Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush ishte Bud Spencer. Jetëshkrimi, fama në kinema e sport

Shko poshtë

Kush ishte Bud Spencer. Jetëshkrimi, fama në kinema e sport Empty Kush ishte Bud Spencer. Jetëshkrimi, fama në kinema e sport

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 28, 2016 11:58 am

Kush ishte Bud Spencer. Jetëshkrimi, fama në kinema e sport


Kush ishte Bud Spencer. Jetëshkrimi, fama në kinema e sport Largea_bud-spencer1467097232


Carlo Pedersoli, por i njohur me emrin artistik Bud Spencer, ka lindur më 31 Tetor 1929 dhe është ndarë nga jeta pasditen e sotme në moshën 86-vjeçare. Spencer është aktor italian i njohur dhe komedian i cili ka luajtur për një kohë të gjatë filma komiko-aksion me aktorin e njohur italiano-amerikan, partnerin e tij Terence Hill.
Karriera e Karlos fillon në vitin 1951, por ajo më së shumti merr vrull gjatë viteve 70-të kur së bashku me aktorin tjetër italian komik Mario Girotti, por i njohur si Terence Hill, luajtën 20 filma të cilët ishin të pëlqyeshëm për publikun.
Përveç aktrimit, Karlo ka qenë edhe një ish-notar profesionist gjithashtu edhe prodhues filmash. Gjithashtu Karlo ka qenë i diplomuar për juridik dhe po ashtu, kishte qenë edhe pilot helikopteri dhe kishte hapur një fond për bursa për studentet e rinj.


Emri: – Carlo Pedersoli
Ditëlindja: – 31 Tetor 1929 (86 vjeç)
Vendlindja: – Napoli, Itali
Emri i artit: – Bud Spencer
Gjatësia: – 193 cm[2]
Pseudonime: – Carlo
Bashkëshortja: – Maria Amato 1960


Karlo ka lindur në Napoli të Italisë më 31 Tetor 1929. Gjatë viteve 1946 – 1949 ka punuar në konsullatën e Italisë në Brazil, ku kishte mësuar edhe të fliste edhe portugalisht.
Karriera e tij si aktor filloi në vitin 1951 në filmin “Quo Vadis” në rolin e rojës perandorake.
Edhe në karrierën e tij si notar Karlo kishte qenë i suksesshëm me 19 Shtator 1950 ai kishte notuar më pak se 1 minutë 100 metra në stil të lirë.
Në vitin 1951 në lojërat mesdhetare ai fitoi medaljen e Argjendit në notimin në stil të lirë për 100 metra. Po ashtu në vitin 1952, Karlo morri pjesë në Lojrat Olimpike të vitit 1952, të cilat mbaheshin në Helsinki, Finlandë, ku ai garoi në notim në stil të lirë dhe arriti deri në gjysmë finale.


Në vitin 1954 ai luajti në ekipin e Uaterpolit të SS Lazio-së me të cilin fitoi kampionatin italian të vaterpolos. Karriera e tij si notar përfundoi tragjikisht në vitin 1957. Pas përfundimit e të karrierës së tij ai në vitin 2005 dhe 2007 u nderua me disa çmime nga Federata italiane e notit.


Kush ishte Bud Spencer. Jetëshkrimi, fama në kinema e sport Spend74774
Kush ishte Bud Spencer. Jetëshkrimi, fama në kinema e sport Spend747741
Kush ishte Bud Spencer. Jetëshkrimi, fama në kinema e sport Spend747742
Kush ishte Bud Spencer. Jetëshkrimi, fama në kinema e sport Spend747743
Kush ishte Bud Spencer. Jetëshkrimi, fama në kinema e sport Spend747744
Kush ishte Bud Spencer. Jetëshkrimi, fama në kinema e sport Spend747745
Kush ishte Bud Spencer. Jetëshkrimi, fama në kinema e sport Spend747746
Kush ishte Bud Spencer. Jetëshkrimi, fama në kinema e sport Spend747747
Kush ishte Bud Spencer. Jetëshkrimi, fama në kinema e sport Spend747748
Kush ishte Bud Spencer. Jetëshkrimi, fama në kinema e sport Spend747749
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi