Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ish-Zëvendësministri vodhi veturën e Shtetit për katër muaj, Prokuroria s’e hetoi

Shko poshtë

Ish-Zëvendësministri vodhi veturën e Shtetit për katër muaj, Prokuroria s’e hetoi Empty Ish-Zëvendësministri vodhi veturën e Shtetit për katër muaj, Prokuroria s’e hetoi

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 26, 2016 12:10 pm

Ish-Zëvendësministri vodhi veturën e Shtetit për katër muaj, Prokuroria s’e hetoi


Ish-Zëvendësministri vodhi veturën e Shtetit për katër muaj, Prokuroria s’e hetoi Vetura-1_1466930854-9120251


Mbi 3 mijë e 700 ka shpenzuar një zëvendës ministër i Qeverisë së Kosovës vetëm në karburante, brenda një periudhe katër mujore. Për më keq, Zyra e Auditorit ka gjetur se zëvendësministri kishte bërë këtë shpenzim pas përfundimit të mandatit të tij dhe se nuk kishte pranuar ta kthente veturën e shtetit për katër muaj rresht.


Një zëvendës ministër i Ministrisë së Infrastrukturës, i cili ka përfunduar mandatin në dhjetor të vitit 2014, ka vazhduar të vozisë veturën zyrtare edhe për katër muaj të tjerë. Në vend se ta kthente në ministri, ai ka harxhuar mijëra euro të shtetit në karburante duke e vozitur veturën pa qenë i autorizuar.
Kjo është gjetja e raportit të Zyrës së Auditorit bërë Minsitrisë së Infrastrukturës për vitin 2015. Por auditorët nuk e kanë zbuluar identitetin e këtij zëvendësministri, raporton Insajderi.
Kanë treguar vetëm targat e veturës.
“Vetura zyrtare 3Z-009-08 në mandatin e kaluar qeverisës ka qenë në shfrytëzim nga zëvendës ministri. Kjo veturë është dashur të kthehet në ministri me rastin e përfundimit të mandatit në dhjetor 2014. Sipas zyrtarit përgjegjës në ministri, vetura është rikthyer në muajin prill 2015”, thuhet në raport.
E kostoja e shpenzimeve të kësaj veture të përdorur nga zëvendës ministri i paidentifikuar në raportin e auditimit, kap shifrën prej mijëra eurove.
“Ne kemi testuar faturat për karburante dhe kemi identifikuar se për muajt dhjetor 2014, janar, shkurt dhe mars 2015 kanë ndodhur shpenzimet në mënyrë jo të rregullt. Vlera totale e furnizimit për këtë periudhë është 3,745€”, thuhet në raportin e auditorëve.
Sipas auditorëve, mungesa e kontrollit dhe marrjes se masave adekuate për shfrytëzimin e pasurisë ka ndikuar në shpenzime të parregullta, bazuar në këtë, potencialisht mund të ketë edhe shpenzime tjera të ngjashme në të ardhmen.
ZAP ka rekomanduar ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharkun, që të siguroj që shfrytëzimi i pasurisë është në kuadrin e aktiviteteve të ministrisë, me qëllim të shmangies së saj apo edhe të krijimit të shpenzimeve të pakontrolluara dhe që nuk rrjedhin nga aktivitetet operative të Ministrisë
.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi