Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FARUK TASHOLLI - DONIKA GËRVALLA (Një këndshikim i çastit)

Shko poshtë

FARUK TASHOLLI - DONIKA GËRVALLA (Një këndshikim i çastit) Empty FARUK TASHOLLI - DONIKA GËRVALLA (Një këndshikim i çastit)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 07, 2016 3:44 pm

FARUK TASHOLLI - DONIKA GËRVALLA (Një këndshikim i çastit) 13164477_1137045726314771_4043204213917009033_n



FARUK TASHOLLI

DONIKA GËRVALLA

(Një këndshikim i çastit)
FARUK TASHOLLI - DONIKA GËRVALLA (Një këndshikim i çastit) 13266119_1152011568151520_8325442922319985793_n

Pavarësisht familjes, pavarësisht veprimtarisë atdhetare të babait Jusuf Gërvalla, në jetën politike, shoqërore e kulturore, Donika Gërvalla është emër i përvetshëm, në kuptimin e identitetit të saj si veprimtare kombëtare. Por nëse tërheqim një paralele mes babait dhe bijës, Jusuf Gërvalla ishte një veprimtar i ndaluar me fund tragjik që veprimtarinë e vet e zhvilloi ilegalisht në qarqet e mërgatës kosovare në Europë, ndërsa Donika Gërvalla, pikërisht në vendin ku mezi veproi babai i saj, në një frymë të re politike, veproi publikisht, madje me një kondicion të paparë inteklektual, politik e kombëtar. Ajo u bë zëdhënësja më besnike e tragjedisë së Kosovës nën terrorin serb, duke çelur dyertë e mëdha të kancelarive evropiane, duke ndërgjegjësuar popullin gjerman përmes debateve televizive se në Ballkan një popull po shtypet egërsisht pse kërkon lirinë e vet. Pak ditë më parë dhe sot, Donika Gërvalla u pengua të hyjë në një kuvend partiak të LDK-së, parti kjo të cilën në fundt të viteve tëtëdhjetë e formuan intelektualët e lartë të Kosovës dhe iu bashkuan atdhetarët nga mërgata. Vetëm ata që kanë qenë në mërgatë e dinë rolin e Donikës në mediat elektronike gjermane për Kosovës, duke debatuar me shkencëtar, me publicistë dhe me politikanë të lartë gjermanë. Ajo sot pengohet ta thotë fjalën e vetë nga jo më pak se qindra delegatë të LDK-së, të cilët po të mblidhen bashkë, nuk kanë mundur të kontribuojnë sa Donika Gërvalla. Kaq shumë delegatë, madje me qindra, i frikësohen një zëri të pastër kombëtar, kjo tejkalon çdo arsye të botës demokratike. A është apo nuk është Donika Gërvalla kryetare e Degës së LDK-së në Gjetmani? Kjo është e pakontestueshme, pasi eksitojnë xhirimet kur ajo u zgjodh nga vetë anëtarësia në kuvendin e rregullt. Por, ajo ndalohet për të vepruar, ose së paku për ta thënë fjalën e vet aty ku e ka vendin. Paturpësia e anëtarësisë partiake vazhdon më servilizëm të skajshëm ashtu si janë bërë servilë një grusht „intelektualësh“ aty, që partinë e konsiderojnë burim të mjeteve matëriale. Donika Gërvalla qëndron drejt, e papërkulur se me vite të tëra, nën emblemën e LDK-së, luftoi intelektualisht për lirinë e Kosovës. Sot LDK-ja atë e pengon të mos e thotë së paku një fjalë për Kosovës, por kohët janë ndryshe. Ajme për partinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi