Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kemajl Goca:Mesazhi i fundit dhe i dhimbshëm i ‘Zizit’ para se të shtrihej në spital!

Shko poshtë

Kemajl Goca:Mesazhi i fundit dhe i dhimbshëm i ‘Zizit’ para se të shtrihej në spital! Empty Kemajl Goca:Mesazhi i fundit dhe i dhimbshëm i ‘Zizit’ para se të shtrihej në spital!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 08, 2016 1:15 pm

Kemajl Goca:Mesazhi i fundit dhe i dhimbshëm i ‘Zizit’ para se të shtrihej në spital!


Kemajl Goca:Mesazhi i fundit dhe i dhimbshëm i ‘Zizit’ para se të shtrihej në spital! Largea_largea_13312680_985862638188342_7622600680186490008_n14653192271465319793

Në orët e pasdites së djeshme (e hënë) Aziz Salihu ishte në redaksinë e kombëtares “Bota sot”. Në pamje të parë ishte tejet i revoltuar sa mend nuk i kishte me veti, për faktin se nuk mund ta imagjinonte veten si sportist i madh që të shkojë si shikues në Lojërat Olimpike – Rio 2016’. Ai deklaroi se i kishin thënë do të jetë në Rio por vetëm si shikues dhe kjo e kishte nevrikosur aq shumë legjendën e boksit. Ai disa herë më pyeti , a është marre kjo çfarë po më bëjnë mua?


Pse po ma bëjnë? ‘Zizi’ e kishte në plan të shkonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por e kishte anuluar sipas tij biletën në çastet e fundit dhe shkurt planifikonte një konferencë për shtyp për ditën e sotme, por që nuk e mbajti se shëndeti i tij është keqësuar sa që përfundoi në spital. Mesazhi i fundit i tij para se të shtrihej në spital dhe aq i dhimbshëm ishte kur e publikojë edhe një shkrim të tij në facebook:
“Unë si medalisti i vetëm Olimpik në Kosovë, pjesëmarrës i trefishtë në Olimpiadë, themelues i sportit të pavarur si dhe themelues i Komitetit Olimpik të Kosovës në kohët më të vështira nën okupim, nuk caktohem në delegacionin e parë për shtetin e Kosovës në Olimpiadën e Rios, por me caktojnë si shikues. Ky është kulmi”. ‘Zizi’ ende nuk mund të pajtohet pse nuk e respektojnë si i vetmi medalist. Madje ditë më parë kishte shprehur dhimbje të madhe për vdekjen e boksierit më të mirë në historinë e boksit botëror, Muhhamad Ali, kur ia kishte thur dy fjalë: “Ndërron jetë sportisti më i madh dhe me i dashur i të gjitha kohërave në botë
U prehsh në paqe”.

‘Zizi’ i dëshirojmë shërim sa më të shpejt dhe që t’i kthehet aktiviteteve sportive, si dinë ai t’i organizojë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi