Pak muaj pas luftës, e bëtë të dështojë përpjekjen e madhe të Ambasadorit të ndjerë Hollbruk dhe Shefi i UNMIK-ut Kushner, të cilët kërkuan nga liderët politik të Kosovës që ta formonin qeverinë gjithëpërfshirëse të cilën ata u zotuan se do ta njihnin. Sërish, kundërshtarët më të mëdhenj të kësaj ishit Ju dy, drejtuesit e PDK-së, njëri në “diell” e tjetri në “hije”! Edhe ky veprim ishte i dëmshëm për Kosovën e lirë. E keni për obligim t’ia tregoni qytetarëve të gjitha arsyet, pse e bëtë ketë