Adnan Merovci, disa fjalë të pa thëna për Mona Ismailin
Faqja 1 e 1
Adnan Merovci, disa fjalë të pa thëna për Mona Ismailin
Adnan Merovci, disa fjalë të pa thëna për Mona Ismailin
Kryetari i Komisionit të Pavarur për Media, Adnan Merovci, me rastin e vdekjes së Mona Ismailit i ka shkruar disa fjalë për të.
Nëpërmjet rrjetit social Facebook, Merovci ka shprehur keqardhjen për vdekjen e menaxheres së parë femër të cilën thotë se nuk duhet vajtuar, por duhet ta kujtojmë atë si një person që na dha disponim, drejtësi, humor dhe njerëzi.
Ky është postimi i plotë i tij:
Mona jonë!
Në fëmëri, gjyshi më thoshte: “Zoti na falë për t’na zamaritë”.
Çdo njeri po u zamaritka (vëzhgojka) nga krijuesi ynë i madh, Zoti!
Ne lindim në këtë jëtë (falemi nga Zoti), jetojmë dhe në fund ndërrojmë jetë (po ashtu nga krijuesi ynë, Zoti)?
Në mes të lindjes dhe ndërrimjetës qenka jeta që e jetojmë.
Nga thënja e gjyshit kuptova dhe gjatë jetës u binda se njeriu në jetë matet me punën, fjalën, sjelljen dhe emrin e vet.
Prindi në jetë në raportë me fëmijët thuase ka dy qëllime, trashëgimin materjale (pasurinë) dhe trashëgimin morale (emrin).
Këtu deshta të dalë, pra te emri. Adelinës, Emës dhe Zanfinës, Mona ju la emrin!
Kjo e bënë që Mona që tani ndërroj jetë është e qetë dhe nuk pajtohet me ne që mërzitemi.
Unë Monën e njofta dhe me te ndejta kryesisht në dekadën para lufte. Më erdhi dhe i shkova në familje.
Tani po e pyes vehten çka të them për Monën, e njofta mjaftueshëm, apo jo?
Nuk mund të them që e njofta sa duhet por mund të them që Mona kishte një botë dhe shpirtë të brendëshëm shumë hermetik dhe nuk e ndante pothuaj me askend. Jetoi, u sfidua, punoi, rriti, mbajti, shkolloj, ngriti tre pëllumba, tri vajza që sot njifen si yje: Adelinën, Emën dhe Zanfinën. Unë këtë e pashë gjatë një dekade.
Mona nuk e pati lehtë, por me kurajon, unin dhe karakterin e çelikt duke mos e ngarkuar askend ja doli të zamaritet nga Zoti dhe sot kur ne na mungon fizikisht ajo mbetet shembull i burërrisë, njerëzisë dhe fisnikrisë që aqë me pedantëri e manifestoi gjatë tërë jetës.
Mona, ishte e rrept, ishte e drejtëpërdrejtë, reale, kacafytej me të pa vërtetën, nuk lejonte dredhi, ti thonte gjërat në fytyrë, i njifte njerëzit, por Mona në brendi ishte një engjëll i llojit të vet, unike. Ajo vuajtjen e përjetonte në çdo sekond dhe nuk e shfaqte, e mbante brenda.
Në shtëpinë time edhe sot kam dhurata të vlefshme që më solli Mona për mua, dhe familjen. Ishte e tmerrshme në dhurata, po si nuk harronte asnjë detaj?!
Ajo përjetonte dhurimin më shumë se ata që pranonin dhuratën?
E kjo ishte Mona, do të na mungoi, por mos ta vajtojmë ate, le ta kujtojmë Monën tonë që aqë shumë na dha disponim, drejtësi, humor dhe njerëzi.
Mbi të gjitha Mona na la Adelinën, Emën dhe Zanfinën.
Të duam përjetsisht, Mona jonë!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi