Presidenti nis gjahun kundër gazetarëve që shkruajnë kundër terrorizmit islamik
Faqja 1 e 1
Presidenti nis gjahun kundër gazetarëve që shkruajnë kundër terrorizmit islamik
Presidenti nis gjahun kundër gazetarëve që shkruajnë kundër terrorizmit islamik
Raportimet e Gazetës “The New York Times”, për radikalizmin islamik dhe shndërrrimin e Kosovës në “tokë pjellore për ISIS’in” të financuar nga fondet e Arabisë Saudite, njerëzit e pushtetit po i kundërshtojnë duke shpërndarë dezinformata. Në qendër të këtyre sulmeve është edhe ish-Presidentja Atifete Jahjaga e cila sipas pushtetit e ndihmuar nga gazetarët “islamofobë” po bën fushatë kundër vendit. Për kryeredaktoren e gazetës Zëri, Arbana Xharra kjo është veç një fushatë e Presidentit Hashim Thaçi dhe e vartësve të tij kundër gazetarëve.
Një koment i panënshkruar u publikua në vikend në një nga portalet e vendit ku akuzohej ish-Presidentja Atifete Jahjaga se po synon të mbledh fonde për të nisur një biznes - tip OJQ’ je në fushën e luftimit të ekstremizmit të dhunshëm fetar.
Shkrimi në fjalë i titulluar (Jahjaga në “gjah të fondeve” për të krijuar qendër antiterrorizmi në Kosovë?), akuzon Jahjagën se po përpiqet të gjejë fonde për të krijuar një organizatë për luftë kundër terrorizmit. Burimet të Gazetës Express bëjnë me dije se shkrimi në Indeksonline është publikuar nëpërmjet një redaktori që tash është larguar nga puna.
Për më shumë në shkrim thuhet që Jahjaga ka qëllim “kapjen” e 20 milionë eurove duke bashkëpunuar “...me një grup gazetarësh kosovarë, me përvojë ndërkombëtare në fushën e medieve, që në Kosovë njihen edhe për islamofobi. Sipas shkrimit, “burime të afërta me Jahjagën bëjnë të ditur për Indeksonline, se po bëhet përpjekje që të paraqitet sa më dramatike situata në Kosovë, me shpresë që së shpejti Jahjaga ta sigurojë këtë fond të majmë, nga i cili shpresojnë të përfitojnë edhe shumë njerëz të medieve në Kosovë”.
Për kryeredaktoren e gazetës Zëri, Arbana Xharra kjo është veç një fushatë e presidentit Hashim Thaçi dhe e njerëzve të tij kundër gazetarëve.
“Njerëz te presidentit Thaçi ditëve te fundit ne portale te ndryshme kane filluar ti njollosin te gjithë gazetarët që ne një forme ose në një tjetër, janë pajtuar ose e kanë ndihmuar gazetarën e NYT gjatë vizitës së saj në Kosovë. Këta gazetarë që ndër të parët janë marrë me radikalizëm fetar, janë përballë me kërcënime e presione të shumta, sot po shpallen "Islamofobë" nga bashkëpunëtoret e Presidentit Thacit”, ka shkruar Xharra në një postim të saj në Facebook.
“S'po kane çka me i bo gazetares se NYT, tash kane nise si hiena ti anatemojne te gjithe ata qe po angazhohen per nje shtet sekular. Fillimisht me ane te postimeve ne rrjete sociale nga grate e tyre, e tash me shkrime anonime, te porositura, linçuese neper portale”, shkruan Xharra.
Ditët kur u publikuan raportet e NYT gazetari Artan Haraçia kishte debatuar ashpër me një nga njerëzit e afërt te Thaçit, Petrit Selimin dhe me eksponentë të tjerë të PDK’së aktiv në rrjetet sociale përshirë edhe anëtarë të familjes së ngushtë të zëvendësministrit Selimi që së fundi çuditërisht po nënshkruhet si Ministër i Punëve të Jashtme.
Gazetari i Express’it, Visar Duriqi që ishte një nga gazetarët që kishte ndihmuar gazetaren e NYT në hulumtimet e saja për artikullin tashmë shumë të debatuar “Si u shndërrua Kosova në një tokë pjellore për ISIS’in” thotë se “tashmë eshët bërë e zakonshme që çdo raport medial të mediave ndërkombëtare, por edhe vendore për problemet që i ka Kosova e që Qeverisë nuk i pëlqen ta konsiderojnë si konspirativ, të paguar nga armiq të vendit e konspiracione të tjera”.
“Edhe në vitin 2012 raportimet për radikalizmi të islamikëve në Kosovë iu patën cilësuar si konspiracion, por doli që rezultati i asaj neglizhence Kosova e ka një batalion të vetin në ISIS. Kosova sot vuan nga islamikë me prirje terroriste në institucionet e sigurisë, si Policia e FSK’ja, e as kampet e NATO’s më nuk janë të sigurt, por sigurisht se edhe kësaj here do të veprohet me vonesë, sikur me parandalimin e shkuarjes së kosovarëve në ISIS”, ka thënë ai.
Shkrimi që sulmon Jahjagën dhe gazetarët, e që sipas Arbana Xharrës ka lidhje me njerëzit e Hashim Thaçit përfundon edhe me akuza më të rënda.
“Nuk është i rastësishëm as rritja e sasisë së shkrimeve për gjoja lulëzimin e terrorizmit në Kosovë, nëpër media të ndryshme tonat. Krejt këto po bëhen për të përfituar financiarisht. Madje, nuk është i rastësishëm as shkrimi pasues i Jahjagës rreth kësaj teme për mediet e huaja, por krejt kjo është një fushatë negative e koordinuar e tyre, duke e paraqitur sa më shqetësuese gjendjen, sa për t’i përfituar këto fonde”, citon Indeksonline burimin e saj që thotë se “ka refuzuar një ofertë indirekte që i është bërë për t’u bërë pjesë e këtyre lojërave me publikun”.
Marrë nga Zëri.info
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Intervistë | Presidentja: Kosova po përballet me kërcënim të madh të terrorizmit islamik
» RREZART KALAJA:Barbarizmi i xhihadit primitiv islamik kundër kulturës, artistëve dhe këngëtarëve me vlera!
» Asllan Dibrani:Kushtrim për shpëtim nga rreziku i ekstremizmit islamik,që vepron në mënyrë perfide kundër kombit shqiptar
» Asllan Dibrani: Intervistë me Naim Miftarin hetues (Specialist) i luftës kundër terrorizmit…
» Intervistë me Naim Miftarin hetues (Specialist) i luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar në Kosovë dhe rajon
» RREZART KALAJA:Barbarizmi i xhihadit primitiv islamik kundër kulturës, artistëve dhe këngëtarëve me vlera!
» Asllan Dibrani:Kushtrim për shpëtim nga rreziku i ekstremizmit islamik,që vepron në mënyrë perfide kundër kombit shqiptar
» Asllan Dibrani: Intervistë me Naim Miftarin hetues (Specialist) i luftës kundër terrorizmit…
» Intervistë me Naim Miftarin hetues (Specialist) i luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar në Kosovë dhe rajon
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi