Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albert Bisaku - „Viti i shpirtit të bardhë“ ekspozitë kushtuar Nënë Terezës në Hambur

Shko poshtë

 Albert Bisaku - „Viti i shpirtit të bardhë“ ekspozitë kushtuar Nënë Terezës në Hambur Empty Albert Bisaku - „Viti i shpirtit të bardhë“ ekspozitë kushtuar Nënë Terezës në Hambur

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 20, 2016 9:03 pm


Albert Bisaku



„Viti i shpirtit të bardhë“ ekspozitë kushtuar Nënë Terezës në Hamburg
 Albert Bisaku - „Viti i shpirtit të bardhë“ ekspozitë kushtuar Nënë Terezës në Hambur ANSA972406_Articolo

Nene Tereza Ganxhe Bojadhiu - ANSA


„Viti i shpirtit të bardhë“ është tema e ekspozitës me 20 portrete kushtuar së Lumes Nënë Terezë Ganxhe Bojaxhiu, hapur në Hamburg të Gjermanisë, nga artisti kosovar Mentor Ejupi – Toro. “Jam munduar ta pikturoi personalitetin shumëdimensional, shpirtin e madh të saj“, tha piktori kosovar, po më hollësisht nga Hamburgu të ndjekim shërbimin e përgatitur nga Albert Bisaku..
 
Në Hamburg të Gjermanisë u hap ekspozita kushtuar të lumes Nënë Terezë. Piktori nga Kosova, Mentor Ejupi – Toro, i cili që nga viti 1993 jeton në Hamburg të Gjermanisë dhe është i njohur për veprat e tij në artin pamor, vjen para opinionit gjerman me një ekspozitë personale kushtuar Nënës Terezë.
„Viti i shpirtit të bardhë“ është emri i ekspozitës, të cilin e ka titulluar artisti nga Prishtina e që në qendër të ekspozitës do të prezantojë 20 portrete të Nënës Terezë, humanistes së madhe shqiptare, me piktura nga më realet, deri tek ato abstrakte. Kjo ekspozitë u prin aktiviteteve kulturore, fetare dhe artistike që zhvillohen në disa qendra evropiane para shenjtërimit të Nënës Terezë me 4 shtator në Romë.
Toro thotë se në jetën e tij, Nëna Terezë ka luajtur një rol të madh që nga fëmijëria. Për piktorin, misionarja shqiptare në radhë të parë ka qenë një heroinë për jetën personale, një shpëtimtare në nevojë, për t`u shndërruar më vonë në një person global që bënë vepra të mëdha duke u shërbyer të varfërve. „Kam pikturuar personalitetin shumëdimensional, shpirtin e saj“, thotë Toro dhe i fton artdashësit gjerman, ata shqiptar dhe popujt, besimet dhe kulturat nga e gjitha bota ta vizitojnë ekspozitën, pasi siç shprehet artisti „Nëna Terezë është e gjithë botës“. 
Në kuadër të kësaj ekspozite Mentor Ejupi – Toro për herë të parë ka prezantuar edhe disa piktura të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Albert Bisaku, Hamburg

Marrë nga radio Vatikani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi