Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vargje të thurura nga Donika Çela. Itali. - LARG URREJTJES!

Shko poshtë

Vargje të thurura nga Donika Çela. Itali. - LARG URREJTJES! Empty Vargje të thurura nga Donika Çela. Itali. - LARG URREJTJES!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 18, 2016 11:20 am

Vargje të thurura nga Donika Çela. Itali. - LARG URREJTJES! 12961662_224208084634310_4092158333029042486_n

Vargje të thurura nga Donika Çela. Itali. - LARG URREJTJES!
--------------------------
*
A nuk është bukur të jemi të bashkuar
Në një rreth të vetëm me emër " Vllazëri-Shqipëri"?
A nuk është bukur ti tregojmë botës shumë ngjyrëshe
Se gjaku kuq e zi jep shpirtë dhe dashuri?
*
S'ka më bukur se kur jemi grusht bashkuar
Për një ideal të quajtur:" Paqë e dashuri",
S'ka më bukur kur në shpirtë buzëqesh besnikeria
Prandaj, kujdes mos shikoni njëri-tjetrin me hasmëri!
*
Të gjithë do ikim nga kjo botë me duar bosh
E gjithçka që urryem, në urrejtje do na kthehet në botën tjetër,
Lum kush durimin e shtrëngon fort në kraharor
Dhe hakmarrjes i jep drejtimin.... tjetër.
*
Asgjë nuk do të fitojmë nga lufta vëlla-vrasëse
Përveç se, gjak-derdhje e shuajtje të një jete,
Prandaj, ju lutem të gjithë juve që më lexoni
Pranojeni paqen dhe largojeni urrejtjen në vetvete!
----------------------------------------------------------------
17-04-2016
Ora:22-50



Vargje të thurura nga Donika Çela. Itali. - LARG URREJTJES! 13015675_233759043679214_8835825939277417977_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi