Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krasniqi: Ardhja e Car Llazarit në Kosovë është vepër e Mustafës dhe e Thaçit

Shko poshtë

Krasniqi: Ardhja e Car Llazarit në Kosovë është vepër e Mustafës dhe e Thaçit Empty Krasniqi: Ardhja e Car Llazarit në Kosovë është vepër e Mustafës dhe e Thaçit

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 27, 2016 4:43 pm

Krasniqi: Ardhja e Car Llazarit në Kosovë është vepër e Mustafës dhe e Thaçit


Krasniqi: Ardhja e Car Llazarit në Kosovë është vepër e Mustafës dhe e Thaçit Largea_jak1467032332


Ish- kryetari i Kuvendit të Kosovë, Jakup Krasniqi, ka reaguar pas vendosjes së shtatores së Car Llazarit në Mitrovicë.
Për këtë, ai përmes një shkrimi autorial, ka akuzuar kryeministrin dhe kryetarin e vendit, Isa Mustafa e Hashim Thaçi, transmeton Bota Sot.
Shkrimi i Krasniqit:
Ardhja e përmendores se Car Llazarit në Kosovën e lirë, të pavarur, sovrane e demokratike është vepër e Kryeministrit dhe e Presidentit të Kosovës, është vepër e bisedimeve të zhvilluara në Bruksel në mes të Kosovës e të Serbisë. Këto bisedime, u tha shumë herë nga qeveritarët e djeshëm e të sotshëm po mbaheshin për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, për forcimin e sovranitetit të shtetit, për integrimin e komunitetit serbë në jetën publike e institucionale, për zhbërjen e strukturave të shtetit serb në Kosovë, për anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtar etj.. Asnjëra nga këto nuk ndodhi dhe nuk do të ndodh!
Po çka ndodhi?
Ndodhi e po ndodh çdo ditë, ndarja e sovranitetit të shtetit më Serbinë, ndodhi e po ndodhë çdo ditë forcimi i Listës serbe në Institucionet e Kosovës. Zëri i kësaj liste është zëri i Vuçiqit në Qeverinë e Isa Mustafës. Kjo listë është duke punuar pa reshtur për Bashkësinë e komunave serbe në Kosovë, diçka e ngjashme me Republika Serbskën në Bosnje e e Hercegovinë. Madje këta qeveritar as një park mbi urën e Ibrit nuk arritën ta heqin.
Heshtja e Qeverisë dhe e koalicionit qeverisës, për vendosjen e Përmendores së Car Llazarit në Mitrovicë, është heshtje për shkak të marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Kjo është një dëshmi tjetër, se këta njerëz që kanë lejuar e lejojnë gjëra të tilla kundër Kushtetutës e ligjeve, duhet të dorëhiqen.
Dorëheqjen këta njerëz duhet ta afronin po të kishin moral e përgjegjësi politike, sikur pozitat që i mbajnë, t’i mbanin për publikun e jo vetëm për veten e tyre.
Kjo praktikë qeverisëse duhet të ndërpritet! Pa ndërprerjen e kësaj qeverisje, rrënimi i institucioneve të shtetit nuk do të ketë ndalje!”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi