Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

EKSKLUZIVE: Strategjia e Ministrisë së Mbrojtjes për ta luftuar ushtrinë serbe! (VIDEO)

Shko poshtë

EKSKLUZIVE: Strategjia e Ministrisë së Mbrojtjes për ta luftuar ushtrinë serbe! (VIDEO) Empty EKSKLUZIVE: Strategjia e Ministrisë së Mbrojtjes për ta luftuar ushtrinë serbe! (VIDEO)

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 20, 2016 11:17 pm

EKSKLUZIVE: Strategjia e Ministrisë së Mbrojtjes për ta luftuar ushtrinë serbe! (VIDEO)



  • FEJTON EKSKLUZIV, dy dekada i mbajtur në sirtar, nga vrasja e kolonelit Krasniqi, krimet dhe dështimet! (6)



EKSKLUZIVE: Strategjia e Ministrisë së Mbrojtjes për ta luftuar ushtrinë serbe! (VIDEO) Ministrikrasniqi
Pjesë nga varrimi i Kolonel Ahmet Krasniqit, Tiranë 1998.
Koordinimi
Të gjitha punët dhe aksionet udhëhiqen në mënyrë direkte nga Shtabi Qendror, i cili ndodhet jashtë vendit. Ata komunikojnë vetëm nëpërmjet  X19, të cilit  i dorëzojnë të gjitha urdhrat, pajisjet dhe armatimin. X19 komunikon me Y11 dhe Y21, kurse me dy grupet e tjera komunikon vetëm nëpërmjet  X29. Shtabi  cakton një afat real për realizimin e shpërndarjes së materialit, përgatitjen për aksion si dhe kryerjen me sukses të tij. E domosdoshme është vendosja e  një disipline të fortë për të pasur suksese në punë. Mënyra më ideale e veprimit është që të gjithë pjesëtarët në mes tyre të komunikojnë vetëm me anë  të shifrave dhe numrave të ndryshëm. Në këtë mënyrë ata zvogëlojnë mundësinë të zbulohen nga persona të  padëshiruar. Pas furnizimit me materiale të nevojshme dhe armatim, përgjegjësinë për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tij e ka secili person për pajisjet e veta. Secili nga pjesëtarët e grupit me vetiniciativë cakton vendin e ruajtjes të materialit dhe mënyrën, që në rast nevoje të arrijë sa më shpejt tek ato. Pjesëtarët e këtyre grupeve rëndësi të posaçme duhet t` i kushtojnë edhe mënyrës së komunikimit me njerëz. Ata në asnjë mënyrë nuk duhet të veçohen nga rrethi, por duhet të sillen në atë mënyrë si sillet edhe një “bashkëvendës mesatar”. Do të thotë duhet të janë kinse të bindur se vetëm me politikë paqësore mund të arrihet deri te pavarësia.
Do të ishte më mirë që pjesëtarët e grupeve të jenë të pamartuar, të rrjedhin nga familjet me tradita patriotike, dhe të gjithë ata vazhdimisht të stimulohen në mënyra të ndryshme.
Kryerja e detyrës

Detyra fillon me formimin e grupeve. Menjëherë duhet të fillohet me përgatitje për kryerjen sa më të suksesshme të detyrave. Deri sa pritet furnizimi i grupeve me materiale të nevojshme, secili udhëheqës i grupit cakton vendin dhe kohën e përgatitjeve. Në fillim ato duhet të jenë vetëm fizike me qëllim që të ngrihen aftësitë fizike të secilit anëtar. Më vonë, me arritjen e materialeve, duhet të bëhet edhe përgatitja profesionale siç në këto drejtime:
– njohja e mirë e armëve
– gjuajta e caqeve të improvizuara
– njohja e eksploziveve
– mënyra e veprimit në kushte të ndryshe atmosferike
– mënyra e ardhjes deri te objekti i sulmit
– mënyra e largimit pas sulmit
– lidhja e plagëve dhe ndalja e gjakderdhjes
Është shumë me rëndësi që X19 dhe X29 të mos takohen shumë shpesh dhe të mos humbasin kohë pa nevojë. Gjatë takimit, i cili nuk duhet të jetë më i shpeshtë se një herë në tre muaj, ata përpilojnë detyrat në bazë të urdhrave të marra nga Shtabi, dhe formulojnë mënyrën e veprimit të secilit grup, nëpër fazat e ndryshme të veprimit. Ata konkretizojnë punën e secilit grup. Është shumë e rëndësishme që të gjitha grupet të mos veprojnë në të njëjtën ditë, sepse ata në atë mënyrë  zbulojnë faktin se sa grupe ekzistojnë. Më mirë do të ishte që ato të veprojnë në një afat të caktuar (brenda jave), por asnjëherë në të njëjtin vend dhe në të njëjtin objekt. p. sh.
Në fazën 61 në zonën e parë sulmohet objekti „A“, në atë të dytën sulmohet objekti „L“, në zonën e tretë sulmohet objekti „N“ dhe në atë të fundit „S“. Në fazën 62, gjë të cilën e cakton shtabi qendror, veprohet në objekte të tjera.
Kështu bëhet planifikimi për të gjitha fazat e veprimit gjatë tërë vitit dhe për të gjitha vendet, duke u përpjekur që asnjëherë të mos përsëritet objekti i njëjtë i sulmit dhe të përfshihen të gjitha objektet e planifikuara më parë.
Nëse rastësisht ndonjë person rezulton i zbuluar, atëherë duhet që sa më parë ai të largohet nga vendi, e nëse ajo është e pamundur, duhet sa më parë të ndërmerren masa edhe më rigoroze për të shpëtuar tërë grupin.
Duhet të përpiqemi që çdo herë të sulmojmë ato objekte ku armiku e pret më së pakti, dhe aty ku do ti shkaktojmë humbje më të mëdha. Me një fjalë armiku duhet të befasohet nga koha, objekti i sulmit, mënyra dhe armatimi i përdorur.
(…)
– VI –
Aeroporti i Zürichut ishte plot udhëtarë, por më të zhurmshmit ishin kosovarët.
– A e more biletën time! bërtiste njëri.
– Po, krejt është në rregull, ia kthente tjetri nga ana tjetër e sallës së gjatë.
– E fusim bagazhin, bërtiste një shqiptar tjetër, duke iu drejtuar një të afërmi.
– Pse more vëlla nuk afrohen e të flasin si njerëz, po na e marrin fytyrën duke bërtitur si gomarë? pyeti një djalë shoqëruesen e tij.
Këta të fundit pothuaj se i kishin kryer të gjitha formalitet rreth udhëtimit, ishin skajuar në një vend dhe bisedonin me zë të ulët. Nga theksi dukej se ishin nga Kosova, por në bazë të veshjes dhe sjelljeve tyre, krijohej përshtypja se ishin rritur në Zvicër. Ndoshta ishin studentë, sepse ata që rriten këtu shumë shpejt e harrojnë gjuhën amtare ose zakonisht gjatë bisedës përdorin shumë fjalë në gjuhën gjermane. Në bazë të shikimeve mund të thuhej se ishin të dashuruar dhe po udhëtonin për pushim. Djaloshi ishte i gjatë dhe zeshkan, me flokë të shkurtra. Ishte veshur me xhinse dhe një këmishë të kaltërt. Vajza ishte bionde, e veshur me rroba ngjyrë vjollcë që i rrinin shumë mirë. Ajo kishte një siluetë të mrekullueshme. Trupi i saj dukej sikurse të ishte i gdhendur nga ndonjë skulptor i njohur.
Në anën tjetër të korridorit dy kosovarë shtynin masën e njerëzve duke dashur që sa më parë të arrinin te sporteli. Ishin Rexhepi dhe Nehru, të cilët ishin nisur për në Shqipëri e me siguri brenda disa ditësh në luftë, në Kosovë. Të paktën ashtu ju thoshte mendja.
– Hajde Rexhep më shpejt, i tha Nehru! E di se ty kurrë nuk të bëhet vonë por aeroplani ka orar, a e di?!
– Hajt bre, mos më lodh, ia ktheu Rexhepi me një aksent tipik Juniku. Jemi ka shkojmë në luftë e jo në dasëm. E atje e zëmë mjaftë, vazhdoi ai duke buzëqeshur.
Kaluan nëpër doganë. Rexhepi kishte hall se mund të ketë probleme me doganierët sepse kishte një telefon satelitor në bagazh. Kaluan në kontrollin e dytë të bagazhit dhe brengat që kishte iu larguan. Kaluan nëpër daljen e Gate A4 dhe duke u ngjitur shkallëve u vendosën në aeroplan. Kërkonin ata numrin e ulëses. Për çudi, kuptuan se kjo nuk vlente për aeroplanët që shkonin për në Tiranë. Ulëset i kishin numrat vetëm sa për sy e faqe dhe secili ulej aty ku ia merrte mendja.
– More, kam udhëtuar gjithkund nëpër Europë dhe numrat e ulëseve respektohen, tha njëri nga udhëtarët duke iu drejtuar një mikut të tij.
– A ke udhëtuar për Prishtinë? ia ktheu ai. Kjo që po shef këtu është lule!
U desh gati një orë e gjysmë udhëtimi dhe aeroplani preku tokën në aeroportin e Rinasit në Tiranë. Pasoi një duartrokitje e gjatë e udhëtarëve. Disa nuk e kuptonin arsyen, sepse kjo gjë nuk ndodhte në destinacionet e tjera. Në shikim të parë Shqipëria dukej si një tokë e djegur. Askund nuk kishte gjelbërim. Kur u hap dera e aeroplanit, u vërejt se jashtë bënte një vapë shumë e madhe. Udhëtarët kaluan nëpër një rrugë me palma në të dy anët që të shpinte deri tek dera e aeroportit. Bagazhi bartej në një mënyrë mjaft specifike. Punëtorët e ngarkonin në një qerre të vogël, e sillnin deri tek dera, ku e hidhnin për toke. Secili udhëtar afrohej për të gjetur bagazhin e vet në atë grumbull të madh çantash. Në hyrje kishte dy sportele. Njëri për shtetas dhe tjetri për të huaj.
– Po ne kah ia mbajmë? pyeti Nehru, i cili ishte për herë të parë në Shqipëri. Këtë vend e kam parë vetëm në televizion dhe të them të drejtën kam menduar se është shumë më i rregulluar!
Ju erdhi radha atyre që të kalojnë doganën. Rexhepi vetë kaloi, por kishte probleme me bagazhin. Ai ndër të tjerat, me vete kishte marrë edhe një mijë injeksione “antidotë” që përdoren si ndihmë e parë për luftëtarët e helmuar nga helmet kimike. Për këtë arsye doganierët nuk donin ta lëshonin, pa e verifikuar mirë dhe vërtetuar se çka kishte në ato pako. Nehru kishte pasaportë çeke dhe vajti kah sporteli për të huaj. Ushtarakët kosovar që jetonin në Perëndim nuk kishin të gjithë status refugjati dhe si të tillë nuk kishin të drejtë të udhëtonin jashtë shteteve ku ishin të vendosur. Kjo i shtyri ata që nëpërmes lidhjeve të marrin pasaporta kroate e çeke, në mënyrë që të udhëtonin për në Kosovë, në luftë, pa probleme.
– Good afternoon, e përshëndeti atë doganieri në gjuhën Angleze!
– Mirëdita zotëri, ia ktheu Nehru në gjuhën Shqipe.
– Shqiptar qenke zotrote, u befasua doganieri!?
– Në të vërtetë unë kam shtetësi çeke, por gjyshi im ishte Shqiptar, arsyetohej Nehru.
– Jo, jo paske dokumente falco, tha doganieri duke shikuar pasaportën e cila ishte origjinale dhe kishte një emër çek në të?!
– Jo, unë jam çek insistonte Nehru, duke mos pranuar. Kalova mirë aeroportin e Zurichut, që është shumë më rigoroz dhe askush nuk dyshoi në mua, e këtu në tokën time, në tokën shqiptare nuk më lenë të kaloj, pëshpëriste Nehru vetmevete nga pakënaqësia!
– Jam i detyruar të të gjobis se ke tentuar të më mashtrosh, vazhdoi doganieri!
U bë rrëmujë e madhe aty.
– Lëshoje ore bërtisnin disa udhëtarë!
Aty mbetën gati një orë duke u arsyetuar edhe akuzuar dhe më në fund erdhi një njëri të cilin e quanin shef. Rexhepi tentoi që ta kontaktojë dhe ta luste që të lejojnë Nehrun për të kaluar, por nuk mundi. Pas disa çastesh ata e lëshuan Nehrun por e gjobitën më parë, kuptohet pa kurrfarë dëshmie.
Aeroporti ishte i rrethuar me tela. Ata që nuk udhëtonin ose që nuk njihnin dikë nga punëtorët, nuk kishin të drejtë të futeshin në oborrin e aeroportit. Të gjitha ato çanta me përgatitje e materiale të luftës duhej të dërgoheshin deri te dalja, nja 300-400 metra larg objektit të aeroportit. Rexhepi dhe Nehru disi ia arritën të bartin bagazhin deri te dalja ku pritnin Mehdiu dhe Shiqeriu me dy vetura. Shiqeriu ishte shef i komunikacionit në sektorin e Logjistikës në Ministrinë e Mbrojtjes. Kishte edhe ushtarakë të tjerë që kishin ardhur nga  shtete të tjera të perëndimit që ishin nisur me të njëjtin qëllim. Pasi u mbushën të dy veturat, u nisën në drejtim të Tiranës. Asfalti ishte shumë i vjetruar dhe vetura shumë shpesh haste në gropa të mëdha. Kaluan mbi një urë e cila kishte qarkullim të mundshëm vetëm në njërën anë. Mu në mesin e saj ishte një gropë e madhe. Pas saj rruga ndahej në dy drejtime, për Durrës dhe Tiranë. Veturat vazhduan në drejtim të Tiranës. Ishte një rrugë më e mirë, apo autostrada siç e quanin. Nuk kishte asnjë element të një autostrade të vërtetë, por në krahasim me rrugët e tjera ishte më e mirë, ndoshta kishte emër përkatës. Në të qarkullohej në të dy anët, bile edhe qerret me kuaj shiheshin aty. Kësaj radhe dikush kishte hyrë në anë të kundërt, por si dukej nuk ishte asgjë e pazakonshme (…) VIJON – SHQIPTARI.EU
Ndalohet botimi i këtij fejtoni pa lejen e gazetës SHQIPTARI.EU
LEXONI edhe:
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi