2013, kjo përqindje mund të jetë në rritje për faktin që në vitet e fundit, numri i kosovarëve që kanë shkuar për të luftuar në Siri vlerësohet se është rritur.
Në këtë hulumtim, Kosova prin krahasuar me shtetet e rajonit.
Mbështetja për sulmet vetëvrasëse në shtete të tjera të rajonit është më e vogël se në Kosovë. Në Shqipëri vetëm 6 për qind e myslimanëve përkrahin sulmet vetëvrasëse, derisa në Bosnje e Hercegovinë vetëm 3 për qind.
Në këtë hulumtim, myslimanët janë pyetur edhe nëse ata mbështesin zëvendësimin e Sheriatit me ligjet e shteteve ku jetojnë.
Alarmante: 11 për qind e kosovarëve mbështesin sulmet vetëvrasëse, 30 për qind e duan Sheriatin (Dokument) Auto_statistika21458660724
Rreth 25 për qind e myslimanëve në Kosovë mendojnë se duhet të aplikohen rregullat e Sheriatit në sistemin shtetëror të Kosovës, derisa përqindja e myslimanëve kosovarë që mbështesin zbatimin e Sheriatit në familje është 30 për qind.
Alarmante: 11 për qind e kosovarëve mbështesin sulmet vetëvrasëse, 30 për qind e duan Sheriatin (Dokument) Auto_statistika31458660726
 
Deri më sot, rreth 300 kosovarë supozohet që kanë udhëtuar në zona të luftës, për të mbështetur grupe terroriste, siç janë ISIS dhe Al Nusra.
Po ashtu janë arrestuar qindra të tjerë për financime dhe pjesëmarrje në këto luftëra. /Republika.info/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi