Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RRAHIM RASTELICA- I ÇMENDURI NGA BOSFORI

Shko poshtë

RRAHIM RASTELICA- I ÇMENDURI NGA BOSFORI Empty RRAHIM RASTELICA- I ÇMENDURI NGA BOSFORI

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 30, 2016 4:12 pm

RRAHIM RASTELICA- I ÇMENDURI NGA BOSFORI 11174993_10202871053056669_619710801845483270_n

RRAHIM RASTELICA- I ÇMENDURI NGA BOSFORI

I çmenduri nga Bosfori – shenja të një diktature dhe paranoje të avancuar, e cila lë rrënjë edhe tek takaytat Rama dhe Thaqi:
.

Ertugrul Özkök – gazetari më i njohur turk, shkruan për të përditshmen gjermane BILD, mbi situatën në Turqi dhe Listën e Zezë të Erdoganit
Një dhomë në katin përdhes të aterrimeve, në aeroportin e Stambollit, për disa gazetarë të huaj, është shndërruar në një dhomë ankthi, sepse disa prej këtyre të akredituarve mediash perëndimore, pas kontrollit policor të aeroportit, me zë të ashpër dhe autoritar, detyrohen të futen në këtë dhomë transferi, e më pastaj të kthehen sërish, andej nga kanë ardhur. Një gjë e tillë i ndodhi së fundmi Volker Schwenck, drejtor i zyrave të ARD në Kajro, i cili është duke përgatitur një raport për refugjatët sirianë.

Në një raport të Reuters, opinioni botëror njoftohet për ekzistimin e një Liste të Zezë, të gazetarëve të padëshirueshëm në Turqi. Mirëpo, arsye të hollësishme mungojnë dhe mbeten ende sekrete.
Ngjashëm ndodhi edhe me fotoreporterin e pavarur grek, Giorgos Moutafis. i cili përmes aeroportit të Stambollit ishte nisur për në Libi. Arsyet e dëbimit të gazetarit të hutuar nuk iu treguan, edhe pse gjashtë muaj më parë ai kishte hyrë pa probleme në Turqi. Vallë, ishte i dënuar ky gazetar grek pasi që ishte i angazhuar nga BILD-i gjerman, nga se kjo gazetë kishte kritikuar ashpër presidentin turk Erdogan, me satirën kontroverse të gazetarit, Jan Boehmermann?
Kohë më parë këto ndalesa iu shqiptuan edhe gazetarëve tjerë, si atij Tural Kemirov, shefit të redaksisë ruse të lajmeve, “Sputnik” si dhe gazetarit të njohur amerikan, David Lapeska. Pastaj edhe gazetarit të javores Spiegel, Hasnain Kazim, nuk iu vazhdua akreditimi në Turqi. 
Për goditje mbi gazetarët dhe përpilime të Listave të Zeza të shtypit turk njoftohet të kenë ndodhur vetëm në të kaluarën, gjatë gjendjeve të jashtëzakonshme dhe puçeve ushtarake. Pra, aktualisht censura e shtypit të lirë është duke përjetuar një renesancë, gjatë legjislaturës së fundit autokratike të ACP (Adalet ve Kalkınma Partisi) e cila aktualisht qeverisë vetëm. Madje edhe shumë gazetarë turq gjenden në këtë listë të ndaluar, kështu që kohëve të fundit, gjatë udhëtimeve të presidentit, ai shoqërohet vetëm nga një numër i kufizuar gazetarësh, të dëgjueshëm dhe të pagojë.

Praktika që ka të bëj me shtypin e padëshiruar krijoi edhe një skandal gjatë ceremonisë së hapjes dhe përurimit të stadiumit të Beshiktash-it, ku mori pjesë edhe Erdogan. Stafi i tij kishte reduktuar deri në minimum listën e të akredituarve për shtyp. ... Gazetarja Ebru Umar, një kolumniste holandeze me prejardhje turke, edhe pranë dy pasaportave të saj, - atij turk dhe holandez, u arrestua duke u akuzuar të kishte shkruar kritika në Twitter kundër Erdoganit. Ndërkohë ajo është liruar nga burgu, por nuk lejohet të largohet nga Turqia, ndërsa gazetarët e pavarur turk, aktualisht janë të rrezikuar edhe me jetë Por e njëjta gjë vlen madje edhe për gazetarët tjerë, evropian, të akredituar në Turqi.



RRAHIM RASTELICA- I ÇMENDURI NGA BOSFORI Safe_image.php?d=AQBBluwN9EZ-7sOO&w=470&h=246&url=http%3A%2F%2Fbilder.bild.de%2Ffotos%2Fertugrul-oezkoek-erdogans-schwarze-liste-45803110-45571044%2FBild%2F2.bild


Ertugrul Özkök: Erdogans schwarze Liste
Der berühmte türkische Journalist Ertugrul Özkök kommentiert für BILD die derzeitige Situation von Pressevertretern in der Türkei.
BILD.DE
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi