Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arbana Xharra: Marionetat shqiptare të Erdoganit

Shko poshtë

Arbana Xharra: Marionetat shqiptare të Erdoganit Empty Arbana Xharra: Marionetat shqiptare të Erdoganit

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 01, 2016 6:16 pm

Arbana Xharra



Marionetat shqiptare të Erdoganit


Arbana Xharra: Marionetat shqiptare të Erdoganit 12814343_10206810855724872_1296985280411107338_n

Para disa vitesh kur kishte ardhur në Kosovë Reccep Tayyip Erdogan, në pritjen e tij nga Qeveria e Kosovës, në restorantin “Gorenje”, pjesëmarrësit kosovarë, kryesisht ministra, mbanin ujë dhe lëngje në duar.
Me një përjashtim, madje të një zyrtareje qeveritare grua, që kishte marrë gotën e verës, të tjerët, pa alkool, kishin pritur me nderime autokratin Erdogan. Këtë rrëfim e tregojnë disa ish-zyrtarë qeveritarë pjesëmarrës në këtë pritje, më shumë të çuditur se si kjo grua nga Qeveria e Kosovës nuk kishte pranuar t’i nënshtrohej agjendës përulëse ndaj Erdoganit, atëherë kryeministër i Turqisë.
“Vëllain” Erdogan duhej respektuar me nënshtrim deri në mosguximin e pirjes së një gote verë përpara tij. I njëjti në 2013-n, iu adresuar qytetarëve nga Prizreni se “të gjithë i përkasim një historie të njëjtë, një kulture të njëjtë, një civilizimi të njëjtë. Ne jemi vëllezër të asaj strukture. Mos harroni Kosova është Turqi, Turqia është Kosovë!”. E kush të bëjë zë?! Çele gur gojën...
Madje ish-kryeministri Hashim Thaçi, edhe pse s’njihet si ndonjë besimtar i denjë i fesë islame, pat shkuar bashkë me Erdoganin dhe myftiun Naim Ternava për të falur drekën në Xhaminë e Madhe të Prishtinës. Të njëjtin e ndiqnin pas kur erdhi në inaugurimin e Aeroportit të Prishtinës, Hashim Thaçi bashkë me Edi Ramën.
Nuk shkoi shumë dhe Rama i premtoi hapësirë në qendër të Tiranës për të ndërtuar xhaminë më të madhe në Ballkan, derisa në Kosovë kishte ndërtuar përmes organizatave shtetërore, dhjetëra xhami dhe shumë të tjera nga periudha otomane i kishte rinovuar.


Agjenda neo-otomane në Kosovë


Me vetëdije të plotë, si Kosova edhe Shqipëria ua hapën dyert politikave turke që të promovojnë agjendën neo-otomane, e cila ka një qëllim: shtrirjen e influencës në ish-territoret e Perandorisë Osmane.
“Turqia po eksporton islamizmin nën maskën e bashkëpunimit kulturor. Po ashtu, ajo synon avantazhin ekonomik duke përdorur bizneset si leva për të konsoliduar interesat e saj kombëtare.” Këtë e thotë media më e madhe online në SHBA “Huffingtonpost”. Pra shtrirja e ndikimit turk, që nisi në Bosnjë e po vazhdon në trevat shqiptare, është spikatur edhe nga të tjerët shumë më larg nesh.
Jo pse Erdogani e qeveria e tij kanë interes ekonomik për tregjet tona shumë të vogla, ai e ka bërë të qartë agjendën e tyre ideologjike në krye me islamin politik. Investime marramendëse janë bërë në Kosovë, por jo në fabrika. Agjencia Turke për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (TIKA) është mekanizmi parësor përmes të cilit Turqia avancon agjendën e saj ideologjike.
“TIKA është pararojë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), që mbështet formacionet e ‘Vëllazërisë Myslimane’ në botë. TIKA drejton një strukturë paralele të politikës së jashtme në koordinim me Ministrinë e Kulturës në Turqi, si dhe Kryesinë për Çështje Fetare për ta promovuar agjendën islamike të AKP-së”, shkruan “Huffingtonpost”, duke e ripërsëritur se TIKA operon nën maskën e një agjencie për mirëqenie sociale në Kosovë.
Në Kosovë, citon hulumtimin e gazetës “Zëri”, organizatat shtetërore mbështetën më shumë se 400 projekte në fushën e agrikulturës, shëndetësisë dhe shkollimit edhe në shumë xhami e tyrbe. Shërbime shëndetësore të përballueshme ofrohen në Kosovë nëpër spitale e klinika turke, të sponsorizuara nga TIKA.
Qindra bursa e aktivitete të tjera, për të cilat jo vetëm imamë, por edhe profesorë të shkollave të mesme dhe atyre të UP-së, u jargavitën parave të Erdoganit.
Derisa astete kryesore në vend, Distribucioni i KEK-ut dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, tashmë, janë në duart e kompanisë ku aksionar është dhëndri i Erdoganit në kompaninë “Limak Holding”. Sikur t’u mjaftonte me kaq. Turqia kohë më parë kishte synim edhe kampin amerikan “Bondsteel”.
“Turqia ka treguar gatishmërinë e saj për të marrë përsipër kontrollin e bazës amerikane ‘Bondsteel’ në Kosovë, pasi forcat amerikane të tërhiqen”, shkruante muaj më parë “Huffingtonpost”.


Të gjunjëzuarit e Erdoganit


Edhe pse Kosovën e mbron ushtria më e fortë në botë, NATO, Erdogani disa herë ka luajtur lojën politike gjoja “kërcënon” Serbinë se do ta mbrojë me ushtrinë e vet Kosovën. Ndërsa gjatë vizitave të tij në Serbi ai është shfaqur si mik i sinqertë i serbëve, duke kërkuar bashkëpunim ndërshtetëror politiko-ekonomik.
Përafrimi i politikanëve shqiptarë, ku nuk fshihet në Maqedoni, parti politike si “Besa” marrin direkt para nga Erdogani, janë hapa të sigurt drejt turqizimit të shqiptarëve dhe interesin e Serbisë për defaktorizimin e shqiptarëve, duke rikujtuar se qysh një shekull më parë ish-ministrit serb, Ilia Grashanin, i kishte rënë kambanës.
Sot një ngjarje e tillë na sjell përpara syve këta udhëheqës tek i “gjunjëzohen” Erdoganit, i cili me agjendë haptazi islamike arriti të shtrijë fare lehtë edhe ndikimin e tij ekonomik, duke marrë në dorë asetet kryesore. Sepse këtu është esenca e veprimeve të tij edhe brenda Turqisë. Duke përdorur fenë, arriti të marrë dhe të mbajë pushtetin.
Po feja nuk është e mjaftueshme për të ndërruar identitetin e një populli. Erdogan me të gjitha politikat që ndjek ndaj Kosovës kërkon të na zhbëjë edhe historinë. Pas kërkesës për të ndryshuar librat e historisë na vjen një shembull i vogël e domethënës.
E jo rastësisht dhe pa agjendë u dha edhe deklarata e zv/kryeministrit turk, Numan Kurtumulus, në Kosovë, kur e përsëriti disa herë se “Kosova është pjesë e botës islamike”, se “Turqia është e lidhur emocionalisht me Kosovën” dhe se “Kosova ka kulturë islame”, madje përpara syve të politikanëve tanë.
Ky përfaqësues i autokratit Erdogan, vetëm sa rikonfirmoi agjendën turke në Kosovë, për të cilën është punuar intensivisht qysh nga mbarimi i luftës 1999.
Të pavetëdijshëm për shtrirjen e ndikimit turk, duke qenë të zënë me ndërtimin e institucioneve tona, paratë nga Turqia kanë mbushur vazhdimisht gropat e zbrazura. Sot të kritikosh Erdoganin në Kosovë, një  numër jo i vogël i shqiptarëve t’i “nxjerrin sytë”.
E adhurojnë një autokrat, diktator që arreston e burgos gazetarë pse e kritikojnë, atë që solli autoritarizmi e jo demokracia në krye të Turqisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi