Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - PËRSËRI KOMA, INTEENZIVA DHE JETA

Shko poshtë

AGIM GASHI - PËRSËRI KOMA, INTEENZIVA DHE JETA Empty AGIM GASHI - PËRSËRI KOMA, INTEENZIVA DHE JETA

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 28, 2016 7:13 pm

AGIM GASHI - PËRSËRI KOMA, INTEENZIVA DHE JETA 13062510_10153625781344077_5326400158699618871_n



AGIM GASHI


PËRSËRI KOMA, INTEENZIVA DHE JETA


Me të vërtetë jam merzitë më. Herë koma, herë gjysmë koma, here me dhimbje e here me gjysmë dhimbje, herë vetun e herë me ndokend…por më shumë vetun se me ndokend. Hera e dyytë, ata që ishin me mua, më shpëtuan. I falenderoj nga jeta, zemra e shpirti.
Duke menduar se sa lehtë kenka me vdekë, më mirë mos të ishte qëllue askush me mua e me ma shpetue jeten duke më dhënë ndihmen e paarë të frymarrjes e duke thirrë ndihmeen e shpejtë, se sa të përballem akoma me këtë smundje aq idiotike, aq të poshter e që të bën të pashpresë për jeten. Po ta gjeja dikend që do të jetonte me mua, tjeter këngë do të këndohej, sepse me ardhjen e një personi te unë, do të vinte edhe shpresa e jetes. Më e rëndë se kanceri është vetmia, e kur të bëhen te dyjat, shkatrrojnë çdo damar jete.
Ti që je e vetmuar, eja, mos hamend. Do ta shofesh se nuk do të të bie keq. Nuk njifemi, por nëse e marrim me sinqeritet, çdo gjë lindë mbarë.



JU FALEMNDERIT PËR NDIHMA – MOS NDIHMONI MË


Jam hamendë shumë kohë a me e qitë aksionin e ndihmave, apo mos me e qitë. Në fund vendosa vetë ashtu si dita, dhe e qita. E di që gabova, por u bë.
Ndihmat me të gjitha rruget e ardhjes së parave, nuk arrinë më shumë se 3 mijë (3000) euro.
Kjo mjaftoi taman për një séance dhjetëditore të terapisë e cila më ka ndihmuar mfjaft. Me borgje ka vazhduar ended he gjendem në fazen e tretë. Duhen edhe kater seanca. Sdo të mundem ndoshta me vazhdue, por mjafton që rriten e kancerit e ka stopue.
-Falenderoj deri në qiell të gjithë ata që ndihmuan prej 1 euro e deri me 300 euro. Zoti i Plotfuqishëm, ua ktheftë miliona herë më shumë. 
-Ffalenderoj edher ata që dashten me ndihmue e spaten mundësi. Unë i kam marrë si me më pas ndihmue. Gjithmonë ju kam thënë njerzëve, nuk dua ta leni veten keq për mua, nuk e dua kafshaten e fëmijëve të varfer.Ajo kafshatë nuk më sheron sepse skam imunitet politikani të ushqehem me pikat e qumshtit të vrafnakëve tanë.
-Falenderoj edhe ata që duhej të më ndihmonine nuk ndihmuan. Falenderoj kategorinë tjeter gjithë ata, jo që nuk ndihmuan por shanë, shpifen e flliqen sa munden. Zoti i ka fut në radhen e njerzëve edhe ata. Pastaj, përveq dy e tre personava nga dy shoqatat e shkrimtarëve që ishin të më vizitojnë, tjeret shpejtuan të më bllokojnë dhe ta shpallin vdekjen time të mëhershme se sa e ka shkrue Zoti i Madhrishëm. Shyqyr që ra ky mort e u pamë, thonin plakat ktyneherë.

Unë do të jemë me Juve, derisa ta kem frymen e fundit të jetes simë e që Zoti i Madh ma ka caktuar se kur do të ma marri. Atë e falenderojmë për lindjen dhe po të njejtin edhe për vdekjen.
Lamtumirë të gjithë. Jeta vazhdon edhe poqëse unë nuk jam këtu. Por një duhet të binden armiqë dhe miqët: Atdheun tim dhe popullin tim, e dashta krejt ndryshe se si po e duan disa sot. Me këtë janë bindë armiqët e të gjitha ngjyrave, se përkul paara tyre nuk jam. Dashuri falsifikate u mbush bota. Unë as nuk dita falsifikat dhe as nuk dashta. Sinqeriteti është vyrtyti më I lartë njerzor. Lumi aai që e ka!


28.04.2016
Düren



AGIM GASHI - PËRSËRI KOMA, INTEENZIVA DHE JETA 13094188_10153625900469077_7137566615137154306_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi