Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vdes mbreti i muzikës pop Majkëll Xhekson

Shko poshtë

Vdes mbreti i muzikës pop Majkëll Xhekson Empty Vdes mbreti i muzikës pop Majkëll Xhekson

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 26, 2009 11:13 am

Vdes mbreti i muzikës pop Majkëll Xhekson




Vdes mbreti i muzikës pop Majkëll Xhekson ----mmm%20j

Michael Jackson ka vdekur. Zemra e mbretit të popit ka ndaluar pas një ataku që e ka goditur në vilën e tij luksoze në Los Anxheles. Lajmin e ka dhënë fillimisht uebsajti amerikan "TMZ", dhe më pas është shpërndarë në gjithë mediat e globit.
Majkëlli ishte 50 vjeç. Sipas hollësive të para, një ambulancë është thirrur në shtëpinë e tij dhe personeli i ka kryer një masazh kardiak, para se të vendoset për ta transportuar me urgjencë në spital, ku mbreti ka mbërritur i vdekur.
Ambulanca është telefonuar pak para orës 12.00 me orën e Los Anxhelesit, nga banesa e tij në Holmby Hills.
Nëna dhe disa të afërm të Majkëllit kanë ndjekur ambulancën deri në spital, por aty nuk ka qenë e mundur asnjë ndërhyrje shtesë, sepse zemra e këngëtarit nuk rrihte më. Vdes mbreti i muzikës pop Majkëll Xhekson +-ma%20jek2

Lajmi i vdekjes nuk u transmetua fillimisht nga mediat e mëdha. Vetëm në orët pasmesnate, lajmi u shpërnda zyrtarisht.
Kush ishte Majkëll Xhekson
Lindur më 29 gusht 1958, ishte këngëtar, kantautor, balerin, kompozitor, muzikant, prodhues disqesh. E ka nisur karrierën që në moshën 5-vjeçare, me grupin e familjes "Jackson Five". E nisi aktivitetin si solist në 1971-shin, me këngën singëll 'Got to be there'. Në 1979-ën doli përfundimisht si solist dhe u bë artisti pop më i suksesshëm i të gjitha kohërave,
Kjo ju dedikua fillimisht 'Thriller' (1982), (deri më tani albumi më i shitur në historinë e muzikës) bashkëprodhim me Quincy Jones dhe fitues i 8 çmimeve "Grammy". Sipas "Guinness World Records", Majkëlli ka shitur më shumë se 750 milionë albume. Në fakt, kjo shifër e bën artistin solist më të suksesshëm në histori. Vdes mbreti i muzikës pop Majkëll Xhekson +mj06
Në më shumë se 40 vjet karrierë, Michael Jackson ka marrë dhjetëra çmime, deri edhe artisti pop mashkull më i mirë i milleniumit. Ka fituar plot 13 "Grammy Awards".
****
Nga 1988-a në 2005-ën, Jackson jetoi në Neverland Ranch (shitur në 2008 për 35 milionë dollarë), në të cilën kishte ndërtuar një park zoologjik privat për fëmijë të varfër dhe jetimë. Frekuentimi i fëmijëve në atë zonë private ka qenë gjithmonë (bashkë me operacionet e pafundme plastike në fytyrë) tema e preferuar e ngacmimeve mediatike për këngëtarin dhe ana më e errët e historisë së tij jomuzikore. Në 1993-shin, Majkëlli u padit për ngacmime seksuale. Një tjetër padi u bë në 2003-shin. Në 2005-ën u dënua, por u lirua më pas nga një gjykatë apeli. Në fund të 2008-ës disa media publikuan konvertimin e Xheksonit në islamik, lajm që u përgënjeshtrua nga një avokat i tij në Londër.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdes mbreti i muzikës pop Majkëll Xhekson Empty Lamtumirë, legjendë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 26, 2009 11:18 am

Lamtumirë, legjendë




Vdes mbreti i muzikës pop Majkëll Xhekson T1home.michael.jackson.05.gi-490x320




Nga Ardian Jasiqi


Vdes mbreti i muzikës pop Majkëll Xhekson Mj_king Mbreti i muzikës POP Micheal Jackson ka vdekur mbrëmë pasi një sulmi në zemër.

Ai ka ndalur së marri frymë pas një injeksion që jepet për të ndal dhimbjet e mëdha që quhet Demerol.

Jacko, 50 vjeçar, thuhet se ka qenë i varur nga barërat – sikurse morfina – dhe dyshohet se ai ka marrë një mbidozë të këtij bari.

Ndihma e parë i është dhënë në shtëpinë e tij në Los Angeles dhe më pastaj ai është dërguar në emergjencë ku i ka rënë pulsi. Mjekët kanë kaluar disa orë duke provuar që ta ringjallin atë.

Këngëtari i këngës “Triller, i cili luftonte me kancerin e lëkurës, kishte planifikuar që të mbante disa koncerte rikthyese në Londër muajin e ardhshëm.

Në vend të kësaj, miliona adhurues në të gjithë globin sot po mbajnë zi për legjendën.

Jackson, ishte paraparë që të mbante një koncert në Londër duke ilustruar dhe rikthyer në karrierën e tij muzikore ndërkaq më parë ai kishte fituar shumë nga ajo.

Frika për shëndetin e Jackson kishte filluar muajin e kaluar kur katër koncerte të tij ishin shtyrë, por organizatorët insistonin që datat e tjera nuk do të shtyhen.

Koncerti i parë ishte paraparë të mbahet me tetë korrik, por ishte shtyrë me datën 13 korrik ndërkaq datat e tjera ishin shtyrë për pranverën e vitit 2010.

Koncertet në Londër do të shënonin fundin e koncerteve të drejtpërdrejta të Jackson.

Para tri viteve, në “World Music Awards”, në nëntorin e vitit 2006, ai kishte kënduar
vetëm disa rreshta të këngës “We Are The World”.

Turneu i fundit i Jackson ishte 12 vite më parë kur ai mbajti 82 koncerte në 58 qytetet, në turneu e quajtur “HIStory”.

Mandej ai zakonisht ka jetuar jashtë Shteteve të Bashkuara, sidomos pas vitit 2005, kur ai u akuzua për abuzim ndaj fëmijëve.

Jackson ka tre fëmijë, Michael Joseph Jackson Junior, Paris Michael Katherine Jackson dhe Prince "Blanket" Michael Jackson II.

Hitet më të mëdha të Jackson

Micheal Jackson do të shënohet në histori si artisti më i madhe që ka shitur më së shumti albume ndonjë herë.

Homazhi për këngëtarin, i cili vdiq në moshën 50 vjeçare, përfshin edhe klipet më të popullarizuara si; Thriller, Billie Jean, Smooth Criminal dhe Black Or White.

Jacko – me këto hite shënohet si njëri ndër këngëtaret më të suksesshëm te të gjitha kohërave duke u shënuar në librin e Guiness.

Ai ka dominuar në top-listat e Amerikës për 13 herë më radhë, ka marrë 13 çmime Grammy – tetë nga të cilët në vitin 1984.

Hitet e Micheal Jackson

Another Part Of Me
Bad
Beat It
Billie Jean
Black or White
Blood on the Dance Floor
Break of Dawn
Butterflies
Childhood
Cry
Dirty Diana
Don't Stop 'Til You Get Enough
Earth Song
For All Time
Ghosts
Give In To Me
Gone Too Soon
Heal The World
History
Human Nature
I Just Can't Stop Loving You
In The Closet
Is It Scary
Jam
Leave Me Alone
Liberian Girl
Man In The Mirror
Off The Wall
One More Chance
P.Y.T. (Pretty Young Thing)
Remember the Time
Rock With You
Say Say Say
Scream
She's Out Of My Life
Smooth Criminal
Speechless
Stranger In Moscow
The Girl Is Mine
The Lady In My Life
The Way You Make Me Feel
They Don't Care About Us
Thriller
Wanna Be Startin' Something
We Are Here To Change The World
Who Is It
Will You Be There
Workin' Day And Night
You Are Not Alone
You Rock My World
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi