Kadaj-Bujupi tregon arsyen pse iu bashkua Vetëvendosjes (Foto)

(E plotësuar) - Aktualisht aktiviteti opozitar e ka humbur bashkërenditjen dhe në opozitën e bashkuar kohët e fundit u pa që jo të gjithë duan që vendimet të jenë të përbashkëta dhe të koordinuar. Kështu u tha sot në mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në këtë mbledhje u potencua se Lëvizja Vetëvendosje është duke u rritur, derisa po në të njëjtin takim, deputetja Donika Kadaj - Bujupi, e cila para disa javësh dha dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, zyrtarisht iu bashkua kësaj lëvizje.
Në mungesë të kryetarit të VV-së, Visar Ymerit, për arsyeje shëndetësore, nënkryetari i kësaj Lëvizje, Driton Çaushi në fjalën e tij tha se në bazë të sondazheve, VV-ja është duke u rritur, derisa këtë rritje e cilësoi befasuese për të gjithë ata qëpolitikën e shohin si spektatorë.
Ai shtoi se brenda dy apo tre muajsh do të fillojë ristrukturimi i kësaj lëvizje.
Çaushi: Në dy apo tre muajt e ardhshëm nis ristrukturimi i Lëvizjes
“Muajt e fundit falë punës së palodhur të të gjithë juve, e sidomos falë punës dhe sakrificës së mijërave aktivistëve e mbështetës tëLëvizjes Vetëvendosje, Lëvizja është rritur. Këtë gjë e konfirmojnë të dhënat nga sondazhet e publikuara apo jo të publikuara, këto sondazhe janë bërë në muaj të ndryshëm nga organizata ndërkombëtare dhe vendor me metodologji serioze. Rritja që këto sondazhe parashikojnë për VV-në, është befasuese për të gjithë ata që politikën e shohin si spektatorë, por nuk është befasi për ne që jemi të përfshirë çdo ditë në punën tonë të pandalshme opozitare, në të mirë të popullit tonë e kundër krimit dhe diktatit qeverisë. Këtë rritje të mbështetjes ne kemi detyrën që ta përkthejmë në organizim, në rritje të strukturave tona dhe në rritje anëtarësisë e gjithnjë në respektim të statutit tonë dhe në respektim të parimeve tona të demokracisë së brendshme, për të cilat ne jemi krenar. Pikërisht për këto arse është e natyrshme që në këto kushte në dy apo tre muajt e ardhshëm të nis dhe të përfundohet ristrukturimi i qendrave dhe pikave të VV-së”, tha ai.
Derisa numëroi disa nga aktivitetet që ka zhvilluar opozita e bashkuar gjatë muajve të fundit, Çaushi potencoi se aktualisht aktiviteti opozitar e ka humbur bashkërenditjen.
Çaushi: Aktiviteti opozitar e ka humbur bashkërenditjen
“Ne organizuam mobilizimin më të madh në Kosovën e pasluftës që po ashtu rezultoi me një peticion të nënshkruar mbi 205 mijë qytetarë, që haptazi dhe me vetëdije të plotë u rreshtuan kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe kundër faljes së tokave Malit të Zi. Organizuam aksione simbolike e një seri protestash bashkë, njëkohësisht me deputetët tanë, si dhe protesta të mëdha që nisën në nëntor dhe vazhduan deri në janar dhe shkurt të këtij viti. Të gjitha këto u shoqëruan edhe nga aktivitet e pandalshme tëgrupit parlamentar, që ia ndalën turrin Isa Mus tafës e Hashim Thaçit në miratimin dhe avancimin e mëtejshëm me këto dy projekte shkatërruese për të ardhmen e Kosovës. Aktualisht aktiviteti opozitar e ka humbur bashkërenditjen. Veprimet e njëanshme të cilat kanë qenë të përsëritura disa herë me radhë, e kanë tronditur besimin tonë te disa figura të subjekteve të tjera opozitare. Në opozitën e bashkuar gjithëçka që ne kemi kërkuar ka qenë që vendimet t’i marrim së bashku, cilat do që të jenë ato vendime. Por, kohët e fundit është parë që të jo gjithë kanë dëshirë që vendimet të jenë të koordinuara dhe të përbashkëta. Kjo sigurisht e ka rrezikuar kauzën opozitare. Ne si VV jemi të detyruar të vazhdojmë pa u ndal. Kjo Qeveri që tashmë Thaçin e miratoi në postin e presidentit do të përpiqet të vazhdojë impelemtimin e projekteve të rrezikshme. Ne duhet të vazhdojmë të jemi të vëmendshëm dhe të gatshëm të mobilizohemi në protesta edhe nëse Qeveria vendos që t’i çojë përpara këto marrëveshje kriminale në ndonjë periudhë kur vëmendja e publikut është zvogëluar”, tha ai.
Pasiqë Çaushi tregoi për mosmarrëveshjet brenda opozitës së bashkua, ish-anëtarja e AAK-së, Donika Kadaj–Bujupi zyrtarizojë kalimin e saj në VV. Këtë vendim të saj, Kadaj – Bujupi e konsideroi vazhdim në besim të plotë në VV, derisa e tha se ka zgjedhur drejtësinë.
Kadaj – Bujupi: Unë kam zgjedhur drejtësinë
“Ky vendim i imi është një vazhdim në besim të plotë në Lëvizjen e cila i qëndroi besnike parimeve të veta pavarësisht erërave të forta. Me lëvizjen e cila nuk u tundua asnjëherë për pushtet, por mbajti zotimin dhe përkushtimin për shtet, me lëvizjen e cila më priti ngrohtë në mesin e saj për të vazhduar bashkë deri në arritjen e qëllimit të qëndrueshëm. Më lejoni që krejt për fundduke iu falënderuar edhe njëherë ta përmbyllë fjalën time me thinjen “ Po të më jepej një mundësi të zgjedhja në mes të paqes dhe drejtësisë do të zgjedhje drejtësinë”. Të dashur miq në rrethanat e krijuara në Kosovë unë kam zgjedhur drejtësinë”, tha ajo.
Ndërsa, anëtari i VV-së, Hydajet Hyseni derisa komentoi dëbimin e aktivistëve të kësaj lëvizje nga Kosova, vendin e konsideroi han me dy porta për ata që sipas tij ia duan të keqen dhe të zezën.
Hyseni: Kosova është bërë han me dy porta
“Në Kosovë siç e dini është bërë han me dy porta për ata që ia duna të keqen dhe ia bëjnë të zezënKosovës. Kjo nuk mund të mos na kujtojë atë fenomenin grotesk të depërtimeve të atdhetarëve në periudha vendimtare në mes të dy luftërave botërore pikërisht sepse angazhoheshin për kauzën e përbashkët çlirimtare dhe atdhetare . Ne nuk mund të mos konstatojmë shqetësimin tonëdhe papajtueshmërinë tonë me këtë fenomen absurd dhe kobzi po të lejohej. Nuk mund të lejohet për dy arsyeje, sepse nuk lejojmë që kush do të na ndajë mbi baza administrative e të kufijve shtetëror njëanshmërisht.Por, edhe nuk mund të lejojmë të ndodhë kjo për arse të thjeshtë sepse çdo përpjekje e kësaj natyre për të ndarje midis korpusit të pandashëm kombëtar ka pasur efekte të kundërta, gjithmonë e ka fuqizuar frymën e bashkimit dhe ndjenjën e bashkimit. Nuk duhet të ketë askush dyshim se kështu do të ndodhë edhe tash e tutje.Aktivistët që mungojnë sot ne i konsiderojmë pjesë të pandashme të kësaj mbledhje dhe të lëvizjes”, tha ai.
Në këtë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje të pranishëm ishin edhe ish – kryetari i saj Albin Kurti dhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.
***
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi ka deklaruar se në opozitën e bashkuar kanë kërkuar që vendimet t’i marrim bashkë por kohët e fundit u pa që jo të gjithë duan që vendimet të jenë të përbashkëta dhe të koordinuara.
“Aktualisht aktiviteti opozitar e ka humbur bashkërenditjen. Ne duhet të jemi të vëmendshëm dhe të gatshëm të organizohemi në protesta”, ka thënë ai në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ku për shkaqe shëndetësore nuk po merr pjesë kryetari i kësaj lëvizje, Visar Ymeri.
Çaushi i tha të pranishmëve se Lëvizja Vetëvendosje është rritur gjatë këtyre muajve.
Vetëvendosjes edhe zyrtarisht iu ka bashkuar deputetja Donika Kada-Bujupi, e cila tha se me kalimin në Vetëvendosje e ka zgjedhur drejtësinë.
"Duke qenë bashkë të përkushtuar fituam betejën e parë. Ne ishim bashkë të pandarë në parlament, protesta e burg i sollëm rezultatet e para. Ne depërtuam në zemrat e grave dhe burrave të Kosovës, të gjithë atyre që ia duan paqen dhe mirëqenien Kosovës. Ne krijuam një ëndërr për Kosovën meritore dhe për ta jetësuar këtë na duhet shumë punë. Ajo çka po ndodh sot dhe ky vendim i imi është vazhdim i plotë i imi në lëvizjen që nuk u tundua kurrë për pushtet. Në mes paqes dhe drejtësisë, unë kam zgjedhur drejtësi", tha ajo.
Donika Kada-Bujupi i bashkohet Vetëvendosjes
Deputetja që ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kada-Bujupi duket që edhe zyrtarisht iu ka bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo po merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo mbledhje pritet të fillojë së shpejti, ku të pranishmëve me një fjalë rasti do t’i drejtohet kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.
VV: Veprimet e pakordinuara po rrezikojnë kauzën opozitare

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Arrestohet Donika Kadaj Bujupi
» Mustafa tregon arsyen pse nuk e viziton familjen Jashari
» Fitim Selimi tregon arsyen se pse u largua nga Nisma për Kosovën
» Lirohet nga burgu Donika Kadaj- Bujupi, i caktohet masa e arrestit shtëpiak
» Kadaj Bujupi: Gjykatësi nuk i lejoi aktivistët e VV’së të marrin pjesë në varrimin e Astritit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi