Vullnet Mato SHKOLLA LETRARE E FACEBOOKUT
Faqja 1 e 1
Vullnet Mato SHKOLLA LETRARE E FACEBOOKUT
Vullnet Mato
SHKOLLA LETRARE E FACEBOOKUT
Në këtë shkollë me dyer pasuordi,
hyn kushdo nga dritaret ajrore.
Moshën s’e kërkon askush, nga bordi,
S’duhet orar, as bie zilja mësimore.
Nëpër klasat e përziera të letërsisë,
talentin provojnë së bashku të tërë.
Disa vrasin mizat e orëve të mërzisë,
të tjerë shijojnë plazh pa det e pa rërë.
Këtu ka një holl, ku pihet kafe ekspres,
neskafe e çastit dhe shqeto turke.
Disa hyjnë për paçe e pilaf në mëngjes,
dikush bën xhiron e tretjes, pas buke.
Ndonjë analfabet derdh rrokje gjysmake,
dikush gdhend në gur shkronjat e zemrës.
Ka qejfli të heshtur, ardhur pas darke,
për eros virtual, nga kofshët e femrës.
Këtu ka një bibliotekë me mijëra rafte,
ku fletët vertikale, hap libri vetiu.
Ka vëllime që rrufiten në pak çaste,
por dhe broshura të shqyera nga miu.
Në këtë shkollë ka një sallë ekspozite,
ku pasionantët afishojnë selfie kolore,
të gjuajnë sy beqarësh mbetur ndër vite,
dhe pleq e plaka të ngjitin pamjet rinore.
Këtu vijnë poetë, po më tepër poetucë,
si dhe nga ata që çajnë detin me këmbë.
Vijnë zbatharakë pa veshur kurrë këpucë,
zonja e zonjusha me takat një pëllëmbë.
Vijnë nxënës, që shpejt bëhen profesorë,
peshkatarë me grepa të peshkut e ngjalës.
Vijnë kërkues të arit, turistë, eksploratorë,
dhe mëkatarët hajdutë, të qingjave të fjalës.
Pas likeve e lavdeve, sikur je kozmonaut,
nga qielli i madhështisë, rrëzohesh papritur.
Thua hëngre grushtin, që të hodhi nokaut,
në çastin kur të dukej vetja yll i ndritur;
Ndodh hakersat, thyejnë dyert arbitrarisht,
bllokojë klasat, me çelësa kopil virusesh
dhe mbetesh përjashta me gojë në gisht,
ku të tallin djajtë me maska vajzash e nusesh.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vullnet Mato: G J Ë E G J Ë Z Ë
» Vullnet Mato: P L U G U
» Vullnet Mato: S Y R I
» Vullnet Mato: A R K E O L O G U
» Vullnet Mato:SOT
» Vullnet Mato: P L U G U
» Vullnet Mato: S Y R I
» Vullnet Mato: A R K E O L O G U
» Vullnet Mato:SOT
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi